Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: “Betlehemi i gjallë”, risillen skenat biblike në veri të Shqipërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > FOTO: “Betlehemi i gjallë”, risillen skenat biblike në veri të Shqipërisë
KultureLajmi i fundit

FOTO: “Betlehemi i gjallë”, risillen skenat biblike në veri të Shqipërisë

Published: December 24, 2024
Shpërndaje

Tashmë prej shtatë vitesh banorët e fshatit Hajmel dhe zonave përreth inskenojnë ritualin e “Betlehemit të gjallë”, ku qindra aktorë vullnetarë sjellin në jetë skena biblike të antikitetit, teksa mijëra vizitorë vijnë për të kundruar skenat në qiell të hapur përgjatë katër orëve.

Rituali i Betlehemit te Gjallë është kthyer tashmë në simbol të fshatit Hajmel, ku që prej vitit 2018 banorët e zonës dhe fretërit Kapuçin sjellin për publikun skenat
Rituali i Betlehemit te Gjallë është kthyer tashmë në simbol të fshatit Hajmel, ku që prej vitit 2018 banorët e zonës dhe fretërit Kapuçin sjellin për publikun skenat

Nën qiellin e vrenjtur të një pasditeje Dhjetori, në fshatin Hajmel që shtrihet mes Lezhës e Shkodrës, dëgjohen së largu zërat e qindra banorëve që po përgatiten të nisin inskenimin e ritualit “Betlehemi i gjallë”, fare pak ditë përpara Krishtlindjeve.

Teksa mijëra vizitorë presin radhën të hapen dyert e shfaqjes, aktorë amatorë të veshur me rroba tradicionale nga koha e para lindjes së Krishtit kanë zënë vendet në shtëpizat prej druri dhe kashte të përgatitura prej muajsh enkas nga ata për këtë inskenim.

- Publicitet -
Të rinj të fshatit dhe zonave përreth luajnë role të ndryshme prej kohës së antikitetit, në qiell të hapur, përreth katër orë rresht.
Të rinj të fshatit dhe zonave përreth luajnë role të ndryshme prej kohës së antikitetit, në qiell të hapur, përreth katër orë rresht.

Tradita e “Betlehemit të gjallë” në veri të Shqipërisë e ka zanafillën në vitin 2018, kur prej shtatë vitesh në prag të Krishtlindjeve banorë të fshatrave Hajmel, Nënshat, dhe Dheu i Lehtë përfshihen në mënyrë vullnetare në organizimin e këtij rituali që risjell skena biblike të antikitetit.

Rituali i ‘Betlehemi të Gjallë’ inskenohet në prag të Krishtlindjeve, për të kujtuar lindjen e Jezusit dhe mënyrën e jetesës asokohe.
Rituali i ‘Betlehemi të Gjallë’ inskenohet në prag të Krishtlindjeve, për të kujtuar lindjen e Jezusit dhe mënyrën e jetesës asokohe.
Aktorë të ndarë në kasolle prej druri dhe kashte, ku secili performon nën vatrat e zjarrit një zanat të lashtë nga koha e motshme.
Aktorë të ndarë në kasolle prej druri dhe kashte, ku secili performon nën vatrat e zjarrit një zanat të lashtë nga koha e motshme.

“Kjo nuk është vetëm diçka religjioze. Kjo shkon përtej besimit, është një kombinim i aktrimit, teatrales, besimit dhe artit”, i tha BIRN Mark Hilaj, aktor profesionist dhe njëkohësisht një prej organizatorëve të ritualit që prej fillesave të tij.

Aktorë vullnetarë duke inskenuar rrahjen e hekurit nga koha e antikitetit.
Aktorë vullnetarë duke inskenuar rrahjen e hekurit nga koha e antikitetit.

Banorët aktrojnë role të ndryshme në qiell të hapur, duke filluar që prej rrahjes së hekurit, mjekimit të plagëve për të sëmurët, bluarjes së miellit dhe përgatitjes së bukës, kujdesit për fëmijët, lindjes së Jezusit, e shumë të tjera.

Aktorë vullnetarë të veshur me rroba te kohës së antikitetit gjatë inskenimit të Betlehemit të Gjallë
Aktorë vullnetarë të veshur me rroba te kohës së antikitetit gjatë inskenimit të Betlehemit të Gjallë
Një kasolle e improvizuar si një barnatore për kurimin e të sëmurëve nga koha e antikitetit.
Një kasolle e improvizuar si një barnatore për kurimin e të sëmurëve nga koha e antikitetit.

