Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Arsyeja është viktima e parë e emocionit të fortë” – Frenk Herbert*
Në një shkrim të gjatë me titull “Pse nuk bashkohen shqiptarët”, botuar në gazetën “Panorama” para pak ditëve, publicisti i njohur Fatos Lubonja shprehte keqardhjen pse shqiptarët nuk bashkohen dhe bënte thirrje që kjo të ndodhte sa më shpejt. Nuk ka dyshim se z. Lubonja ka dhënë një kontribut të spikatur në publicistikën shqiptare pas vitit 1990, por, ndërsa zakonisht popullit i bëhet thirrje për t’u bashkuar rreth ndonjë ideali kombëtar, siç është mbrojtja e vendit nga pushtimet e huaja apo vendosja e paqes sociale pas lindjes së konflikteve të ashpër politike, etnike, krahinore etj., në shkrimin e tij thirrja ka tjetër synim.
Qysh në fillim ai pohon se “Sot duhet bashkimi në mbrojtje të demokracisë… Sikur ky bashkim të ndodh një ditë ashtu siç e mendoj, do të hidhnim një hap të madh përpara në historinë e Shqipërisë”. Motoja ngjan fisnike, por problemi qëndron në pyetjet që nuk i shmang dot, si: E kemi pasur ndonjëherë demokracinë që kërkojmë ta mbrojmë, kundër kujt do ta mbrojmë atë dhe kujt do ia besojmë drejtimin e betejës për mbrojtjen në fjalë?
Pa iu futur teorizimeve mbi atë që unë besoj se demokracia as ka ekzistuar ndonjëherë dhe zor se do të ekzistojë (thjesht dhe vetëm, mund të flasim për sisteme apo qeverisje më pak apo më shumë demokratike), le të shohim tani cilët janë, sipas Lubonjës, armiqtë e demokracisë shqiptare dhe cilët mund të bëhen mbrojtjes të saj. Duke u lëkundur midis arsyes dhe pasioneve të kohës, z. Lubonja pohon disa të vërteta, por edhe disa të pavërteta, ndaj duket se bie shpesh në kundërshtim me vetveten.
Deri diku me të drejtë, ai pohon se “Po të shohim historinë e Shqipërisë do të vërejmë se, sa herë ka ardhur puna që interesat e vendit kanë diverguar (shkuar në drejtime të ndryshme- V. M.) nga ato vetjake, udhëheqësit shqiptarë kanë zgjedhur këto të dytat, duke sakrifikuar vendin… Sikur komunistët t’i kishin qëndruar projektit të Frontit Demokratik… do të kishim pasur një Shqipëri tjetër, pa diktaturën, burgjet, izolimin nga bota dhe përçudnimin e njeriut shqiptar, që po e vuajmë aq shumë edhe sot”.
Është e vërtetë që s’do ta kishim pasur diktaturën dhe “izolimi” do të kishte qenë më i lehtë, por nuk besoj se nuk do të kishim pasur edhe të burgosur politikë (ndonëse më pak se gjatë diktaturës), sepse, siç e pohon më vonë Lubonja, burgosje, vrasje e internime kundërshtarësh politikë kemi pasur edhe gjatë monarkisë, por edhe gjatë periudhës së pushtimit nazifashist. Gjithashtu, të burgosur dhe të ekzekutuar politikë, ndonëse në minimum për shkak të rrethanave të brendshme e të jashtme, kemi pasur edhe pas 1990 kur u vendos “sistemi demokratik”. Ajo çështja e “përçudnimit të njeriut shqiptar” është një grackë ku nuk duhej të binin mendje të nivelit të z. Lubonja, por kjo, gjithsesi, përbën një temë tjetër. Fjala “përçudnim” në fjalorin e gjuhës shqipe ka kuptimin: Prishje e shëmtim shpirtërisht, humbje e virtyteve apo vetive të mira, zvetënim. Po të besonim z. Lubonja do të konkludonim që shqiptarët kanë qenë në masë të virtytshëm, fisnikë e të pastër shpirtërisht, por ja që erdhi sistemi 45 vjeçar dhe na i prishi. Besimi ynë do të ishte i rremë se do na e hidhte poshtë e shkuara e largët dhe e afërt, si dhe vlerësimet e mendjeve më të ndritura të kombit gjatë dy shekujve të fundit apo ato të studiuesve të huaj.
Konkluzionin e tij të mësipërm autori e përgënjeshtron më vonë kur pohon se edhe “Zogu, për hir të interesave të tij personale, bëri armiq gjysmën e shqiptarëve më me kulturë duke i dëbuar, vrarë, nënshtruar, korruptuar, injoruar… Të njëjtat paaftësi (në të vërtetë, nuk janë paaftësi, por mbrapshti- V.M.) kanë vazhduar ta lektisin Shqipërinë edhe pas rënies së komunizmit”. Autori e kundërshton veten e tij akoma më shumë kur vazhdon të pohojë, tani me të drejtë, se:
“Historia tregon se ky nuk është fenomen vetëm shqiptar, por ashpërsia dhe ekstremizmi me të cilin është shfaqur në historinë tonë, e bën një rast ulëritës ndër vendet e kontinentit ku jetojmë… Kjo sindromë nuk është çështje personash, por tipar karakteristik i shumicës së shqiptarëve, i ndërtuar nga shkaqe historike, kulturore… se gjatë mbi 100 viteve pavarësi nuk kemi nxjerrë dot një figurë udhëheqësi ndryshe”.
Më poshtë, z. Lubonja rreshton shkaqet, sipas tij, historike-kulturore duke përmendur: “Mbizotërimin e një shoqërie klanore; të qenit me katër fe, por pa qenë thellësisht besimtarë në asnjërën; të jetuarit një kohë relativisht të shkurtër së bashku; shkatërrimin që i bëri regjimi komunist, nëpërmjet kolektivizimit të dhunshëm, njeriut si qenie që ka nevojë të lidhet në komunitet me të tjerët; mbizotërimi në kohën e neoliberalizmit që jetojmë të individualizmit ekstrem, të kuptuar në Shqipëri, banalisht, vetëm si kamje materiale”.
Unë besoj se mosqenia thellësisht besimtarë në asnjërën prej dy feve të cilat janë të ndara në sekte (katolikë, ortodoksë, protestantë dhe sunitë e bektashinj), i ka ndihmuar shqiptarët për kohezion shoqëror dhe bashkëjetesën qytetare. Ndërsa, pretendimi i Lubonjës se “kolektivizimi i dhunshëm” gjatë regjimit komunist e shkatërroi njeriun si qenie bie në kundërshtim me pohimet e tij kur përmend si shkaqe edhe “të jetuarit një kohë relativisht të shkurtër së bashku”, “njeriu si qenie ka nevojë të lidhet në komunitet me të tjerët” apo “mbizotërimi në kohën e neoliberalizmit që jetojmë i individualizmit ekstrem”.
