Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkollë, muze, kazino, port jahtesh dhe… asnjë makinë private! Ky ishte projekti për Sazanin 25 vjet më parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Shkollë, muze, kazino, port jahtesh dhe… asnjë makinë private! Ky ishte projekti për Sazanin 25 vjet më parë
KurioziteteLajmi i fundit

Shkollë, muze, kazino, port jahtesh dhe… asnjë makinë private! Ky ishte projekti për Sazanin 25 vjet më parë

Published: February 21, 2026
Shpërndaje

Nga Johana Lubonja

Botuar në DITA

Agim Sinoimeri është ndarë nga jeta në tetor 2021. Ishte një ikje e parakohshme dhe një humbje për turizmin shqiptar. Sinoimeri ka qenë një ndër njohësit më të mirë të kësaj fushe dhe kishte një eksperiencë të pasur në Shqipëri dhe në SHBA.

- Publicitet -

Sinoimeri, i lindur në Paris nga dy prindër diplomatë, e ka nisur përvojën e tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Albturizmit në vitet ’80 për të vazhduar në SHBA në vitet ‘90. Pasi përfundoi studimet në degën e Udhëtimeve dhe Turizmit në Kolegjin e Virgjinias, ai punoi si përfaqësues i United Airlines.

Më pas e thelloi ekspertizën e tij në fushën e udhëtimeve duke punuar në Uashington DC.

Në 2001 Sinoimeri zgjidhet zv.President i Asamblesë së Përgjithshme të 14-të të Organizatës Botërore të Turizmit. Më pas ai krijoi dhe menaxhoi agjencinë e udhëtimeve Key Tours Albania duke përhapur në tregun vendas përvojën dhe kulturën e punës amerikane. Si anëtar proaktiv i Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë ai u zgjodh President nderi i këtij Unioni.

Sinoimeri është autor i guidës së parë turistike të Tiranës, bashkëautor i hartës turistike të Shqipërisë, i skenarit të filmit dokumentar “Mirë se Vini në Shqipëri”, hartues i shumë platformave ekspozitash turistike të organizuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe i mjaft materialeve të ilustruara mbi turizmin shqiptar.

Kur u nda nga jeta ai la pas dy djem dhe bashkëshorten, e cila punon në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Duke nisur nga fillimi i viteve 2000 Sinoimeri angazhohet në mënyrë shumë këmbëngulëse për një projekt të madh në ishullin e Sazanit. Në këtë periudhë ai ishte emëruar kryetar i Komitetit të Zhvillimit të Turizmit.

Me një grup ekspertësh të fushës hartuan dhe promovuan një mega-plan të detajuar për shndërrimin e ishullit të Sazanit dhe të gjirit të Vlorës në një destinacion të ri turistik mesdhetar. Projekti parashikonte ngritjen e një infrastrukture moderne komplekse turistike, por për fat të keq u la në heshtje nga qeveria e kohës dhe nga qeveritë që erdhën më pas.

Agim Sinoimeri dhe një nga botimet e tij ku ka informacion të zgjeruar mbi projektin për Sazanin

Për çfarë bëhej fjalë…

Në një botim me titull “Shqipëria Mesdhetare – Artikuj dhe Intervista mbi Politikat dhe Perspektivat e Turizmit 2001-2008”, gjenden një seri artikujsh që dëshmojnë përpjekjet e shumta të Sinoimerit për t’i dhënë jetë projektit të Sazanit.

Kur sheh artikujt e shumtë të asaj periudhe në shtypin shqiptar por edhe në atë amerikan, impresionohesh nga vizioni i autorit mbi turizmin shqiptar e veçanërisht mbi Sazanin.

“Nëse vërtetë besojmë në një zhvillim konkret të turizmit në Shqipëri dhe nëse vërtetë e vlerësojmë atë si një industri prioritare të zhvillimit ekonomik të vendit, atëherë strategjia e zhvillimit të turizmit duhet të fillojë me ishullin e Sazanit” – shkruante ai në vitin 2006 në një artikull të botuar në numrin e 12 gushtit në gazetën Koha Jonë.

“Ishulli pret…” ishte dicitura e fotos që shoqëron botimin e artikullit në përmbledhjen e Sinoimerit, si për të thënë që kishin kaluar 5 vjet nga paraqitja e projektit që ishte bërë gati që në vitin 2001.

Nëse vendim-marrja politike do t’u hapte rrugë profesionistëve të asaj kohe që kryesonte Sinoimeri, ndoshta Sazani do ishte sot një nga perlat e Mesdheut dhe një pasuri publike e Shqipërisë që do dëshmonte jo vetëm identitetin shqiptar por edhe historinë tonë ushtarake të kthyer në atraksion turistik.

