Ngurrimit të Francës për të mbështetur zgjerimin e BE-së mesa duket i ka ardhur fundi. Presidenti Emanuel Macron ka qenë skeptik që në mandatin e tij të parë në lidhje me pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe ishte i pari që hodhi idenë e një “paradhome” të Unionit. Por kjo qasje ka ndryshuar gradualisht muajt e fundit.
Ky ndryshim është përcjellë përmes ministres franceze për Europën.
“Bashkimi Evropian duhet t’i ndihmojë vendet aspirante që t’i kundërvihen Vladimir Putinit duke u dërguar një mesazh të qartë për perspektivën e bashkimit me BE-në”, tha për Politico, Laurence Boone.
Ajo e sheh afrimin e këtyre vendeve te BE-ja si të vetmen mënyrë për t’i shpëtuar ndikimit rus.
“Ka shumë dezinformata dhe ndërhyrje në këto vende kandidate. Është problem”, thotë ajo.
Vladimir Putin, përveç ambicieve të tij territoriale, synon edhe dobësimin e Bashkimit Evropian. Ky është një faktor që duhet ta marrim parasysh dhe ta luftojmë.
Komentet e Boone vijnë një javë përpara se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të mbajë fjalimin e saj vjetor, në të cilin priten detaje mbi ritmin dhe metodën për zgjerimin e planifikuar të BE-së.
E pyetur për propozimin e Macron mbi integrimin me shpejtësi të ndryshme, Boone tha presidenti francez donte t’u lejonte vendeve kandidate një shans për të përcaktuar marrëdhëniet e tyre me BE – siç kanë bërë disa duke mos pranuar euron, ose duke mos iu bashkuar zonës së lirë të udhëtimit Shengen – në vend që të kufizojnë zgjedhjet e tyre.
“Nëse tre vende do të donin të formulonin një politikë të jashtme të përbashkët, a mendoni se 24 të tjerët do të ndiheshin të përjashtuar? Bëhet fjalë më pak për idenë e të pasurit qytetarë të nivelit të dytë dhe më shumë për plotësimin e nevojave të ndryshme pa kufizuar ambicien për të bërë më shumë dhe për të konverguar më tej, “tha Boone.
a.c./dita

Si nuk keni turp t¨w publikoni një hartë ku Kosova nuk paraqitet si shtet i pavarur por paraqitet si pjesë e Serbins¨.
As që keni shënuar se redaksia nuk qëndron prapa qëndrimit të artikullit ku harta e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë
NGA E THENA NE TE BERE
ESHTE NJE SHKRETETITE E TEREE
KOHA TREGUAR
KUSH FRANCES I KA BESUAR
RENDE ESHTE PENDUAR
Shqiperia ka hyre ne rrugen e Shtetit Ligjor, kjo ka rendesi.
Per mendimin tim, hyn apo jo ne BE, nuk ka ndonje rendesi te madhe, nqse niveli i jeteses do rritet, do rriten pensionet, hyrja ne BE eshte simbolike.
Rendesi ka qe po shkojne para drejtesise Ish-Kryeministra, familjet e tyre, Ministra, Deputete, Kryetar Bashkije, Gjyqtare, Prokurore, Notere, Police.
Prioriteti jone eshte zbatimi i ligjeve qe bllokojne korrupsionin,
Te mos kthemi ne nje territor qe te behet rezidenca e mafjes boterore.
Ne duhet te dhe ruajme indentitetitn tone Kombetare.
Perndryshe ne do shndrohemi ne nje numur provincash ku secila
do integrohet me shtete te ndryshme te kontinentit Europjan.
Ne duam nje integrim Euro_Atlantik, jo nje shperberje te Shqiperise
ne pricipata “Filo Italiane, Filo Greke, Filo……., Filo…….” ,
Te mos ne shkrihemi “Si kripa ne uje” e te kthehemi ne nje shprehje gjeografike.
Cdo ndodhe me NE? Apo kerkojme te futemi ne Europe Si nje Komb Shqiptar?
Duket sikur NE, nuk po integrohemi, por po ndodh e kunderta, po disintregohemi,
Jugu do flase Greqisht, Perendimi Italisht, E me vone Lindja do flase Turqisht
Po te ndodhe keshtu ne nuk po futemi ne BE, por do jemi ne nje proces “Vete Avullimi”
Na duket sikur mund te manipulojme kedo, por ne themel po bejme nje “Vete Eleminim”
Maredheniet korrekte me Aleatin tone strategjikj ane fundamentale per egzistencen
dhe perparimin e vendit, e vetmja menyre per mos u shperbere.
Ngjarjet ne lidhje me “Ceshtjen Bejleri” te krijojne pershtypjen se ATO,
ne kete kaos, do duan qe gjithe jugu i Shqiperise te jete zona e tyre e influences,
ku pas 100 vitesh do flitet Greqisht dhe pastaj do thone se do jene me origjine Greke.
Hiqe atë hartë. Me duart tona i’a vëmë Kosovën Serbisë brenda!? Budallallëk i shkallës sipërore.
Po qe i vertete Lajmi se Japonia ka leshuar sot nje Rakete ne Univers, Kjo dmth qe Japonia mund te dergoje raketa ne cdo cep te ^Tokes.A
to lodrat e Kim Jongut me raketa pinh-pongu dalin jasht loje dhe majmunet kineze mos luajne shume neper vrima,SE TIGRI AZISE U ZGJUA.
Po te thac o Kim Jongu,,mos ja hish zhaponit gjylet brrane,,!
Beu,,
Edhe gomar te behet
Mos i hip.