Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Franca armatos Serbinë, Macron e Vuçiç nënshkruajnë marrëveshje për 12 avionë luftarakë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Franca armatos Serbinë, Macron e Vuçiç nënshkruajnë marrëveshje për 12 avionë luftarakë
BoteLajmi i fundit

Franca armatos Serbinë, Macron e Vuçiç nënshkruajnë marrëveshje për 12 avionë luftarakë

Published: August 29, 2024
Shpërndaje

Serbia nënshkroi të enjten në mbrëmje me Francën marrëveshje për blerjen e avionëve ushtarakë francez Rafale, në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.

Marrëveshja me vlerë prej 3 miliardë eurosh sipas zyrtarëve francez është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron arriti të enjten në mbrëmje në Beograd, për të forcuar lidhjet me Serbinë dhe për ta afruar atë me Perëndimin, ndërsa vendi ballkanik rrugëton në vijën e ngushte midis përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

- Publicitet -

Gjatë vizitës së tij dyditëshe, Presidenti Macron pritet të diskutojë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, një gamë çështjesh, përfshirë blerjen e avionëve francezë Rafale si dhe çështjet e energjisë dhe inteligjencës artificiale.

Në një shkrim autorial të publikuar të enjten në të përditshmen pro qeveritare të Serbisë Politika, Presidenti Macron shkroi se Beogradi mund të ruajë qëndrimin e tij të pavarur “vetëm nën kujdesin e BE-së”.

“Me shpërthimin e luftës në kontinentin tonë, të nisur nga Rusia, … ideja se Serbia mund të kërkojë rrugën e saj në lojën e përjetshme të drejtpeshimit midis fuqive… është thjesht një iluzion”, shkroi ai.

Bashkimi Evropian mbetet investuesi më i madh në Serbi dhe qindra mijëra serbë punojnë në kompanitë perëndimore.

Të mërkurën vonë, Presidenti serb Vuçiç tha se kishte ende çështje të pazgjidhura lidhur me synimin e Serbisë për të blerë avionët Rafale, një blerje prej rreth 3 miliardë eurosh.

“Nuk është çështja e çmimit, është çështje e garancive të caktuara… ne jemi duke punuar me këtë çështje për katër ditë me radhë”, tha ai në një intervistë me televizionin shtetëror serb.

Në shkrimin e tij autorial, Presidenti Macron trajtoi edhe çështjen e pakicës serbe në Kosovë, duke ritheksuar përkushtimin ndaj marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve në shkurt dhe mars të vitit 2023 në Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve, në bazë të një plani të hartuar nga Franca dhe Gjermania.

Ai shkroi se propozimi franko-gjerman ruan “mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë, por edhe ekzistencën e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”.

Presidenti francez ritheksoi angazhimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është edhe pjesa më e vështirë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Tellalli says:
    August 30, 2024 at 8:26 am

    Pjerdh Albin Kurti nga Serbia, ai ka 2 drogë turq , që bëjnë namin .

    Reply
  • Tahir Gashi says:
    August 30, 2024 at 10:27 am

    Jo 12 avione por Edhe 200 avione nuk i bejne pune!
    Nave Na kena mul noken e Taulant ballen

    Reply
  • Flamur Struga says:
    August 30, 2024 at 1:31 pm

    Nuk eshte ndonje risi e re qe franca armatos aleatin e saj te vjeter qe nga 1877.Nuk i mjafton armatimi te cilin e prodhon,ate qe ja fal rusi,kina irani,por i duhen edhe nga aleatja e vjeter besnike,ajo qe historikisht njihet si demtuesja e ceshtjes shqiptare.Duhet leshime thone lakejt,po cfare leshime duhet te behen?te kethehen trojet tona qe fatkeqesisht 75% te tyre jane uzurpuar ,aneksuar nga rusoserbet?flitet per Molla e Kuqe,Nishi,Medvegje ,per Tregun i Ri,Presheve e Medvegje….perse ?Franca e viktor hygo,ka qen dhe eshte mbeshtetese e armikut shekullor te kombit tone,por kjo Gjetmania !e cila e ka perjetuar ne kurrizin e vet ndarjen e Gjermanise Lindore,dhe kurr nuk u ndalua deri sa e realizoi?Krahasimi qe bera e kuptoj se nuk eshte i barabarte,ngase Gjermania nje superfuqi ne europe ishte e zonja edhe me gryken e pushkes te marri ate qe e kishte humbur nga Hitleri.Ndersa ne,qe lirine pavaresine pos trimave sy patrembur te kombit tone,u ndihmua edhe nga Nato,Shba ,Anglia Gjermania,Hollanda,kete fakt kombi yne e kupton me se miri….Po tani perse kjo ugurzeze rusoserbi ,na paska nevoje per keto lloj aeroplanesh luftarak?nga kush i kercenohet liria,ose marrja e atyre trojeve qe armiku shekullor ,i ka uzurpuar,nga ne shwiptaret?DESHIRA e kombit tone eshte e madhe per rikethim te atyre tokave te cilat jane grabitur,jane dhegur,eshte bere shkrumb dhe hi trupi i shqiptareve..sikur te mos mjaftonte me kaq,rudoserbet te ndihmuar edhe nga bushtra france ,i larguan edhe varrezat ose osee i mbuluan me objekte ,shtepia,fusha …Europa nuk ka qen dhe sot e tere diten nuk edhte gjyqtare e denje e edukuar per te krijuar paqe,mbetet gjithmone ajo dhelpra e vjeter…bushtra e ndyre.Po ne cfare duhet te bejme?QIELLI eshte shume larg ,TOKA nuk e ka nje destinacion te saket…e pra shihet se nuk kemi se cfare te humbim me shume,LIRIA RUAJTJA E INTEGRITETIT TE ATDHEUT, mbrohen me gjak me kokat tona.Ky eshte fati i kombit tone qe nga Teuta dhe deri tek ADEM JASHARI, komandat TELI….

    Reply
  • Rroft Luli says:
    August 30, 2024 at 1:33 pm

    DOLI LLAFI I KOMENTUESIT PLAK “DEMO” QË SERBIA ËSHTË ALEATE E FRANCËS

    Reply
  • Detari says:
    August 30, 2024 at 2:15 pm

    Ci doni a ioney ju keni minera minare rraketa.

    Serbia eshte shtet evropian serioz nie fe nie komb

    Reply
  • demo says:
    August 30, 2024 at 2:48 pm

    E mor detari,! Kane nje FE,sepse nuk kane KOMB.
    FEja eshte e kollajte,.Nje dore boje eshte. Ajo Vroma zeze e kishes greke gjendet me shumice.
    Po kombi nuki behet kollaj.Duhen mijra vjet.Te mbledhesh shqiptare arvaniite,Came te krishtere,,sllave bullgare,vllahe aromune,NUK DO TE THOTE SE KE BERE NJE KOMB,edhe pse i ke bojatisur me vromen e zeze te kishes greke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?