“Ishulli mund të kthehet në një prej kryeqendrave të Mesdheut”, shkruante në mënyrë profetike Sinoimeri, pikërisht atë fjali që po dëgjojmë sot.

 

Më poshtë pjesë nga një artikull i 2006-s i Sinoimerit që jep dhe disa detaje për megaprojektin mbi Sazanin:

“Qenia në pronësi shtetërore e të gjithë ishullit është garancia kryesore për një investim serioz dhe të menjëhershëm me kapital vendas apo të huaj që do të mënjanojë që në fillim problemin e madh konfliktual të deritanishëm si rrjedhojë e parcelizimit të tokës me shumë pronarë të bregdetit shqiptar.

Avantazhi tjetër është potenciali i madh natyror turistik i vetë ishullit dhe shtrirja e tij në hyrje të Gjirit të Vlorës. Sigurisht transporti kryesor për të vizituar ishullin do jetë ai detar. Në portin e tij do të ankorohen krocierat e shumta përgjatë itinerarit të tyre në Detin Mesdhe pas vizitave në portet e ndryshme si Venecia, Dubrovniku, Korfuzi, Pireu, Stambolli, Kushadasi e më tej.

E kaluara e ishullit dhe veçanërisht vitet e luftës së ftohtë, ngritja e bazës detare ushtarake që nga koha e bashkëpunimit me Bashkimin Sovjetik, gjurmët e së cilës janë aktuale edhe sot përmes sistemit të tuneleve, bunkerëve dhe fortifikimeve të tjera ushtarake do të shërbejnë si themel mbi të cilin do të ngrihet i tërë promocioni dhe marketingu i ishullit.

Mbi bazën e kësaj infrastrukture dhe arsenalit ushtarak të trashëguar nga ajo periudhë duke shfrytëzuar edhe materialet e shumta dokumentare dhe audiovizuale të kohës do të ngrihet një ndër atraksionet kryesore të ishullit “Muzeu Aero-Naval” i tij.

Nëpër sallat dhe vitrinat e këtij muzeu do të ekspozohet edhe kolesioni i uniformës së ushtrisë shqiptare duke filluar që nga reliket e mesjetës e deri në ditët e sotme.
Në maj të vitit 2001 gjatë qeverisjes së z.Meta u paraqit i pari megaprojekt tepër ambicioz për zhvillimin e këtij ishulli dhe transformimin e tij në një resort ekskluziv turistik.

Megaprojekti parashikonte ngritjen e një resorti me kapacitet akomodues 3 deri në 4 mijë shtretër, ndërtimin e një marine përmes rikonstruksionit të portit ekzistues ushtarak të ishullit duke e shndërruar atë në një port jahtesh, ndërtimin e një kazinoje, muzeun aero-naval, ndërtimin e një qendre për spektakle.

Gjithashtu ish-qyteza e ushtarakëve, sot krejtësisht e braktisur, do të shndërrohet në qendër administrative treggtare dhe argëtuese plot gjallëri dhe jetë nate, përmes ngritjes së rrjetit të zyrave të administratës lokale, bar restoranteve, klubeve të natës, dyqaneve butikë, dyqaneve të suvenirëve, sallave të kinemasë, zyrave të këmbimit valutor, si dhe strukturave të tjera të shërbimeve në funksion të masës së vizitorëve.

Gjithashtu nisur nga pasuria dhe larmia e parkut nënujor të gjirit të Vlorës, parashikohej ndërtimi i një akuariumi në zonën e Radhimës. Të gjitha këto atraksione dhe kjo infrastrukturë bashkëkohore turistike do ta shndërronin Sazanin në një destinacion të ri në tregun mesdhetar dhe në një produkt tepër të preferuar nga operatorët e mëdhenj turistikë perëndimorë.

Artikuj në shtypin e Tiranës dhe atë amerikan për projektin

Ajo që është e rëndësishmja për t’u theksuar në këtë shkrim është dhe fakti që i gjithë ky projekt kishte në themel ruajtjen dhe respektimin e ambjentit, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve private në ishull, duke ruajtur karakterin lokal arkitektonik në ndërtim, harmonizimin e objekteve me natyrën, relievin, si dhe duke shtuar sipërfaqet e gjelbëruara të ishullit.

Në të njëjtën kohë projekti parashikonte ngritjen e një shkolloe të lartë, për hoteleri turizëm, që do të plotësonte, kërkesat e shumta për personel të kualifikuar, për t’u punësuar në strukturat e shumta të këtij resorti.
Funksionimi i resortit, do ta fuste përfundimisht Shqipërinë në hartën turistike të Mesdheut, që përbën edhe djepin e turizmit botëror.