Fretërit Kapuçinë në Shqipëri kujdesen për çdo detaj të mbarëvajtjes së ritualit që prej fillimit në orën 16:00 deri në mbyllje të tij në orën 20:00.

“Çdo vit ne ndërrojmë disi skenat, në mënyrë që gjithmonë të ketë diçka ndryshe për vizitorët”, i tha BIRN fra Gjon Shtjefni, një prej fretërve Kapuçinë që merret me organizimin e ritualit.

Rituali i ‘Betlehemi të Gjallë’ inskenohet në prag të Krishtlindjeve, për të kujtuar lindjen e Jezusit dhe mënyrën e jetesës asokohe.
Rituali i ‘Betlehemi të Gjallë’ inskenohet në prag të Krishtlindjeve, për të kujtuar lindjen e Jezusit dhe mënyrën e jetesës asokohe.
FOTO-08-Nje-aktor-ne-rolin-e-bariut-gjate-inskenimit-te-ritualit-Betlehmi-i-Gjalle-ne-Hajmel-ne-prag-Krishtlindjesh.-Foto_Nensi-Bogdani-2048x1153
Një aktor në rolin e bariut gjatë inskenimit të ritualit Betlehmi i Gjallë në Hajmel në prag Krishtlindjesh.

Inskenimi Betlehemi i Gjallë do të mbahet edhe në dy data të tjera për vizitorët, më 26 Dhjetor dhe 2 Janar.

Inskenimi i lindjes së Jezusit në fshatin Hajmel, gjatë ritualit ‘Betlehemi i Gjallë’ që bëhet çdo vit në prag të Krishtlindjeve.
Inskenimi i lindjes së Jezusit në fshatin Hajmel, gjatë ritualit ‘Betlehemi i Gjallë’ që bëhet çdo vit në prag të Krishtlindjeve.


BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Gezim Kulufi says:
    December 24, 2024 at 1:51 pm

    Dhe thone pastaj se s’ka profesionistw nw Shqiperi!..

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    December 24, 2024 at 1:55 pm

    Tradita e çifutëve, paska ardh në hajmel.

    Reply
  • Aldrinp says:
    December 24, 2024 at 2:48 pm

    Religjiozi dhe menyra e jeteses asokohe Mark Hilaj
    Ne sikur dime qe Malesoret kane veshje tjeter.
    U bene arape dhe cifute me zor
    Zot ruaju mendjen, se kane pjerdhur.
    Rrace muti, dhe presim te bejme komb me keto lloj itiotesish te peshtira te kurverive “religjioze”, te “asokohe”

    Reply
  • Detari says:
    December 24, 2024 at 3:22 pm

    ka ndonje helm ai uji ne albaniston, pse cdo gje ne ekstrem? Nga nje ane kemi islamiket nga anatjeter keta qe imitojne cifutet e nazaretit, te dyja palet asnje vlere/kulture Arberore…

    Reply
  • mali says:
    December 24, 2024 at 4:20 pm

    Gje e bukur per te terhequr turiste.
    Tani detari thote plotesoni edhe ne raste te tjera kulturen Arberore.Ka plotesisht te drejte.
    Shikoni Zvicren,Austrine vende malore por edhe fshatrat e thella jane attractive.
    Pse vrapojne turistet drejt ketyre zonave te thella?
    Ne kemi vende me te bukura ne bote.
    Vetem duhet qe shteti me ligjet te terheqe multimilioneret shqiptare te investojne.Pa mbrojtje ligjore asnje nuk derdh para,as vendas dhe as I huaj.

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 24, 2024 at 5:00 pm

      O po lere rracen e mutit te shqipkarit, e njohin bota shqiptarin se ca eshte, ndaj nuk te qasen. Sado ta paraqesesh veten si hebre i kulluar, prape te thone shqiptar i ndyre

      Reply
  • Mollosi says:
    December 24, 2024 at 4:28 pm

    Ore Aldrinp!
    Keto veprime skenike nuk te bejne as arap e as hebre. Shfaqja e vepres se lindjes se Krishtit behet sipas kohes ne te cilen ka ndodhur ngjarja. Edhe perkunder deshires nuk do te ishte objektive qe personazhet t’i paraqesim te veshur me tirq ose me xhubletë. Prandaj ti mos nxito me fyerje por merri gjerat shtruar.