Tani, o njëra, o tjetra, domethënë “shkatërrimin e njeriut si qenie” ose e solli kolektivizimi i ndodhur gjatë regjimit komunist, ose individualizmi ekstrem i importuar pas rënies së atij regjimi, pra kapitalizmi. E vërteta është se kolektivizimi i ekonomisë ka pasur si pasojë më të rëndë frenimin e zhvillimit ekonomik, të rendimentit dhe, rrjedhimisht, të ngritjes së shpejtë të mirëqenies materiale dhe, nga ana tjetër, ka ndihmuar ndjeshëm që “njerëzit të jetojnë së bashku” dhe “të lidhen në komunitet me të tjerët”. Në botën perëndimore shumica e qytetarëve nuk zotërojnë asnjë pronë, me përjashtim të banesës (jo të gjithë), dhe ndjenja e “kamjes materiale” është ndjenja dominuese në shoqëri. Pra, kjo ndjenjë nuk është thjesht shqiptare dhe as e kuptuar banalisht prej tyre, por e përqafuar me zell dhe e pompuar me propagandë gjigante pikërisht prej atyre që flasin më shumë për demokraci, drejtësi, liri etj. Ndërsa “lidhja në komunitet me të tjerët “në Perëndim është gati në nivelin zero, ngaqë shumica e njerëzve nuk njohin as fqinjët dhe as komunikojnë fare me ta.
Njeriut kapitalist, produktit të dominimit të kapitalit “i mjafton” vetja dhe me bashkësinë e lidh, nganjëherë dhe pa dëshirën e tij, vetëm vendi i punës. Vetmia është bërë fenomen dhe plagë mjaft e rëndë e shoqërisë perëndimore.
Pas pohimit të mësipërm, z. Lubonja vajton faktin se prej dhjetë vitesh nuk ka rrotacion politik në Shqipëri dhe se: “Megjithëse në qeverisjet 1997-2017 ka sunduar sistemi oligarkik i korrupsionit, ky ka qenë pluralist dhe ka mundësuar rrotacionin, kurse pas vitit 2017 ka ndodhur një grusht shteti nga lart për vendosjen e një regjimi monopartiak… Prandaj, ndaj këtij rreziku lipset bashkëpunimi i sa më shumë aktorëve politikë”.
Po ta marrim për të vërtetë këtë vlerësim të z. Lubonja del se e keqja më e madhe për vendin e popullin nuk është ekzistenca e “sistemit oligarkik të korrupsionit”, por fakti se brenda përbrenda këtij sistemi nuk po ndryshohet pjesa politike e aleancës politikë-oligarki nëpërmjet rrotacionit.
Mendjeve të kultivuara si në rastin e z. Lubonja nuk iu lejohet të flasin për “grusht shteti nga lart” dhe “regjim monopartiak” në Shqipëri. Së pari, grushti i shtetit si nocion politik dhe juridik është diçka krejt tjetër dhe, së dyti, sistemi nuk quhet monopartiak pse në një vend një parti apo grupim politik qëndron në pushtet më shumë se dy mandate rresht.
Në Gjermani ka qëndruar në pushtet e njëjta parti, vetëm nën udhëheqjen e Kolit, gjashtëmbëdhjetë vjet, në Japoni ka qëndruar në pushtet e njëjta parti për rreth 50 vjet dhe po kështu në disa vende të tjera evropianoperëndimore dhe askush s’ka folur për “regjim monopartiak”. Thelbi i problemit qëndron në faktin nëse partia apo grupimi politik qëndron gjatë në pushtet sepse e votojnë apo sepse përdor mjete antidemokratike për zgjatjen e sundimit.
Po të pyesësh Lubonjën dhe ata që janë mërzitur nga moskthimi në pushtet prej një dekade, do të thonë se qeverisjen aktuale nuk e mban vullneti dhe vota e popullit por blerja e votave, kapja e drejtësisë dhe e medias etj… Megjithëse bashkohem me Lubonjën në mendimin se Shqipëria meriton një qeverisje shumë më të mirë dhe se z. Rama duhet zëvendësuar me dikë më të merituar, nuk besoj kurrsesi se janë marifetet antidemokratike që i mbajnë në pushtet dhe se shumica e atyre që vendosin të marrin pjesë në votime nuk votojnë për ata (opozitën e sotme) që i kanë provuar disa herë, sepse qenkan nën trysninë e pushtetit.
Ne, vërtetë jemi dëshmitarë të një dëshpërimi dhe pakënaqësie shoqërore të shumëpërhapur, por, po kaq, jemi dëshmitarë të faktit se midis dy të këqijave ekzistuese shqiptarët preferojnë këta që janë si e keqe më e vogël. Sondazhet e brendshme e të jashtme e kanë dëshmuar plotësisht këtë, takimet tona të përditshme me njerëzit na bindin edhe më shumë. Shqiptarët nuk ikin nga vendi i tyre vetëm nga pakënaqësia për gjendjen dhe nivelin e qeverisjes, por edhe nga mungesa e plotë e besimit se në horizontin politik ndodhet dikush që dëshiron dhe mund t’i drejtojë më mirë.
Po të ishte ndryshe, shqiptari ikanak do ta kishte më të lehtë të vërshonte me vota plebishitare në favor të “njerëzve të shpresës”, duke i hequr çdo mundësi pushtetit për t’ia bërë jetën të vështirë në atdhe.
Daljen nga situata z. Lubonja nuk e sheh tek ndërgjegjësimi i shoqërisë për të forcuar bindjet demokratike dhe të shtetit ligjor tek individi shqiptar, por pohon se “E kam thënë se opozita nuk mund të shërbejë si fasadë e regjimit dhe se regjimi do të mund të rrëzohet… nëpërmjet bashkimit të shqiptarëve në protesta dhe mosbindje civile, deri në destabilitet- si për shembull me djegien e qendrave të votimit në zgjedhjet lokale të 2019”.
Shkurt dhe qartë, autori iu propozon shqiptarëve dhunën e kaosin, krimin dhe terrorin për të zëvendësuar votimin paqësor me mosvotimin, bindjen e njerëzve me imponimin me dhunë të pakicës kundrejt shumicës, për t’u shndërruar në shumicë nëpërmjet imponimit. Lubonja me këtë pohim tejkalon edhe znj. Jozefina Topalli, ushtare e bindur e Sali Berishës dhe një nga individët politikë më ekstremistë në Shqipëri, e cila e pati dënuar djegien e shkollës së mesme në Shkodër si mjet për pengimin e votimit, të organizuar nga kryetari aktual i asaj bashkie, z. Bardh Spahia, duke u shprehur: “Demokratët e vërtetë nuk iu vënë zjarrin shkollave”.
Pluralizmi politik, e drejta e zgjedhjes dhe zëvendësimit të qeverisësve nuk është qëllim në vetvete, as mjet luksi apo “normë zakonore”, por një e drejtë dhe mundësi që një qeverisje të zëvendësohet me një tjetër më të mirë, që ai që gabon të vetndreqet dhe ai që bën faje e krime të ndëshkohet. Nëse një këmishë e heqim dhe e hedhim si të bërë pis e të padobishme, kjo nuk do të thotë që sapo të bëhet pis edhe këmisha tjetër ta zëvendësojmë me të parën, pa e pastruar atë apo pa blerë një të re.
Nëse nuk kemi mundësi të blejmë të re (të votojmë për një forcë të re politike), atëherë duhet “larë” këmisha e flakur dikur në mënyrë që të rivishet. Kështu, rikthimi në pushtet i opozitës do të ishte i mirëpritur dhe i dobishëm nëse ajo do të ishte “larë” duke larguar drejtuesit dhe ideatorët e gjithë shkeljeve antidemokratike dhe krimeve të kryer, do të kishte pranuar gabimet e fajet e mëparshme dhe dënuar autorët e tyre.
