Në pamjet në fund të këtij shënimi shfaqet një nga sulmuesit e arrestuar në fshatin Banjskë, duke u dërguar nga policia në stacionin policor në Mitrovicë të Jugut.
Në sulmin terrorist në fshatin Banjskë në Zveçan, është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa janë lënduar tre policë, një me armë zjarri.
Pas reagimit të forcave të rendit kanë mbetur të vdekur tre terroristë serbë, ndërsa është arrestuar një tjetër
“Është e qartë që Beogradi po tenton që situata në veri të Kosovës të mbahet e tensionuar derisa presioni ndërkombëtar të bindë Prishtinën të formojë Asosacionin e famshëm. Pa tension nuk ka presion, pa presion nuk ka Asociacion. Dihet kush e do dhe për çfarë e do Asosacionin, – shkruan kryeredaktori i DITA, Adrian Thano, në një editorial botuar sot në versioni print të gazetës.
‘Skenari i djeshëm duket i njëjtë me rrëmbimin e një polici para disa javësh, por këtë herë organizatorëve u ka dalë situata nga kontrolli. Mbetet për t’u parë nëse llastimi irritues i Vuçiç nga diplomacia ndërkombëtare edhe pas kësaj do vijojë” – shkruan kryeredaktori.


p.c/dita

E drejte.
Vuçiç ka kaluar dje në regjistrin e zakonshëm të viktimizimit për të dalë te kërkesa bazë: Asocacioni dhe kthimi i policëve serbë në Veri.
Pra çfarë ka ndodhur? Grupi i serbëve ka marrë urdhër të bëjë punën e zakonshme: barrikada dhe tension. Ka ndodhur që është vrarë një njeri dhe këtu të ashtuquajturat trupa profesionistësh kanë nisur të sillen si banditë. Kanë mësyrë me armë e mjete në një manastir me shpresën se aty do të jenë të mbrojtur. Vrasja ka qenë jashtë skenarit dhe kjo provohet edhe nga fakti se kur Serbia arrestoi tre policë shqiptarë muaj më parë, u kujdes që të mos cenoheshin fizikisht.
Vrasja ka hedhur në erë jo vetëm skenarin e djeshëm, por ka diskredituar thuajse përfundimisht strategjinë e përdorur, sepse tashmë Beogradi nuk ka sesi të mbrohet e çfarë të mbrojë. Mbarë bota perëndimore ka folur për një sulm terrorist. Edhe Borrelli. Vetëm Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama e kanë shmangur termin në fjalë.
Se pari, ngushellime te sinqerta per familjen dhe miqte e Afrim Bunjakut.
Se dyti, nuk ka asgje te mire nga keto qe ndodhin ne veri te Kosoves. Krijohen precedente dhe “deshmore” dhe vetem kaq mjafton per te pare se qielli eshte vrenjtur keq ne marredheniet shqiptaro-serbe. Po te shikosh pastaj se si gjermanet dhe francezet munden te fshijne nga mendja jo nje, por dy luftra boterore, kurse ne me serbet bejme derci verci ketu dhe 30 vjet, atehere dicka nuk shkon mire dhe nuk duhet te jemi optimiste.
Shqiptaret gjithmone jane akuzuar nga fqinjet si vegla te te tjereve. Ne fillim shikoheshim si vegla te turqve, italianeve, gjermaneve, etj., kurse tani shikohemi si veglat e Amerikes ne rajon. Perderisa kur iken turqit & co, shqiptaret ishin ata qe i paguan ne lekuren e vet bemat e turqve & co, i bie qe edhe kur te ikin amerikanet nga ky rajon ose BE te mos kete me pushtet, atehere shqiptaret te stigamtizohen prape.
Per keto arsye, jam i besimit qe dialogu Kosove-Serbi eshte i domosdoshem. Sot nuk ndodhi asgje e mire dhe uroj qe Albini te jete i hapur per dialog me Serbine, ku pika e pare eshte mireqenia dhe paqja ne rajon, pastaj cdo hollesi tjeter.
Kosova po izolohet, po varferohet dhe po behet e varur nga faktori nderkombetar. Mirepo SHBA nuk besoj se do te jete gjithmone ajo qe pame ne 199ten, kurse BE-s shqiptaret mire do te bejne te mos i zene kurre bese. Te tjeret do te ikin dhe do te vijne, por rajoni do te banohet gjithmone nga serbet dhe nga shqiptaret. Keshtuqe na pelqen apo nuk pelqen, na vjen mire a na vjen ndot, dialogu me Serbine eshte i domosdoshem.
Çfarë pērralla serbociganësh tregon ky Vlora 097 çfarë kanë bërë shqiptarët të veqantë ndaj popujve tjerë në kohën e Osmanllukut si gjithë të tjerët kanë marrë pjesë në kryengritje të ndryshme kanë dhanë pashallarë si të tjerët kan pranu fenë po ashtu si tjerët ma shumë xhami kishte Beligradi si vilajet serb se sa Shkupi si vilajet i shqiptarëve invazionet ruse që përmbysën gjëndjen në gadishullin e Krimesë për dalje në d.e Zi çfarosën miliona myslimanë atje dhe pēr synim kishin Mediteranin përmes gadishullit Ballkanik mobilizuan ortodoxinë në ballkan pēr hesapet e tyre pan sllaviste dhe hegjemoniste ku shqiptarët ishin dhe do të mbesin pengesa që ata të depërtojnë më ujrat e nxehta Mediterane
ke llogjiken e nje hippie te viteve 70.
Vetem budallenjte nuk mesojne nga gabimet e se shkuares……
Ca eshte Asosacioni o Thanas