Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Franca pritet të njohë shtetin palestinez, Macron vendos kusht përpara hapjes së ambasadës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Franca pritet të njohë shtetin palestinez, Macron vendos kusht përpara hapjes së ambasadës
AktualitetBote

Franca pritet të njohë shtetin palestinez, Macron vendos kusht përpara hapjes së ambasadës

Published: September 22, 2025
Shpërndaje

Presidenti francez Emmanuel Macron, pritet të shpallë të hënën njohjen zyrtare të shtetit palestinez nga Franca.

Megjithatë, ai ka theksuar se lirimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi përbën një parakusht të qartë përpara se të hapim një ambasadë, sipas një interviste të dhënë për rrjetin amerikan të lajmeve CBS, të dielën.

“Kjo është grupi i parë i kushteve dhe kërkesave që do të vendosim në zbatim në kuadër të procesit të paqes. Por, njohja e shtetit palestinez do të shpallet zyrtarisht të hënën, më 22 shtator”, deklaroi Macron.

- Publicitet -

Presidenti francez iu përgjigj kritikave, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, se vendimi i tij i shërben Hamasit. “Nuk i përgjigjem pritshmërive të Hamasit”, u shpreh Macron, duke shtuar se Hamasi ka “fiksim shkatërrimin e Izraelit”.

“Por unë njoh legjitimitetin e shumë palestinezëve që kërkojnë një shtet, sepse janë një popull. Ata duan një komb, një shtet, dhe nuk duhet t’i shtyjmë drejt Hamasit”, tha ai.

Sipas kreut të Elizesë, hapi tjetër do të jetë krijimi i një qeverisjeje të besueshme në Rripin e Gazës dhe rindërtimi i këtij territori të shkatërruar, me objektivin përfundimtar të zgjidhjes me dy shtete.

“Kjo do të izolojë Hamasin dhe do t’u japë palestinezëve një të ardhme përtej terrorizmit”, u shpreh Macron.

Presidenti francez kritikoi hapur strategjinë izraelite të shkatërrimit total, duke theksuar se “lufta e gjithanshme nuk e ka mposhtur Hamasin; përkundrazi, i ka sjellë më shumë rekrutë të rinj”.

“Na nevojitet diplomacia për të arritur sigurinë”, shtoi ai, duke theksuar domosdoshmërinë e iniciativave politike nga komuniteti ndërkombëtar.

Lëvizja e Francës vjen pas vendimeve të ngjashme nga Britania, Kanadaja, Portugalia dhe Australia për të njohur shtetin palestinez, si pjesë e presionit në rritje ndërkombëtar ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përdorur tashmë termin “gjenocid” për situatën në Gaza, ndërkohë që bisedimet për shkëmbimin e pengjeve dhe një armëpushim mbeten pa rezultat, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që deri më tani ka refuzuar çdo skenar të tillë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndotja kërcënon ambicien e Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacion turistik në Adriatik
  • Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve
  • Tensione mes Argjentinës dhe Brazilit, përshkallëzohet kriza diplomatike pas deklaratave të Mileit ndaj Lulës
  • Shqipëria, me konsumin më të ulët të energjisë në banesa në Europë
  • Temperaturat e larta, Instituti i Gjeoshkencave: Rrezik i lartë për zjarre në këto qytete

Komentet e Fundit

  1. Hasan Zyko Kamberi on Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  2. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?