Mirëpo, ka ndodhur e kundërta. Ata janë bërë “grusht” rreth Sali Berishës, i cili është shëmbëlltyra më banale, më e dhunshme dhe më e rreme e politikanit evropian të shekullit të 21-të, pasi, sipas tyre “vetëm me këtë kemi ca shanse për t’u rikthyer në pushtet”. Siç shihet, masa që e ndjek nuk udhëhiqet nga parime morale, nga norma apo ideale demokratike dhe as ide progresiste, por, thjesht dhe vetëm, nga etja për pushtet dhe privilegje që i kanë shijuar dikur.
Z. Lubonja iu bën thirrje shqiptarëve që “këmishën” e përdorur dhe me njolla korrupsioni të qeverisjes aktuale ta zëvendësojnë me këmishën e flakur tutje të opozitës e cila mban erën e djersë së padrejtësive, erë të rëndë korrupsioni, kapjeje të drejtësisë, falsifikimi e dhunimi procesesh zgjedhore, rrahje e burgosje opozitarësh, burgosje e rrahje gazetarësh dhe djegie redaksi gazetash, si dhe njolla gjaku opozitarësh të pafajshëm.
Rrotacioni politik i pabazuar në vlera, në vetëndryshim e përmirësim dhe, rrjedhimisht, i pamerituar, e zhvlerëson kuptimin dhe dobinë e pluralizmit politik. Ndërsa zëvendësimi i bindjes me dhunën dhe imponimin, siç predikon Lubonja, çon në mbretërinë e kaosit dhe diktaturën e pakicës mbi shumicën.
Z. Lubonja pohon se “Sot gjykoj se interesat vetjake (të Berishës e Metës) në rrëzimin e Ramës janë në një kahe me interesat e shumicës së shqiptarëve… Rasti McGonigal tregoi qartë se me shumë gjasa “non-grata” amerikane ishte vepër e ca amerikanëve të korruptuar e mashtruar nga Rama”. Pohime të tilla, të bëra nga njerëz si Lubonja, të lënë pa mend.
Se si mund të jenë në një kahe interesat e shumicës së një vendi me ato të një grushti politikanësh të korruptuar e të dhunshëm, të cilët shumica e popullit i ka larguar disa herë, me votë dhe me “dru” nga pushteti si të padenjë, këtë s’e kap dot arsyeja e shëndoshë. Gjithashtu, më duket guxim i tepruar të pohosh se Rama qëndron në pushtet sepse ka kapur median në një kohë kur për 24 orë rresht na shfaqen në çdo ekran “shpëtimtarët opozitarë” me akuza, shpifje e mashtrime të tipit “kanë ngrënë biftek 1000 euro” apo “kanë blerë vazo 4 milion euro për Kryeministrinë” etj.
Është e drejtë e Lubonjës të besojë gjepura të tilla se qeverisë amerikane i mjafton një lobim prej kujtdo që të shpallë non-grata cilindo në botë. Po kështu, është në vlerësimin e intelektit dhe të ndërgjegjes së tij të besojë se Sali Berishës i kanë rënë në qafë, se ai nuk është “minues i demokracisë” por kultivues i saj, megjithëse nuk ka lënë parim demokratik pa shkelur tash tridhjetë vjet, se nuk është përkrahës i korrupsionit gjigant, por luftëtar kundër tij, me gjithë rastet e panumërta të veprave korruptive gjatë kohës që qeveriste; të besojë se shkoi rastësisht në shtëpinë e zëvendësit të tij “për një gotë verë” dy ditë përpara se gjykata të jepte vendimin për përfshirje në korrupsion madhor, të parë me zë e figurë nga të gjithë shqiptarët.
Autori me këmbëngulje ripohon se “Bashkimi më i mirë do të ishte ai i një lëvizjeje për demokracinë që, mundësisht nëpërmjet protestash të fuqishme, nuk do t’i lejonte fare zgjedhjet në kushtet aktuale… deri sa të imponohej dorëheqja e qeverisë…
Pastaj, qeveria e dalë nga kjo lëvizje do të punonte për krijimin e zgjedhjeve të lira, depolitizimin e drejtësisë e policisë, do të çlironte mediat, hiqte monopolet në ekonomi dhe do të nxirrte krimin nga ekonomia dhe politika”.
Korrupsioni i një pale nuk luftohet duke bashkuar tri apo më shumë palë të korruptuara në një qeverisje të përbashkët. As normaliteti i zgjedhjeve politike nuk rivendoset duke e drejtuar procesin dy apo më shumë palë që kanë dëshmuar më se një herë se i manipulojnë, falsifikojnë apo dhunojnë proceset zgjedhore. Rrotacionet politike nuk marrin natyrë demokratike e paqësore nëse prish një qeveri që gëzon mbështetjen e shumicës (edhe nëse shumica gjykon gabimisht) dhe thërret në qeveri dikë që, sa herë s’ka mundur të bëhet shumicë nëpërmjet bindjes dhe shembullit pozitiv vetjak, ka tentuar të bojkotojë proceset zgjedhore ose ta marrë pushtetin me tanke e flakëhedhës.
Qeverinë e përbashkët, të krijuar me imponimin e Çadrës në 2017, ku opozita kishte ministritë kryesore, e provuam dhe ajo as e solli opozitën në pushtet, dhe as luftoi korrupsionin apo oligarkinë.
Lidhjet dhe bashkëpunimi i politikës me oligarkinë nuk ndërpriten duke i bashkuar palët politike me të cilat oligarkia e ka pasur mirë përherë, por duke promovuar politikanë, ide dhe politika (nëse është e mundur) që ndëshkojnë bashkëpunimin dhe nënshtrimin e politikës nga oligarkët. Nëse kjo është e pamundur, atëherë na duhet të arrijmë në përfundimin se kapitalizmi nuk është demokraci por oligarki, ku populli thirret periodikisht në spektakle politike zgjedhore për të zgjedhur dashnorin e radhës të oligarkisë, ndërsa beson se po zgjedh shërbëtorin e vet më të mirë. Ka të ngjarë që të na tingëllojë aktuale thënia e manjatit Rothshild gati dy shekuj më parë se “Nuk dua t’ia di cila kukull vihet në fronin e Anglisë për të sunduar Perandorinë në të cilën dielli s’perëndon kurrë.
Njeriu që kontrollon paratë britanike kontrollon edhe Perandorinë Britanike, dhe këto para i kontrolloj unë”.
Nga fundi i shkrimit të vet duket se z. Lubonja ftillohet kur pohon se “Vetëm nëpërmjet (luftës për demokraci) mund të ndërtohet një ndërgjegje e re kolektive. Disa popuj e kanë ndërtuar këtë nëpërmjet prerjes së kokës së mbretërve dhe duke luftuar përditë që mbretër asisoj të mos rikthehen”. Ky konkluzion i tij bie ndesh me propozimet e mëparshme që ai ofron pasi “mbretit” tonë ai nuk rekomandon t’i “presim kokën”, por t’i ofrojmë sërish skeptrin e sundimtarit. Se kush është realisht “mbreti” ynë do të mjaftonte përpjekja për t’iu përgjigjur sinqerisht pyetjes: Si shpjegohet që Sali Berisha, të cilin viti 1990 e gjeti sekretar byroje të partisë sunduese dhe mjek të udhëheqjes së saj, është shfaqur për mbi tri dekada, më i egër, më nihilist, hakmarrës e i dhunshëm se qytetari Fatos Lubonja të cilin viti 1990 e gjeti në burgjet politike të regjimit?!
Prandaj, jo vetëm që s’iu duhet bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen për të risjellë në pushtet keqbërësit e paskrupull të së kaluarës, por, përkundrazi, duhet konsideruar e vajtueshme që 25-30 për qind e popullsisë vazhdojnë t’i ndjekin e votojnë të papenduarit dhe të pandëshkuarit për zullumet e kryera për 30 vjet me radhë.
