Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Nga Bangladeshi dhe Egjipti, Italia sjell emigrantët e parë në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Nga Bangladeshi dhe Egjipti, Italia sjell emigrantët e parë në Shqipëri
KronikeLajmi i fundit

FOTO: Nga Bangladeshi dhe Egjipti, Italia sjell emigrantët e parë në Shqipëri

Published: October 16, 2024
Shpërndaje

16 emigrantët e mbërritur sot në portin e Shëngjinit me anijen italiane ‘Libra’ kanë nisur me procedurat e përshpejtuara.

Siç shihet dhe në foto, pas ankorimit të anijes, emigrantët kanë zbritur në tokën shqiptare ku po u nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit në qendrën pritëse. Më pas ata do të transferohen drejt kampit të Gjadrit për procese akomodimi, përpunimi, verifikimi dhe izolimi apo riatdhesimi – siç kanë deklaruar autoritetet.

Në mesin e tyre janë 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia.

- Publicitet -

Anija me grupin e parë të emigrantëve arriti në portin e Shëngjinit mëngjesin e së mërkurës, duke shënuar fillimin e zbatimit të një plani të diskutueshëm për të përpunuar mijëra kërkesa për strehim jashtë Italisë.

Qeveria italiane ka ngritur dy qendra pritëse në Shqipëri, marrëveshja e parë e këtij lloji, sipas të cilës një vend i Bashkimit Evropian i dërgon emigrantët në një vend që nuk është pjesë e bllokut, në përpjekje për të penguar emigracionin e paligjshëm.

Anija Libra e marinës ushtarake italiane, u ankorua në portin e Shëngjinit me 16 emigrantë meshkuj të cilët u shpëtuan në det të dielën. Dhjetë prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, vende që konsiderohen si të sigurta nga Italia.

Ata do të kontrollohen në Shëngjin dhe më pas do të dërgohen në brendësi të vendit në Gjadër.

Qeveritë e dy vendeve kanë deklaruar se pasi dokumentet e tyre të përpunohen, ata ose do të dërgohen në Itali, nëse përgjigja ndaj kërkesës së tyre për strehim është pozitive, ose do të kthehen në shtëpi, nëse kërkesa e tyre refuzohet.

Zëra kritikë thonë se ata nuk do largohen më nga Shqipëria.

Mjediset në Shëngjin dhe në Gjadër do të mbikëqyren nga personeli italian. Italia ka thënë se vetëm burrat “jo të cenueshëm” që vijnë nga vendet e klasifikuara si të sigurta, do të dërgohen në Shqipëri. Aktualisht janë 21 vende të tilla në listën italiane.

Vitin e kaluar, 56,588 emigrantë mbërritën në Itali nga vetëm katër prej këtyre vendeve: Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Tunizia.

Sipas marrëveshjes deri në 36 mijë emigrantë mund të dërgohen për përpunim në territorin shqiptar çdo vit nga Italia, për sa kohë që ata vijnë nga lista e vendeve të sigurta. Për emigrantët nga këto vende ka kufizime të ashpra për përfitimin e azilit.

Marrëveshja pesëvjeçare e nënshkruar nëntorin e kaluar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, është përshëndetur nga disa shtete që, tani duan të veprojnë si Italia.

Marrëveshja u mbështet nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një shembull i “të menduarit jashtë kutisë” në trajtimin e çështjes së migrimit në Bashkimin Evropian.

Por ajo është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut si një precedent i rrezikshëm.

Kryeministri Rama thotë se asnjë vend tjetër nuk do të mund të ketë qendra të tilla në Shqipëri, por në të shkuarën ka shumë raste që premtimet publike janë shkelur pasi vëmendja e opinionit mbi zhvillime jo të pëlqyeshme, bie.

Rama tha se e pranoi këtë marrëveshje Shqipëria është mirënjohëse për dhjetëra mijëra shqiptarë që u mirëpritën nga Italia pas rënies së komunizmit në vitin 1991.

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Detari says:
    October 16, 2024 at 10:42 am

    shkarkon mbetjet italia ne albaniston (nga toka).

    ju “gazetar” mbani shenime sa futen.

    Reply
  • Arben says:
    October 16, 2024 at 11:57 am

    Ti marri allbanezët. itali Meloni dhe jemi ok

    Reply
  • popull says:
    October 16, 2024 at 12:16 pm

    Te rrine me shendet! Viktima te trafiqeve te qeverive mafioze.

    Reply
  • Sokrati says:
    October 16, 2024 at 2:07 pm

    I paskan shkarku me vinç.

    Reply
  • Punedhenesi. says:
    October 16, 2024 at 2:34 pm

    Turruni e njerez qe kerkoni “skllever”, eDrama ju solli bangladeshas per te punuar ne Arnautistan.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit
  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  • Debati për lumin Ibër, Gjuric replikon me Ramën: Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë
  • Ministri replikon me homologun serb: Lumenjtë s’mund të përdoren për kërcënime
  • U arrestua për zjarrin e madh në malin e Krujës, Prokuroria e Tiranës liron 74-vjeçarin

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. ¿? on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  3. xxx on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  4. Greta on Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  5. Precizim on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?