Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fshati Krijues në Petrelë, një destinacion i pazakontë, Veliaj: Investimi në kulturë, po aq i rëndësishëm sa infrastruktura
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Fshati Krijues në Petrelë, një destinacion i pazakontë, Veliaj: Investimi në kulturë, po aq i rëndësishëm sa infrastruktura
Lifestyle

Fshati Krijues në Petrelë, një destinacion i pazakontë, Veliaj: Investimi në kulturë, po aq i rëndësishëm sa infrastruktura

Published: October 23, 2022
Shpërndaje

Petrelës, zonës piktoreske në periferi të Tiranës, i është shtuar një fshat i pazakontë. Një vend ku çdokush, jo vetëm fëmijët, mund të gjejë plot mundësi për t’u argëtuar dhe të kalojë një ditë ndryshe me familjen ose shoqërinë.

Fshati Krijues është projekti i ri, që synon t’i japë zonës një destinacion të ri, sidomos për fundjavën, duke transformuar disa kapanone ushtarake në hapësira krijuese dhe argëtimi.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vizitoi këtë hapësirë të re së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti. Ai tha se rigjallërimi i periferive të Tiranës u bë e mundur falë reformës territoriale, e cila i dha mundësinë bashkisë të investojë më shumë në ish komuna.

- Publicitet -

“Jam vërtet shumë krenar për 4-5 organizatat që janë bërë bashkë për të krijuar një destinacion si ky. Tirana është sot 1250 km2 – nga një qytet me vetëm 42 km2, ndodhi një bashkim madh me pjesën rurale dhe pyetja ka qenë: A ia vlejti? Nga ana infrastrukturore është shumë kollaj të përgjigjesh: Patjetër që ia vlejti! Shumë prej këtyre rrugëve që janë bërë në zonat rurale, me taksat e ish komunës së Krrabës, apo të Zall-Bastarit, Shëngjergjit, nuk do të ishin bërë kurrë. Do të duheshin 65-70 vjet, por bashkimi me Tiranën arriti të krijonte një lloj rishpërndarjeje,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se pas infrastrukturës, jeta dhe gjallëria në këto zona vjen nga zhvillimi i kulturës dhe i turizmit.

“Sot ndihem vërtet mirë që, përveç infrastrukturës, kanë ardhur edhe aktivitetet kulturore. Kur bëhen të dyja bashkë, investimi ka duk. Vërtetë kemi bërë diçka mbarë dhe bravo ju qoftë të gjithëve për këtë që keni arritur. Në qoftë se nuk ka bashkëpunim, nuk funksionon dot energjia e përbashkët. Në momentin që bëhemi bashkë, dhe tashmë kemi bërë një plan me Elvën se si do të lobojmë te Ministria e Mbrojtjes, që ky ‘pushtimi i butë’ që ndodhi sot me fëmijët, me art dhe kulturë, të kthehet në një pushtim edhe me letra, që ta kemi si një strukturë permanente këtë akupunkturë që është zhvilluar në Petrelë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ambicia e Bashkisë së Tiranës është që secili destinacion në kryeqytet të këtë edhe një veçori specifike, ose një minibrand brenda emrit të madh të Tiranës. Fshati Krijues shërben edhe si laborator për të gjithë artistët dhe njerëzit që duan të zhyten në një botë kreative.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    October 23, 2022 at 5:54 pm

    Po per fshatin Qinam qe ndodhet vetem 8 kilometra nga qendra e Tiranes kur do kujtoheni ju kryetar i bashkise.Ai fshat nuk ka Rruge dhe une te pijshem akoma.Turp qe aspironi te jeni dhe ne BE

    Reply
  • mali says:
    October 23, 2022 at 6:40 pm

    Z.veliaj e shoh qe Rama te ka zene per fyti.Me shoket ne PS nxireni ne pension Edi Ramen qe te merni fryme lirisht.Shikoni PD-ne jane si jane por ka lufte brenda partise,kjo eshte demokracia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?