Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Kush është Majlinda Popoviç, enigma e telefonit të zhdukur të Azem Hajdarit natën e vrasjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Kush është Majlinda Popoviç, enigma e telefonit të zhdukur të Azem Hajdarit natën e vrasjes
KronikeKryesore

FOTO: Kush është Majlinda Popoviç, enigma e telefonit të zhdukur të Azem Hajdarit natën e vrasjes

Published: September 12, 2023
Shpërndaje

Në 12 shtator 1998 u vra deputeti Azem Hajdari. Vrasja parapriu një grusht shteti të dështuar që u udhëhoq nga Sali Berisha.

Për vrasjen janë botuar shumë dëshmi. Disa prej tyre, shumë të rëndësishme janë publikuar këtu në DITA.

Por drejtësia e vjetër dhe ajo e re kanë dështuar me sukses për arsyet që i dinë vetëm ata vetë që ta zbërthejnë këtë krim pa lënë hije dyshimesh në opinionin publik.

- Publicitet -

Procesi i fundit i lidhur me këtë vrasje ridënoi Izet Haxhinë, i cili nuk ka qenë pjesëmarrës në përplasjen që ndodhi mbrëmjen e 12 shtatorit 1992 e që përfundoi me vrasjen e Hajdarit dhe njërit prej truprojave të tij.

Tjetri u plagos rëndë dhe u dërgua në spital ku në vend të hetuesve mbërriti për ta intervistuar, Saliu (foto). Çfarë i tha ky dëshmitar kyç Saliut dhe atij që kishte me vete Saliu nuk u mor vesh kurrë dhe as hetuesit nuk na e zbardhën.

Një nga enigmat e tjera të krimit që drejtësia e la pa përgjigje është telefoni celular i Hajdarit. Edhe ky u zhduk për tia lënë vendin më the të thashëve të Saliut dhe mender “rivalëve” të tij, apo më saktë sivllaznëve të tij politikë të tranzicionit shqiptar post-ramizian.

Zhdukja e kësaj prove kyçe ishte një tjetër dështim profesional, për të cilin duhet t’i vijë turp cilido që e konsideron veten prokuror apo hetues e që është marrë këto 25 vjet me këtë mesele.

Ky telefon nuk ishte në emër të Azem Hajdarit. Në rigjykimin e Izet Haxhisë disa muaj më parë, avokati i tij Idajet Beqiri zbuloi në një intervistë për DITA në emër të kujt ishte regjistruar ky telefon i zhdukur.

“Sot ne kërkuam dy prova të tjera me rëndësi për çështjen. I kërkuam Gjykatës të thërresë me cilësinë e dëshmitares Majlinda Popoviç. Azem Hajdari para se të vritej dhe ditën e vrasjes  mbante si telefon, numrin që kishte me kontratë kjo shtetase” – tha Beqiri për DITA.

Zonja Popoviç me origjinë malazeze nga Vraka e Shkodrës, ishte një mikeshë e Azemit.

“Izeti ka këmbëngulur gjithmonë në zbardhjen e tabulateve të bisedave të Azemit, ndërkohë që telefoni i tij është rrëmbyer dhe zhdukur natën e vrasjes. Këtu mund të kapet filli i artë që do të zbardhë vrasjen dhe shumë enigma të tjera. Në këtë numër telefoni që figuron në emrin e Majlinda Popoviç, me banim në Shkodër, Azemin e kanë nxjerrë në pritë ku edhe e vranë” – tha Beqiri.

I pyetur se çfarë priste ai nga kjo dëshmitare, Beqiri u përgjigj:

“Kjo dëshmitare mendojmë se do të hedh dritë për këtë fakt dhe më tej do të kërkojmë ku ndodhet ky telefon si dhe tabulatet e tij për bisedat e zhvilluara para dhe mbas vrasjes së Azem Hajdarit”.

As Popoviçi nuk u thirr dhe as telefoni nuk u gjet.

Foto kryesore: Sali Berisha në spital duke marrë në pyetje të mbijetuarin pas vrasjes së Hajdarit.