T’iu bësh thirrje sot shqiptarëve të bashkohen për të “shpëtuar demokracinë” nëpërmjet rikthimit në pushtet të atyre që dikur i ke shpallur armiq të demokracisë, autokratë dhe politikanë që meritojnë të largohen nga pushteti me çdo kusht, do të thotë mungesë konsekuence dhe parimësie në ato që propagandon.
Nga z. Lubonja e të tjerë si ai pritet të marrin përsipër ose mbështesin ndonjë lëvizje të re politike, dhe jo të bëjnë thirrje për riciklimin e “mbetjeve të turpshme të së kaluarës”. Në rastin e parë i ndihmojmë progresit, ndërsa në të dytin thjesht zbavitim pasionet tona emocionale.
—-
*Frank Herbet është gazetar dhe shkrimtar amerikan i shekullit të 20-të.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Ka marre xhixhat Fatosi o Viktor.
Zarfi Zenit vlla
Lek i madh eshte hedhur
Ti kujton se nuk e di Fatosi kush eshte Saliu?
Pse merreni me Fatos Lubonjen!?Ismail Kadare,prozatori i kombet na ka lene nje fakt:Fatos Lubonja ka deshmuar kundra babait te vet.”I vellai tij Gimi eshte djale flori dhe nder kitarristet me te mire ne Shqiperi.,per brezin e tij.
O VICTOR I NGRATE
VALLE KE HARRUAR
KUR GJITHE QELBESIRAT
TE NGRIHEN I FTUAT
TA HEQIN BERISHEN
DHE MIRE JA BEME
KETE QELBESIREN TJETER
PERSE PRAP TA LEME
Fatos Lubonjës i janë errur sytë që kur ia larguan Bechetin. Ku ai merrte mijëra euro në muaj. Mua më duket se urrejtja ndaj Ramës e ka verbuar. Prandaj nuk duhet të merret seriozisht, por duhet mëshiruar. Shqiptarët e zakonshëm janë shumë më të kthjellët se ai. Ata dinë ta ndajnë shapin nga sheqeri. Aq shumë është têrbuar ky klysh saqë uron që të përsëritet 1997! Por populli socialist do ta votojë dhe rivotojë Ramën megjithëse ai nuk është i majtë, që të mos përsëritet më shkatërrimi i vendit si gjatë periudhës 1991 – 1997. Të mos përsëritet Gërdeci, grushti i shtetit më 1998, 21 janari etj etj. Deri sa të dalë dikush tjetër më i mirë, do të votohet dhe rivotohet Rama deri në 2030-tën. Se nuk ka alternativë. Berisha sot duhej të ishte në burg për të gjitha zezonat që i ka shkaktuar këtij vendi dhe jo të mbetej prapë në politikë. Por Rama, si kudo, edhe këtu është treguar i dobët. Ramë për mua nuk është e keqja më e vogël, por e mira më e vogël. Se prapë se prapë ai mbetet pozitiv. Ndërsa Berisha me Metën janë thjesht dy çakenj që si gjithë kafshët e egra dhe të rrezikshme meritojnë plumbin.
Une kujtovaxse replika ishte me Fatos Tarifen apo Fatos Nanon. Ky qenka Lubonja. Me vjen sinqerisht keq, por sejcili Ka ne dore qe ndonjehere ti kthehet vetes e te pranoje ku Ka gabuar ne gjykim. Hermann Hesse ne nje roman autobiografici ku rrefen veten ne nje hotel per kure riabilitativo thote se nqs bavarezet quajne te pjekur per ta degjuar burrin pasi Ka mbushur te dyzetat, sipas tij eshte me mire ta rishikojne Edge nja 10 vjet me shume. Dmth pas te pesedhjetave. Lubonja eshte si nje roman qe nis mire e pastaj hapet gjithandej sa lexuesit s’arrijne dot ta lexojne me dhe e lene rruges. Per Lubonjen faji eshte i lexuesit. Per mendimin tim problemi eshte se ai nuk nderton dot finalen. Ai bertet per revolucione por s’ka masen e kostumit per ti dhene kuptim revolucionit. Eshte si Ekatontiqeri, mostra mitologjike me 100 duar, ku ato luftojne papushim me njera-tjetren. Dje ne darke hyra tek kanalet shqip per te degjuar ndonje lajm. Kam shume vite qe nuk shoh nga keto muhabetet ne studio. Quhet nje app Klani in. Hyra aty dhe ishin Ca kanale, ku pothuaj behej muhabet zgjedhjesh. Tek Opinion ishte Fevziu, nje Berat Sali Berisha e nja dy fra e nje burre qe s’i njihja. Filloi Saliu ne foto te x-it qe ishte lidhur me Iranin, pasdaranet, Veli Erjonin, Edi Ramen, etj. Une qeshja, se Saliu s’paska ndryshuar fare, hahaaa, si fuks lokaliteti. Po preokupohejbse po vinin para nga Irani. Babai i shpifjes dhe Fevziu nuk pushonin pa’ shtrenguar lapsin e katerkendeshit Amerikane-iraniane-Veliaj Rama. Nderrova kanal, ishte Rama ne monolog tek Sokol Balla dhe nje kokekatror tullac. Rama shtirej si ata bobet nderkombetare qe flasin per destinon e Universit. Nderroj kanal, doli Syri TV. Aty ishin Ca me mjekerr si me qene tek al jaazira. Cem peka, shkullaku, ai tjetri, Dudushi me mjekerr. Flisnin te tere njekohesisht. Vetem nga titujt e kuptova qe ishte muhabet zgjedhjesh. Me tutje qe nje kanal, Erla Mhilli me ca muhabetcinj elektorale. Shtyj me tutje, qe Zheji dominant, muhabet zgjedhjesh dhe aty. Shtyj me tutje qe nje tip me emrin Luciano per kryetar i Elbasanit. Pastaj dola nga ky App Klani e pashe nje film komik ne Amazon Prime, qe ia vlente vemendjen. I shkrova keto rrjeshta sepse si une jane qindra mije qe sapo hapin TV nderrojne kanal pa i vene veshin ketij harbimi verbal. Jetojme epoken pasideologjike. Ramen e pyeti nje gazetare a moderatore per pensionet dhe ai me keqardhje tha se vetem fati nqs vinte ndonje lajm nga Shpiragu… Dmth po s’u gjet nafte e gaz, ters e kane punen pensionistet. Eshte nje film komik ku Morgan Freeman ishte Zoti dhe ia la per nje jave pushtetin Jim Carrey te bente arbitrin. Dhe e dinin pse Rama flet per hallet e pazgjidhura te pensionisteve? Se kur te dale vete ne pension me 30-40 vjet kontribute politike s’do i dale pensioni me 200 mije leke te vjetra. Cuditem sesi nuk e vini re qene kete bombardim berthamor ne te gjitha ekranet njerezit arrijne ti anashkalojne. Ne ’90 une isha 18 vjec dhe nja 10 vite te mira na dukej sikur ishte natyrale te flisnin per politike. Pastaj u lodhem se derdellituri. Sistemi eshte ndertuar i tille qe te toleroje derdellitjen por te favorizoje nje grup shume te vogel, gjithnje e me te vogel. Ky eshte sistemi i parase, qe shenoi fundin e revolucionit. Sali Berisha nuk cilesohet me ashtu Sic e meriton, kriminel dhe i korruoruar. Por non grata. Se na plasi menderja ne qe Anerika dhe Anglia nuk i dhenjan vize ketij krimineli qe harbon ne mes te Tiranes dhe bredh studiove e kuterbon sloganet e dala boje. E kuptoni qe keto grupime postideologjike qe gabimisht quhen parti, por qe jane pertej alternativave, nuk ndjellin me interes. Sepse realisht nuk perfaqesojne alternativa, por dyqanin e rradhes kuvdo shiten tendera dhe kartolina me shkolla e spitale me te bukura. Rruge me ndonje mimoze te celur anash: simbioza perfette e asfaltit ekologjik. Beri c’beri ai zeshkani artist i PD ne vend te premtonte uje te pijshem, qe eshte elementare per nje fshat e Jo me per nje kryeqytet, thote se do bredhe miletin me autobuse pa leke. Qe ta mbyllim me are qe e filluam, edhe ne dashte Fatosi e Fatoset, s’kanevme ke ta bejne revolucionin. S’ja Ka ngene kush. S’ka me budallenj si ne ’91. Populli i shkrete shpreson ndonje lajm te mire nga Shpiragu. Qe edhe ne ardhte, do gezoje kredidhenesit e Shqiperise. Se do paguhen male me borxhe dhe interesa.
