Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Franca miraton ligjin për “vdekjen e asistuar”, personave me sëmundje terminale do iu lejohet t’i japin fund jetës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Franca miraton ligjin për “vdekjen e asistuar”, personave me sëmundje terminale do iu lejohet t’i japin fund jetës
AktualitetBote

Franca miraton ligjin për “vdekjen e asistuar”, personave me sëmundje terminale do iu lejohet t’i japin fund jetës

Published: May 28, 2025
Shpërndaje

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar një projektligj që u jep të drejtën personave në fazat e fundit të një sëmundjeje të pashërueshme të kërkojnë ndihmë mjekësore për t’i dhënë fund jetës së tyre. Me 305 vota pro dhe 199 kundër, nisma mbështetet edhe nga presidenti Emmanuel Macron dhe pritet të kalojë në Senat për shqyrtim përpara një leximi të dytë në Asamble. Synimi është që ligji të hyjë në fuqi deri në vitin 2027.

Nëse miratohet përfundimisht, Franca do të bëhet vendi i tetë në Bashkimin Evropian që legalizon vdekjen e asistuar. Paralelisht, u miratua edhe një projektligj që forcon të drejtën për trajtim qetësues për pacientët që vuajnë, të njohur si kujdes paliativ, një nevojë që sot mbetet e paplotësuar për gjysmën e pacientëve në Francë.

Ligji i ri do të aplikohet për pacientët me sëmundje të rënda, të pashërueshme dhe kërcënuese për jetën, në fazë terminale, të cilët përjetojnë vuajtje fizike apo psikologjike. Pacienti duhet të jetë në gjendje të shprehë qartë dhe me vetëdije vullnetin e tij, ta konfirmojë pas 48 orësh, dhe vetëm atëherë doza vdekjeprurëse mund të administrohet nga vetë ai ose një profesionist mjekësor.

- Publicitet -

Mjekët që refuzojnë për arsye etike nuk do të detyrohen të kryejnë procedurën, por pengimi i saj mund të dënohet deri në dy vite burg. Ligji u përkrah nga Qendra dhe e Majta, ndërsa Djathta votoi kundër. Kryeministri François Bayrou, i njohur për besimin e tij katolik, deklaroi se do të kishte abstenuar, por nuk mori pjesë në votim pasi nuk është deputet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  • Përfshihen në aksident tre makina në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person
  • Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t
  • Horoskopi 8 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Reshje shiu dhe temperatura të larta, si paraqitet moti sot

Komentet e Fundit

  1. Eshte MASHTRIM on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  2. 1 on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. Dashi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. demo on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  5. E on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?