Përmes realizimit të këtij projekti, do të përcaktoheshin standardet bazë të zhvillimit të infrastrukturës turistike, vendase që do të shtrihej, përgjatë bregdetit në fazën e parë afatshkurtër të zhvillimit, dhe në brendësi të vendit në fazën tjetër afatgjatë. Të shpresojmë së bashku në ngritjen e ekonomisë shqiptare përmes turizimit…”

Ky artikull botohet nga arkiva e gazetës DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Anonymous says:
    February 21, 2026 at 11:53 pm

    Se çfarë infrastrukture turistike dhe përgjithësishtë urbane zhvilluan dhe ndërtuan shqiptarët është parë fare qartë këto 30 vite që nga Shkodra -Shkup Prishtinë -Tiranë Velipojë -Ksamil është masakër urbanistike kush ka kalu trup e kryq vëndeve të EU kur hynë në fshatra dhe qytete të pa urbanizuara ka hy në vende ku shqiptarët jetojnë andaj dhashtë ZOTI e Sazani nuk bjenë në duar të investuesve dhe arkitektëve shqiptarë da të masakrohet komplet

    Reply
  • TË MBUROHET SAZANI says:
    February 21, 2026 at 11:59 pm

    Lutuni për Sazanin për të mos rënë në duar të investuesve dhe arkitektëve shqiptarë ndryshe do të masakrohet pa përjashtim si i gjithë brezi bregdetarë shqiptarë

    Reply
  • nona says:
    February 22, 2026 at 2:38 am

    po parate ku do i gjenin? prape tek ndonje i huaj do faleshin, dmth do e “shisnin”..

    Reply
  • popull says:
    February 22, 2026 at 10:13 am

    Me mire nje Sazan pa investime sesa nje Sazan i shitur apo i falur te huajve. Larg te huajt nga Sazani!

    Reply
  • Katiu says:
    February 22, 2026 at 10:15 am

    Kthimi i Sazanit në një qëndër turistike, është tradhëti kombëtare !

    Ç’është mirë e ç’është keq për Shqiperinë , këtë e përcaktojnë të huajtë , shqipëtaret kanë në dorë çelësat e kashtës . Ne jemi të skllavëruar – të vetëskllaveruar .
    Qeveritë “ demokratike “ shqipëtare, te gjitha pa përjashtim janë kuislinge .

    Që Sazani , i vetëmi ishull shqipëtar që ndodhet në derë të shtëpisë , të jetë një bazë moderrne ushtarake , apo një qëndër ku të dhjesë derri e dosa, kjo duhet peshuar mirë dhe në radhë të parë duhet degjuar mendimi ushtarak …….

    Reply
  • Tirana says:
    February 22, 2026 at 10:15 am

    Po arsimimin e Sinoimerit ne Shqiperi perse nuk e permend autorja, apo nuk kishte?

    Reply
  • Heu bre... says:
    February 22, 2026 at 1:49 pm

    Hartim shkolle ku i thurren lëvdata një personi përfshi dhe gruan.

    Me sa duket lubonjëza as që e ka haberin se çfarë bedelash punonin asokohe ke drejtoria e përgjithshme e albturizmit. Lëre pastaj që ke ajo drejtori vetëm eksperiencë nuk mund të fitoje dot se mungonte komplet turizmi.

    Ka pa saktësi në renditjen e datave. E para, nqs. i ndjeri na paska ka filluar punë nga vitet ’80-të, kjo përmbledh nga ’80 deri në ’89. Në ato vite ku në treg mungonte pothuajse gjithshka vështirë se mund të fitoje përvojë. E njëjta gjë vlen dhe për vitet kur është larguar.

    S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i themi gënje llazore gënje, se diçka do mbesë. Nuk je as e para dhe as e fundit që sheh ëndrra me sy hapur. Kazinotë, palmat, bordellot, motelet, pubet, jahtet është kollaj t’i hedhësh në letër. Zgjohu se në vend të tyre nesër do shohësh se si ulen e ngrihen avjonët luftarakë. Gjithshka në emër të “paqes” dhe me duartrokitjet dhe miratimin e kokpalarëve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Refuzimi i Arta Dades
  • Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës
  • NON GRATA në pazar! Por historia nuk jep “waiver”
  • Operacioni i SPAK: Urdhër arresti edhe për vëllezërit e arratisur në Dubai
  • Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

Komentet e Fundit

  1. RETROSPEKTIVE on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  2. Artan on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Ela on Drogë dhe pastrim parash: SPAK arreston Orest Sotën, në kërkim Artur Shehu i Zvërnecit dhe Ilir Shtufi, i njohur si ‘prestanome’ i Shkëlzen Berishës
  4. Artan on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Dudumi on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?