O Gazetari,Fatosi e di se kush eshte Saliu por di me mire se kush eshte Rama dhe sithoni ju Ramistet per tu justifikuar qe Rama eshte e keqja me e vogel dhe Tosi mendon se Berisha eshte e keqja me e vogel.
Nuk eshte rastesi o Viktore (Fitore “shqip”) emri tend i Salehut,i Eduartit (Edi),i Fatosit (Fate angl),i Enverit,Mahmutit (Mehmet “Shqip”),Abdullahut (Abdyl “shqip”),Ishmael (Ismail “Shqip”) etj qe nuk jane Historike para Osmane.
Populli thote te humbte Vula d.m.th Emri.
Edhe Flamurin (Fllug angl) e kini te Kaurrit te Derrit Greke nga Kostantinopolis qe tregon ndarjen e Perandorise Romake Greke ne te Perendimit dhe Lindjes.
Aresyeja perse Epirotet e Ilyrise,Maqedhonise,Ionise ku eshte sot Turqia e consideronin veten Romei mos te harrowing prejardhjen e tyre nga Roma dhe Magna Grecia.
Perse?
Sepse i kishin rrenjet nga Roma e ndertuar nga Greket e Ionise Troas Legendare (legend “shqip”).
Kjo eshte e Verteta (este Vero) o Viktore qe edhe Polisin ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos Kostantino-Polis e quani Stamboll!Per cfare “Ilyresh e kini fjlen o Viktore?
Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D e quani Shen Sofia latinisht nga Saint.
Per cfare historie flet o Viktore Malaj mbiemrin e ke Greke.
Mala greqisht do te thote Floke.
Greket fijet e gjata te qylimave (Velenxa) i wuanin Fllokos.
Timo-Theos Flllokos.
Emri Nderoj Zotin Timo ton Theo greq.
Mbiemrin Fllokos e thame.
Po ashtu edhe Parashqevi Simaku.
Emri Parashqevieshte Greke o Biktore kurse Mbiemri Simahos (Simaku) greqisht Bashkeluftetare.
Agi Saranden e quani Sarende!
Moskopolin Voskopoje!
Karavo-Stasi ne Karavasta.
Emer Safi Greke qe do tecthote Stacion Barkash “Shqip”.
Apollonine ne Nder te Perendise Greke e consideroni Arnaute.
Po ashtu edhe Buthrotos ne Burint.
I vetmi Komb we ndertoi Theatro ku luheshin Vepra te Tragodhise (Tragedy “shqip”),Komodhia (Komedy “shqip”),Dhrama (Drame “shqip”) etj ishin Greket e Epirit,Ilyrise,Maqedhonise,Ionise ku eshte sot Turqia,Magna Grecia sot ne Italine e Nea-Polisit (Napoli).
Nea Polis Greqisht quhej Qitet i Ri.
Megjithese Qitet vjen nga Cita italisht sic vjen popull nga popola
Shtet nga State
Republike nga Repoblica
Prift nga Priest
Shen nga Saint
Pranvere nga Primavera
Agimi nga Avgi greqisht
Mengjes nga Morning
Dite nga Day
Darke nga Dark anglisht.
Nate nga Note
Erresire nga Erevus ne Mithollogjine Greke etj,e te tjera Ecetera.
Per cfare Kombi e ke Llafne o Viktore si Pionieri i Enverit.
Fatos Lubonja eshte per fat te keq nje nga Te Rrallet qe eshte Patriote (Patridha greq do te thote At-Dheu.
Ate eshte turqisht.
Ata-Turk quhet Babai I Turqve.
Nuk late (lashate ital) fjale pa kopjuar (copy) o Viktore Mavria.
Mavros greq do te tote i Zi Katran me boje.
Andoni nga Zagoria i biri i Zahos (Cajupi) ua tha tyrqve si Deputetit Osmane Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve etj nga Egyptos
Ku bere derr e arine
Cdeshe qe bere turkoallvanine.
Nuk e kuptoj perse (Non e kapito perce) po luftoni nje Sokrat te Vorio Epirit zotin Fatos Lubonjen o Ignoranter (injorant “shqip”).
Cfare nuk kuptoni?
Bravo Dudumi,tani na e mbushe mendjen qe ne duhet te votojme Ramen dhe Veliajn perjete sepse ata jane e ardhmja jote.
Fatos Lubonja komenton cdo dite te Gazeta Dita me pseudonimin ¿?.
Fatos Lubonja eshte nje mi haleje qe ha mut qe vjen shume ere te keqe.
OK B.Malaj:
1.Analiza juaj e shkëlqyer drejtuar të lajthitur F.Lubonja është goditje ndaj idhullit të tij NON GRATA që e ka paguar mirë me € & $ të çoçullit në firmat RENTIERE,SHITJES PËR SKRAP TË PASURISË SË POPULLIT,etj,Pasi TOSI nuk shpjegon se ku i gjën parat për organizimin e foltoreve në Shqipëri,Greqi e Amerikë..!
2.Tosi veç shpifjeve si vet Saliu,kërkon REVOLUCION për përmbysjen e qeverisë legjitime pasi drejtohet nga EDI RAMA ISH SHOKU TIJ QË U BË KM DHE AI VET NGELI NË CEP TË URËS.Xhelozia e cmirllëku po e çon në ekstremitete të çuditëshme që po fiton urrejtje nga 90 % e popullit Shqipëtar.
3.Përderisa Tosi ka spiunuar edhe babain e vet i bashkohet Spiunit Sali i cili si spiun i shumfisht-1967,70,80.. bashkohen si hallkat e një zinxhiri që vet Tosi i ka provuar dhe ja kujton Sb se që të shpëtoi nga prangat për Korrupsion madhor,Sipas DASH,i duhet të shpalli mosbindjes civile siç ka vepruar nga 2 prilli 1991 Shkodër e deri në 21 prill 2021 Elbasan me gjithsej 20.000 të vrarë 200 vetëm në Tropojë.
4.Çuditrisht Tosi si dhe të gjithë berishisët në 800 TV e portale shpifin se DREJTËSIA DHE MEDJET jan kapur nga E.Rama,Kur është e kundërta.Jan kapur nga Sb në 92 dhe 2005,ndaj Sb rreket me drejtësinë(SPAK+GJKKO por edhe me SHBA që e drejton Atë..) dhe helmon mjedisin mbarKombëtar me medjet moçal i ndotur si vet Ai.
