Flutura Basha, 66-vjeç është viktima e pafajshme e masakrës së Dobraçit.
Ajo ishte duke udhëtuar me motor së bashku me bashkëshortin e saj, Bashkimin.
Të dy po ktheheshin në shtëpi nga puna, atje ku i prisnin 3 fëmijët e tyre.
Por motoçikleta me të cilën po udhëtonin u përplas nga makina tip “Benz”, në drejtimin e të cilës ishte Hamza Lici, që tashmë kishte ndërruar jetë nga plumbat.
Kujtojmë se 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit.
I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi jetë në vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.
Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës.
Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga “Benzi” i Licit që kishte humbur jetën në timon.
Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur.

j.l./ dita

Nuk behen njerez keta… jo! Ngushellime femijve te te pafajshmeve! Bastardet… ne FERR… Mos gjetshin paqe as familjaret e tyre qe nuk i kane edukuar,sepse NUK DIJNE te duan jeten. Paguajne te huaj per te vrare shqiptaret… nuk eshte e para here me keta… PISA pa bythe.
Çfarë na duhet edhe sikur të futemi në Europë në këtë gjendje.
Së pari duhet vlerësuar jeta, çfare na duhet hyrja në Europë pa jetë të sigurt!
Të fortët nuk kanë frikë nga shteti ata kryen krime në mes të qytetit dhe në mes të ditës.
Kjo sikur të jetë shteti inegzistent.