    Reply
  • Aldrinp says:
    December 24, 2024 at 4:58 pm

    Si eshte objektive, qe personat qe kane veshur tirq dhe xhublete, “asokohe”, te paraqiten ata qe nuk kane qene?
    Cili eshte thelbi i objektivitetit, realiteti, apo kopjimi?

    Reply
  • Mollosi says:
    December 24, 2024 at 6:40 pm

    Aldrinp, nese ti turperohesh nga raca e “shqipkarit” atehere nderrohu dhe beju tjeter. Eshte e drejte e jote qe te tjetersohesh. Une, pavaresisht te metave qe i kemi, krenohem me prejardhjen time shqiptare!
    Urime te gjithe shqiptareve qe e festojne Krishtlindjen.

    Reply
  • Detari says:
    December 24, 2024 at 10:14 pm

    @Mollosi ne asnje vend perendimor ose evropian nuk festohet keshtu lindja e krishtit.

    Ketu tek ne behen me ciufut se cifutet dhe me arab se arabet, cudi e madhe kaq dashuri per gjitchka jo-arberore ka kjo rraca siptare!?

    Reply
  • SHKODRANK.R says:
    December 24, 2024 at 10:49 pm

    KATOLIKET PERBALLUAN E SHPETUAN ZHDUKJEN E RACES SONE
    TANI CFARE KERKOJNE
    CDO GJE ME KARAR
    NDRYSHE TE BEN ZARAR

    Reply
  • demo says:
    December 24, 2024 at 11:14 pm

    Me kujtohet kur vdiq enveri ,kalamajte e Lagjes bene nje Yll me tulla,e mbushen me gur zalli dhe shkruan:Jemi Pionjere te Enverit. Qenkan bere edhe pionjere te Betlehemit!!!!!!!!!!!!!!Na shkoi Jeta:Prish bucela,bej kenace !

    Reply
  • demo says:
    December 24, 2024 at 11:20 pm

    Ate Hidrovorin e Hajmelit shihni,,!Kontrolloni pompat!Pastroni Kanalet kulluese!Aty harxhoni Forcat krijuese ,se do permbytet Lezha do jua dhjesi kasollet me gjithe Betlehem!

    Reply
  • Phoenix says:
    December 24, 2024 at 11:22 pm

    Fete Abrahamike jane si Politika. Zoti ekziston, por ai nuk ka asnje lidhje me kete Planet Demonik i cili eshte i nje energjie te ulet vuajtjesh dhe dhimbjesh, dhe manipulohet nga forca te erreta te padukshme, te cilat ushqehen nga kjo energji negative. Qe te gjeni zotin, se pari duhet te gjeni veten se c’fare jeni e ku jeni.

    Reply
  • mali says:
    December 25, 2024 at 3:57 am

    Ne keto qe lexova nuk kuptova se perse jane prekur personat.
    Ajo eshte nje teater ne natyre ,no ne skene.
    Te gjithe pjesemarsit kane bere nje pune kolosale.
    I u lumte dhe urojme qe t’i shohim ne dhe turistet ne te tjera shfaqje tradicionale.
    Kjo eshte pune e mire e bashkise me sponsoret vendas.
    Si rregull per sponsoret ne bote aplikohet zbritje ne taxat.
    Prandaj ka aktivitete te shumta ne bote.

    Reply
  • capi says:
    December 25, 2024 at 4:57 am

    Nuk shikoj ndonje gje per te diskutuar. Tek e fundit Jezusi ishte cifut. Skena te tilla me “kukulla/manekin” i kam pare ne vende publike,. Ne permasa me te reduktuara dhe ne mjedise private. Jane bere dhe filma per kete subjekt.
    Perfitoj nga rasti ti uroj gjthe besimtareve te krishtere gezuar KrishtLindjet.

    Reply
  • Sonila says:
    January 6, 2025 at 7:42 am

    Gezuar Krishtlindjen dhe shume Bekime per te gjithe aktoret qe kujtojne ritet dhe Lindjen e Krishtit Mesise!
    Shume Bekime!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?