Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Forumi Strategjik i Sllovenisë, Rama dhe Kurti ‘bëjnë paqe’ dhe shtrëngojnë duart
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Forumi Strategjik i Sllovenisë, Rama dhe Kurti ‘bëjnë paqe’ dhe shtrëngojnë duart
KryesorePolitikeRajoni

Forumi Strategjik i Sllovenisë, Rama dhe Kurti ‘bëjnë paqe’ dhe shtrëngojnë duart

Published: August 27, 2023
Shpërndaje

As në Tiranë e as në Prishtinë, është dashur një konferencë në Slloveni që të ‘shkriheshin akujt’ mes kryeministrit Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti. Pas shumë refuzimeve për takim nga kryeministri i Kosovës, Rama ka publikuar disa foto ku duket në shoqërinë e të gjithë krerëve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të BE-së, por ajo që bie në sy është se duket i buzëqeshur teksa shtrëngon duart me Albin Kurtin.

Rama ndodhet në Lubjanë së bashku me krerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Konferencës së Forumit Strategjik të Bled në Slloveni. Edhe në fotot e tjera Kurti duket ngjitur kryeministrit Rama teksa të gjithë zyrtarët e lartë ndodhen në një tryezë duke biseduar. “Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër”- shkruan Rama. Kujtojmë se tensionet mes Kurtit dhe Ramës kanë qenë mjaft të shpeshta, madje shumë herë kryeministri e ka thumbuar në konferenca e intervista, ndërsa homologu i tij i Kosovës e ka refuzuar ta takojë.

- Publicitet -

Asokohe Rama theksoise nuk kishte asgjë personale me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por që nuk pajtohet me politikën që ai po bën së fundmi. Kjo politikë e tij lidhej me tensionet në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të kryetarëve të rinj shqiptarë në 4 komuna. Pas këtyre zgjedhjeve, serbët në veri protestuan, madje edhe dhunuan policë, ushtarë të KFOR dhe gazetarë. Për këtë rebelim, Kurti shtoi prezencën e policëve në veri të Kosovës, gjë që solli një valë reagimesh të ashpra nga Perëndimi por edhe nga politika shqiptare.

Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive që do mbahej në Prishtinë, ndërsa Kurti e refuzoi në 3 thirrje për takim. Rama madje propozoi edhe një draft për asociacionit në veri, i cili mori edhe bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe të dy kumbarëve të dialogut Gjermani e Francë. Ndër të tjera, Rama bëri thirrje që të firmosej plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky ka qenë ballafaqimi i parë mes dy kryeministrave që prej fillimit të këtyre tensioneve në veri në fund të muajit maj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?