Teksa jemi në kohë pushimesh verore, sigurisht që të gjithëve na shkon mendja te plazhi.
Dhe në këtë moment lind pyetja se ku mund të shkojmë, në mënyrë që të kemi një eksperiencë sa më të paharrueshme.
Për të shuar dilemat, faqja e njohur online e udhëtimeve “enjoytravel.com” ka publikuar një listë të gjatë me 50 plazhet më të mira në mbarë botën.
Ajo që bie në sy është fakti se edhe bukuritë e Shqipërisë nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Për herë të parë në listën e këtij viti ndodhet edhe një plazh shqiptar.
Nuk është Ksamili, që tashmë është bërë një destinacion popullor, pas lakimit shumë herë në mediat ndërkombëtare.
Plazhi i renditur nga enjoytravel.com mes 50 destinacioneve më të bukur në botë, është plazhi i Gjipesë që njihet edhe si Kanioni i Gjipesë.
Ai renditet në vendin e 22.
Në Gjipe mund të arrihet nga deti me mjet detar ose nga toka me vështirësi me një mjet 4×4.




n.s. / dita

Rana gjithëandej e mirë në Shqipëri por rrethet ndaj tyre katastrofë totalisht të pa gjelbëruara ose të pa,pyllëzuara sikur se shifet foto konkret në çdo shtet të Europës sikur shqiptarët që janë armiq ndaj pyjeve dhe maleve nuk ka malet kanë zero përkujdesje ato nuk pastrohen që drunjtë të rriten e zhvillohen dhe të marin frymë lirshëm
Hajde pastrojini ju që jepni mend. Dolët në botë ju e ngelët duke sharë, njeëz të këqinj. Kush do i pastrojë?
Me mire qe ska pyje rreth e rrotull se do digjen si minj ata qe u duket bukur cdo lloj shemtie
E. Adhurojm Shqiperin edhe detin edhe qdo gje pp ni problem shqiptaret nuk ja din vleren vendit te vet pra me shum keqardhje shum eshim shum gjeta mungojn korrektesi , sinqeritet butesi respekt thjeshtesi qiltersi besnikeri keto krejt ikemi ne shpirt e teori vetem ne praktik duhet ti vendosim kaq perseri e dua shqiperi
Shqiperia i ka perle malet dhe detin
Duajeni vendin tuaj dhe dijani vlerat dhe bukurite qe ka
Natyra e krijuar nga Zoti eshte dhurata e cmuar qe kemi
Duhet ta rruajme dhe ta mirembajme
Po ashte shum e verte qe kemi vend shum te bukur malor bregdetar na ka dhan zoti por nuk kemi ba shtet me e drejtue me na lane me u kujdes per kyt vend me jetue me shiju kyt mrekulli e mos me ik neper bote ne vende qe nuk shef dielli me sy me jave te tera pra vendi pa rob veq shkretohet e shkatrrohet