5.Tosit nuk duhet ti vihet RE,pasi si i papunë që është,i duhen para për të jetuar në Shqipëri,Itali e gjetk,ndaj i duhen shpifje të tilla për tu paguar nga Padronët e medjeve Salist për të helmuar dynjanë.
6.I kujtojmë Tosit dhe tijve si Ai se S.Berisha & I.Metaj nuk kthehen më në pushtet sa të jet AMERIKA GJALLË.
7.Është taksirat i popullit që të dëgjoi dënglat e tyre përderisa SPAK të dali nga KOMA.
-FLM V.MALAJ,DITA.
OK V.Malaj:
1.Analiza juaj e shkëlqyer drejtuar të lajthiturit F.Lubonja është goditje ndaj idhullit të tij NON GRATA që e ka paguar mirë me € dhe $ të poçullit në firmat RENTIERE,SHITJES PËR SKRAP TË PASURISË SË POPULLIT,etj,Pasi TOSI nuk shpjegon se ku i gjën parat Sb për organizimin e foltoreve në Shqipëri,Greqi e Amerikë..!
2.Tosi veç shpifjeve si vet Saliu,kërkon REVOLUCION për përmbysjen e qeverisë legjitime pasi drejtohet nga EDI RAMA ISH SHOKU TIJ QË U BË KM DHE AI VET NGELI NË CEP TË URËS.Xhelozia e cmirllëku po e çon FL në ekstremitete të çuditëshme që po fiton urrejtje nga 90 % e popullit Shqipëtar.
3.Përderisa Tosi ka spiunuar edhe babain e vet i bashkohet Spiunit Sali i cili si spiun i shumfisht-1967,70,80.. bashkohen si hallkat e një zinxhiri që vet Tosi i ka provuar dhe ja kujton Sb se që të shpëtoi nga prangat për Korrupsion madhor,Sipas DASH,i duhet të shpalli mosbindjes civile siç ka vepruar nga 2 prilli 1991 Shkodër e deri në 21 prill 2021 Elbasan me gjithsej 20.000 të vrarë 200 vetëm në Tropojë.
4.Çuditrisht Tosi si dhe të gjithë berishisët në 800 TV e portale shpifin se DREJTËSIA DHE MEDJET jan kapur nga E.Rama,Kur është e kundërta.Jan kapur nga Sb në 1992 me kursin e plepave dhe të medjrve në 2005,ndaj Sb rreket me drejtësinë(SPAK+GJKKO por edhe me SHBA që e drejton Atë..) dhe helmon mjedisin mbarKombëtar me medjet moçal i ndotur si vet Ai.
5.Tosit nuk duhet ti vihet RE,pasi si i papunë që është,i duhen para për të jetuar në Shqipëri,Itali e gjetk,ndaj i duhen shpifje të tilla për tu paguar nga Padronët e medjeve Salist për të helmuar dynjanë.
6.I kujtojmë Tosit dhe të tijve si Ai se S.Berisha & I.Metaj nuk kthehen më në pushtet sa të jet AMERIKA GJALLË.
7.Është taksirat i popullit që të dëgjoi dënglat e tyre përderisa SPAK të dali nga KOMA.
-FLM V.MALAJ,DITA.
Nje njeri i cili ka shitur te jatin eshte normale qe te jetoje me komplekse dhe ne perpjekje per t’i harruar ato perpiqet te dale kunder rrymes megjithese bagazhi i tij intelekual nuk e justifikon kete,pasi asnje njeri me bagazh normal nuk mundet te “mbroje apo justifikoje Salehun Apo spiunin Metaj”pra pyetja shtrohet se perse z.Lubonja pranon te zbrese nen llogjiken mesatare dhe me paturpesi por me koken ulur justifikon te pamoralshmen duke e ditur se eshte ne anen e gabuar duke sabotuar ne nje fare menyre te ardhmen e popullit te vet thua se vjen nga qielli dhe nuk i di bemat e Salehut&Metaj dhe rolin primar te tij duke ushqyer vuajtjet dhe rritur veshtiresite per t’ju bashkuar Europes(vetem nqs eshte paguar dhe kjo pagese ja vlen poshterimit te vete atij).Mendoj se Lubonja,Bushati,Zheji,Ylli Rakipi e ndonje tjeter bejne pjese ne “banden e anal-isteve zuzare ku nderi,principet,profesionalizmi,e verteta i kane harruar me kohe dhe se urrejtja e popullit po i ndjek si hije”
Qenke munduar zotrote Viktor Efendi, Pse je lodhur kot me Fatosin qe nuk ka bere asnje tender, qe nuk ka marre para nga buxheti i shtetit per asnje incierator, qe nuk ka bere ndonje pazar me Deripasken per te shitur Balleshin, as me Arapet (ruse) per te shitur Portin, qe nuk prishur as Sheshin e Flamurit, qe nuk ka prure asnje anije ne breg te Vlores, per energji, qe nuk ka hapur asnje rruge te shembur me miliarda qe xhirojne neper tendera uniformash, kapelesh 300 euro, uje te pijshem qe nuk furnizohet neper qytetare, po qe paguajne sa frengu pulen per qefet e Ballukut per party dhe cokokrem..
As ta ka zene Sheshin Skenderbej Fatosi, as ta ka shitur Butrintin te greket. As nuk thote Efkaristo para, dhe pas poli, si Ramuti, dhe as ka ngritur heronjte greke nga Varri, si Mero Baze.
Ca ke qe te shqeteson me Fatosin. Normalisht, ai eshte nje hic, si te shumtit e popullit qiptar qe vlen nje hic para kurvave te shtetit
KA HERONJ,HERONJTE KURRE NUK VDESIN
ATA JANE RRENJET E LIRISE
ATA RROJNE NE PALET E FLAMURIT
ATA RROJNE NE ZEMRAT E RINISE
KA HERONJ. SA BOTA DO TE KETE
RANE ATA PA FRYMOJME NE
TRADHETIA RREH QE TÌ MOHOJE
SHQIPTARIA NE ALTAR I VE
ATA JANE YJE TE PASHUAR
QE LESHOJNE KUSHTRIMIN NE ETER
PA VENE YLLIN SERISH MBI FLAMUR
SHQIPERIA S`BEHET ASNJEHER
Shikoni reklamen e Dites, njelloj si Tema.
Keta nuk meritojne asnje shans
Pyetje per kellirat e posterave Ramutore
Cdo te thote shans?
Shans per te marre tendera?
