Zyrtarët që punojnë për administatën lokale të Moskës, dhe autoritetet federale në kryeqytet, janë duke i ikur mobilizimit të pjesshëm ushtarak, sipas disa raportimeve në media.
“Në disa departamente të administratës lokale, numri i punëtorëve meshkuj që kanë ikur nga Rusia ka arritur në 20 deri në 30 për qind të të gjithë stafit”, ka raportuar portali, Vyorstka.
Specialistët e teknologjisë informative, në veçanti, kanë ikur në Kazakistan, Kirgizi, Taxhikistan dhe Uzbekistan, ka thënë ky portal.
Vdekja e udhëheqësit të një departamenti të qytetit të Moskës, në Ukrainë ditë më parë – pas mobilizimit të pjesshëm të Rusisë – përveç bërjes lajm nëpër media, ka krijuar panik edhe në mesin e kolegëve.
Në raportime është thënë se eksodi ka paralizuar punën e disa departamenteve, kryesisht ato të shëndetësisë dhe edukimit.
Edhe institucionet tjera është thënë se kanë ndjerë mungesën e stafit.
Zyrtarë politikë dhe ushtarakë u kanë premtuar shumë punëtorëve se do të përjashtohen nga thirrja, sidomos ekspertët e teknologjisë informative.
Megjithatë, vërtetimi i një statusi të tillë përbën proces të gjatë burokratik.
Autoritetet ruse nuk kanë komentuar zyrtarisht raportimet për ikjet e zyrtarëve.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar javë më parë mobilizim të pjesshëm ushtarak për të ndihmuar në luftën e nisur në Ukrainë.
Sipas zyrtarëve ushtarakë, thirrja për mobilizim u është dërguar 300.000 personave.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
j.l./ dita

po ju genjen perendimi.
kjo nuk eshte fare e vertete.
komplet fake.
nga e di perendimi se ça behet ne rusi?
shpifje jan. putini e ka fitur luften mbi ukrainen dhe tradhtarin ukrainas zeleniski