Foto poshtë: Izet Haxhia me avokatin Beqiri poshtë dhe ndihmës-avokatin lart, gjatë procesit të fundit që e ridënoi për vrasjen e Hajdarit

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Spaku says:
    September 12, 2023 at 5:42 pm

    Ky shkrim të lën të kuptosh se telefoni është marë nga vraseshit të cilën e kanë siguruar në një vënd të sigurtë , deri tani nuk e kane dorëzuar në prokurori sepse sistemi i drejtësisë ka qenë i kapur nga Berisha , tani që prokuroria është e pa varur më duket se e ka në forë këtë telefon ……

    Reply
  • 3D says:
    September 12, 2023 at 8:35 pm

    Salihu zëvendësoi prokurorin këtu andaj ish prokurori i kësaj lënde duhet të arrestohej që në fillim ai ka vepru tamam.Salih Berisha

    Reply
  • demo says:
    September 12, 2023 at 9:58 pm

    Lirojeni ate Izet Haxhine,.As ka qene fare ne vendngjarje,,por eshte denuar,sepse edhe Rama edhe Berisha e duan ne burg.

    Reply
  • demo says:
    September 12, 2023 at 10:04 pm

    Izet Haxhia ka dhi n`dajak edi Ramen,
    Izet Haxhia ka dhi n`dajak Azem Hajdarin,Sa here Hajdari i ndrefosej si gjel deti.

    Reply
  • Arber iliri says:
    September 12, 2023 at 11:01 pm

    Krimi i vrasjes se A.Hajdarit eshte thjesht fillesa e nje seri krimesh shume te renda.Organizatori dhe drejtuesi i gjithe ketij aktiviteti kriminal antishqiptar eshte Sali Berisha. Telefòni i Azemit eshte nje copez fare vogel e malit me krime me pas te organizuara e drejtuara nga S.Berisha.Pa hetimin e gjykimin e S.Berishes nuk ka drejtesi,shtet,e ligj ne Shqiperi.

    Reply
  • Buna says:
    September 13, 2023 at 1:38 am

    PRAP PER BEEDRI ISS LAMIN

    DOLI BOJAXHIU
    SERISH TE MBULOJE
    NJOLLAT E FITORES
    QE KOHA ZBULOJ

    SHUAJ O MJERAN
    VETEN.MOS E NDY
    TANII T3 VERYETEN
    GJITHE BOTA E DI

    NUK HUMBI BERISHA
    O PUKJAN ME OJNA
    HUMBI SHQIPERIA
    ME SHUME SE SHKODRA

    HANI PINI ZHDEPI
    HAJNA EDHE HORRA
    MOS LINI KUSUR
    GJERSA TE VIJ ORA

    Reply
  • ce says:
    September 13, 2023 at 5:03 am

    E mbani mend grushtin e deshtuar te shtetit me 14 shtator 98 kur banditet e vicidolit me arkivolin e Azemit ne dore ju drejtuan kryeministrise duke e lene per turp trupin e Azem Hajdarit tek dera dhe duke ju turrur zyres se Fatos Nanos qe braktisi zyren. Keta bandite hipur mbi tankun e grabitur tej garda e Republikes drejtoheshin nga krybabanditi Sali Lusha qe me tankun e gardes terrorizoi popullin e Tiranes per 3 dite dhe nuk u denua kurre, por kjo funderrine e foltores mbetet njeriu me i urryer per qytetaret e Tiranes qe nuk i harrojne kurre ato dite te tmerrit qe beri foltorja kur dihet boterisht kush e nxori ne oborr para zyres se pds Azem Hajdarin dhe nga cila zyre u nis drejt asaj prite te organizuar nga vete foltorja e vicidolit , kur kishte kohe qe e kishte denigruar figuren e tij .

    Reply
  • durrsaku says:
    September 13, 2023 at 5:52 am

    ce,perse nuk i drejtohesh SPAK-ut dhe ti dergosh faktet qe ke per vrasjen e A. Hajdarit keshtu qe i ben nje nder gjithe shqiptareve dhe PS-es me arrestimin e Berishes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Jahti 8 milionë euro mbytet vetëm 4 ditë pasi kishte dalë nga fabrika
  • A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?
  • Jo më mure ndarës, as në Ballkan dhe as në Tiranë!
  • Putin kërcënon se Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj vendeve të BE, nëse sekuestrojnë anijet ruse
  • Grabiti miliona për të luajtur kumar, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  2. 1thundrak on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  3. Durrësi on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  4. Pensionisti i Porcelanit on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  5. Liria on Dronë në horizont?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?