Si thote Rama ne kete post? Mos u jepni shans per asnje tender, se ato do ti beje dhe do ti fitoje vetem Rama me Rilindjotet putana dhe spiune te Deripaskes dhe araposerbeve e grekerve qe fitojne tenderat, naften, qendrat e lashta dhe portet e Shqiperise. pArate e Tepsise do ti mbaje vetem Rama em rilindjen, nuk do ndahen me me LSIne. Nuk meriton Iliri me asnje shans. Kjo eshte e gjitha. Dhe e thote hapur, nuk ka me asnje problem. Gjithe votat te shkojne per tenderat e Rilindjes
Ti djali Erdoganit te ka thene mendja ik pirdhu….a koqe bastardi
Ja the po kujt ja the z.Malaj, mua nuk me shqeteson Fatosi vogel, por ata 20-30 perqint qe permende ne rreshtat e fundit …dhe them, si ka mundesi ti shkosh mbrapa nje mostre si Berrisha. Nje gje eshte te kritikosh Ramen,dhe eshte e drejte , por tjeter gje eshte te duash te kthehet ne pushtet Berrisha
demo, lexo kete edhe shkruaj nje koment ca mendon ti tani:
Edhe ky akademiku serb i gjuhesise ne Beograd ne Serbi ka shkruajtur qe Gjuha Shqipe eshte gjuha e Pellazgeve edhe e Ilireve dhe qe Gjuha Shqipe eshte gjuha me e vjeter ne Europe dhe ky eshte linku me fotografine e librit ne anglisht:
facebook.com/photo/?fbid=10158940949707747&set=gm.1769626606751500&idorvanity=1369887270058771
Lexoni kete shpjegim ne shqip:
Autori Kroat Radoslav Katičić, në librin e tij, “Gjuhët e vjetra Ballkanike” (Ancient Languages of the Balkans) fokusohet tek gjuha Shqipe, e cila pa asnjë rezervë, apo dyshim, njihet ndryshe si “gjuha paragreke”.
Ju lutem, lexojeni të gjithë materialin!
Studiuesi Katičić në veprën e tij, citon edhe studiuesin Serb, profesorin e universitetit të Beogradit, Milan Budimir, i cili ishte studiues i gjuhëve klasike, dhe njohës i gjuhës Shqipe.
Profesori Serb, Milan Budimir ka lënë një postulat në lidhje me vendin që zë Shqipja në familjen e gjuhëve Indo-Europiane.
Profesori Serb ka shkruajtur, se Shqipja është shtresa më e vjetër e gjuhëve Indo-Europiane në Ballkan, si e tillë, ajo jo vetëm i përket gjuhëve paragreke, por Shqipja eshtë e mbijetuara e vetme e ketij trungu, Milan Budimir pranon që Shqipja është forma moderne e Pellazgishtes.
Me këtë postulat, profesori Serb i bashkohet Studiuesve të tjerë të gjuhës Shqipe, si Hahn, Pedersen, Thomopulos e shumë të tjerëve, ku me postulatin e tij, ai hedh në koshin e plehrave të gjithë sharlatanizmin dhe pseudoshkencën që shteti i tij, ose ndryshe fqinjët tanë veri-lindorë kanë përdorur kundër nesh.
Po akademikët tanë, pse qëndrojnë “kokëulur” nëpër simpoziume shkencore me studiues ndërkombëtarë?!
Shqiptar, mos rri po duku!
Blendi Filipi, ti je nje maskara sepse edhe ky akademiku serb e ka thene qe Gjuha Shqipe eshte gjuha me e vjeter ne Europe edhe qe Shqipja eshte me e vjeter se sa Greqishtja.
Tosi sa i mjeruar me duket! Rama i mundi te gjithe keta ish komuniste qe nga saliu,Likja,Taku,Fatosi! Shqiptar hesapi!
Ato individe qe i shkojne pas lidereve vetem per perfitime, qe nuk thellohen te kuptojne se ku po e cojne ato kombin, ku inkludohen edhe ato vete, eshte nje fatkeqesi e madhe.
Ato mund te flasin nga mengjesi deri ne darke per demokracine dhe te drejtat e njeriut, sa per te lare gojen,
por ne fund te fundit ato nuk duan tja dine per askend, me perjashtim te rretit te tyre.
Ato e shndrojne demokracine ne anarki, ku te “gjithe” kane te drejte te “grijne sallate”, te shkarkojne impulset e e krijuara gjate konfrontimetve te perditesh me kundershtaret e tyre, per te mbrojtur perfitimet e tyre, shpesh te pa ligjeshme.
Ato qe e pelqejne demokracine e vertete, qe kerkon respektimin e ligjeve, mbajne pergjegjesi kur veprimet e tyre kane pasoja te renda dhe nuk ngulen pas karrikes se pushtetit per tju imponuar te tjereve. Liria e fjales,
e te deklarosh se kete e di une, por per ate un nuk pergjigjem, eshte shum e rrezikeshme gjithe te tjeret.
Nga shkrimi i Viktor Malajt tërheq vëmendjen fraza se “në Gjermani ka qenë në pushtet për 16 vite Partia e H. Kohl dhe në Japoni ka qenë në pushtet për 50 vite e njëjta parti, por askush nuk ka folur për sistem monopartiak”.
Pas ketij konkluzioni të z. Malaj më lindi pyetja e natyrshme: Mos vallë 45 vjet me PPSH në pushtet edhe Shqipëria nuk ka qenë “sistem monopartiak”, sikurse Japonia?!
Por sigurisht qe këto jane sofizma dhe Malaj e ka hallin gjetkë . Ai u kerkon shqiptareve të përsëritin historinë, të kthehen pas e të mbështesin Rilindjen e Ramës për dekada të tjera e jo vetëm më 14 maj. Tek e fundit kjo qenka “demokratike”, ndonëse pushteti i ka korruptuar e zhytyr në delir.
Uji i ndenjur qelbet, thotë populli…
Gazeta Dita nuk ndegjon me nga ai krah i paemer sepse jo vetem qe Bedrirat e Viktorat e pelqejne sistemin e kaluar dhe qajne per ate por dhe paguhen mire ose shume shume mire per kete pune qe po bejne megjithese do e benin edhe falas.
ShQIpnija digjet Tori Malaj Q….!
Ka kohe kjo Gazete
dikur aqe KRITIKE
Shitet batjava
si leter HIGJENIKE!
Shqiperija e mjere
kenete MUSHKONJE
Tori i drejtohet ‘ZOT’
Nje krrimineli LUBONJË!?
Tosi ish ‘çun blloku’
minoritar ÇOBAN
Ish shok i nje ‘çun TirOne
EDvinit,nudist-HAJVAN!
Qe te dy varrmihesa
te ish shtetit SHQIPTAR
Agjente agjenturash
ndjekes te Saliut VAR KAR!
Keta ‘pardesy bardhe’
dogjen ish SHQIPERI
Parajsen jetuan ne diktature
parajsen jetojne TANI!
Keta krriminele çuan
nje popull ne VARR
Si agjente-minoritare
gjenocid ndaj çdo SHQIPTAR
Or ju kAmentues
si kembet e DHISË
Sali-Edvin-lUBONJA
Jane klyshe te SERBISË!
Puna ka vajt tek ushkuret
s’ka kush e zgjidh me DOT
Perfshi dhe Tori Malajt
qe krriminelit i thote ‘ZOT’!
Poshte ke rene Viktor, as emri qe simbplizon fitoren nuk e fsheh dot bythlepirjen tende.
demo, kjo eshte per ty:
demo, lexo kete edhe shkruaj nje koment ca mendon ti tani:
Edhe ky akademiku serb i gjuhesise ne Beograd ne Serbi ka shkruajtur qe Gjuha Shqipe eshte gjuha e Pellazgeve edhe e Ilireve dhe qe Gjuha Shqipe eshte gjuha me e vjeter ne Europe dhe ky eshte linku me fotografine e librit ne anglisht:
facebook.com/photo/?fbid=10158940949707747&set=gm.1769626606751500&idorvanity=1369887270058771
Lexoni kete shpjegim ne shqip:
Autori Kroat Radoslav Katičić, në librin e tij, “Gjuhët e vjetra Ballkanike” (Ancient Languages of the Balkans) fokusohet tek gjuha Shqipe, e cila pa asnjë rezervë, apo dyshim, njihet ndryshe si “gjuha paragreke”.
Ju lutem, lexojeni të gjithë materialin!
Studiuesi Katičić në veprën e tij, citon edhe studiuesin Serb, profesorin e universitetit të Beogradit, Milan Budimir, i cili ishte studiues i gjuhëve klasike, dhe njohës i gjuhës Shqipe.
Profesori Serb, Milan Budimir ka lënë një postulat në lidhje me vendin që zë Shqipja në familjen e gjuhëve Indo-Europiane.
Profesori Serb ka shkruajtur, se Shqipja është shtresa më e vjetër e gjuhëve Indo-Europiane në Ballkan, si e tillë, ajo jo vetëm i përket gjuhëve paragreke, por Shqipja eshtë e mbijetuara e vetme e ketij trungu, Milan Budimir pranon që Shqipja është forma moderne e Pellazgishtes.
Me këtë postulat, profesori Serb i bashkohet Studiuesve të tjerë të gjuhës Shqipe, si Hahn, Pedersen, Thomopulos e shumë të tjerëve, ku me postulatin e tij, ai hedh në koshin e plehrave të gjithë sharlatanizmin dhe pseudoshkencën që shteti i tij, ose ndryshe fqinjët tanë veri-lindorë kanë përdorur kundër nesh.
Po akademikët tanë, pse qëndrojnë “kokëulur” nëpër simpoziume shkencore me studiues ndërkombëtarë?!
Shqiptar, mos rri po duku!
Zoti Viktor, për herë të parë që nuk jam me ju dakort! Ju shkruani: Nuk ka dyshim se z. Lubonja ka dhënë një kontribut të spikatur në publicistikën shqiptare pas vitit 1990! Ndoshta për t’a respektuar si oponent, por shkrimet e Lubonjës unë nuk i lexoj, sepse nuk përfiton asgjë, madje kam mendimin që vetëm ka prishur punë në « tollovinë » shqiptare dhe nuk ka asnjë meritë si kontribut.
FATOS LUBONJA NJE GOMAR DHE NJERI PA PERSONALITET E KARAKTER NJE NDYRESIR
Une them te votojme Luisin,qe te shkojme nga fitorja ne fitore
CUdia me e meadhe eshte se si te gjithe flasin per gabimet e te tjereve e asnjeri nuk flet per gabimet e veta. Po keshtu edhe ky Viktor Sdikushishti (me anonim se te gjithe komentuesit te mare bashke) nuk tregon lu i ka rrotkarlliqet e veta.
Shum e vërtet se përmes insanit Salih Berisha nuk luftohet për rend shoqroro demokratik por për marjen e pushteteve qoftë qendror dhe lokalë dhe se ça i ka ndodhë Shqipërisë dhe shqiptarëve këtë u treguan qeveritë e vëndeve më mike dhe më demokratike në botë
shqiperi e mjere me Shqiptare demokrate te mjere budallenj! Nuk e kuptoj kete lloj injorance! Kush na shpuri prapa ne Komunizem pervec Saliut! Edhe spiuni Muli u be komunist!
Fatos Lubonja mbahet mend nga tere opinioni si nje analist opozitar me tere pushtetet. Si i tille, pra opozitar i tere pushteteve, Fatosi ka respektin e shumices se opinionin ne vend.
Natyrisht kjo nuk mund te kuptohet nga soji i Viktor Malajve qe jane analiste bujkerober te Partise Socialiste .
Eh mor Viktor apo Fitim ne shqip, e keni te veshtìre ju kamunistet me fitu ndaj neokomunisteve si Salihu,megjithese na nje bark jeni,luftoni fort brenda races tuj.
O Viktor, respekt per penen tende dhe qendrimin konseguent qe ke per çeshtje madhore, por po te jape nje mesim une i pa dituri: mos u merr me Lubonjen, eshte i vdekur e i pa kallur, mos u merr me Sali Berishen, eshte nje i vdekur dhe i pa kallur….marrja e vemendjes me keta njerez u jep te drejten qe te replikojen duke prure argumenta, sipas tyre ,qe trullosin idiotet shqiptare. Media, gazeta ne qoftese jane pushtet i katert i kesaj pseudodemokracie , duhet ti bojkotojne njerez te tille qe ti vijne ne ndihme shoqerise. Eshte njesoj si emisionet apo shkrimet qe tregojne se si vriten njerezit, menyrat e vjedhjes se bankave apo rrembimin e njerzeve e femrave sikur te ishin mall pa zot. Perfundimisht i mesojne dhe ata qe s’e kane ndermend te bejne gjera te tilla, prandaj dhe jemi ketu ku jemi. A jane te shumte shqiptaret qe merren me keto pune? Po, jane se injoranca ka mbuluar vendin si purtha ne derrase, ndersa koha, sistemi kerkon qe te zhduket familja qe erdhi si domosdoshemeri shoqerore mijera vjeçare dhe tani e quajne si gjelle te tepert. NUk e ndryshojme dot ne kete pune, udha eshte per shkaterrim ne te ardhmen; te mençurit bejne sehir, injoranca ka frenat dhe duke qene se koha eshte e shkurter, ose pershtatu te jetosh, ose bej indifernetin sa te jeshe gjalle. Sistemi qe jetojme nuk eshte me per njeriun me dije, kulture, respekt, dinjitet, moral, familje…
Analisti me karakter eshte ai qe qendron ne opozite me pushtetet.
Ai qe e sulmon Analistin per kete gje, eshte Lolo i pushtetit(eve) dhe per kete ka vetem neveri
RAMA KA MBARUAR
MBAJENI TJU RROJE
KUJDES JU QE E MBRONI
NDONJE DITE DO GDHIHENI
ME MI….E TIJ NE GOJE
I nderuari anonim Viktor Malaj! E kuptoj se pse i je qepur F.Lubonjes,se ai nje sahanlepires i Berishes eshte,por une nuk kuptoj gazeten DITA,qe jo vetem i ka bllokuar komentet ne shumicen e shkrimeve problematike ,por jeni vene plotesisht ne mbeshtetje te Edi Rames dhe Erion Veliajt! Nje media e pavarur,qe hiqet gjoja se eshte PUSHTET I KATERT,kurre nuk behet TIFOZ me asnje parti,por gjiothmone ne mbrojtje te interesave te popullit! Ju nuk keni interes te lavderoni pushtetaret,por te gjeni tek ata sa me shume te meta,deshtim,e per t’i sherbyer me mire qytetareve! Por ju sic duket keni interesa personale me Ramen dhe keni hedhur poshte interesat e qytetareve aq sa u keni mbyllur gojen lexuesve! Shkrimet servile te Fatos Tarifes jane propagande e ndyre antishqiptare! Tarifa ,ne se do ishte idealist,le t’i thoshte Veliajt,se pse nuk ka marre nga pervoja e pushtetit vendor ne Michigan(meqenese te dy kane studiuart e punuar atje) dhe ta zbatonin ketu ASNJE GJE? Me pervojen me te mire boterore perballeni Veliajn e jo me Bashen apo Berishen!
Ne se e censuroni komentin,vertetoni se jeni ashtu sic ju kritikoj une:Ne sherbim te DIKTATURES RAMA!
Si mundet me edukimin qe kane shqiptaret sot te bejne demokraci! Jemi Shqiptare te gjithe nuk jemi armiq! Kjo teori e Saliut-serb dhe qe pasohet nga rrogtaret e tij eshte nje turp i madh per kombin tone! Si mundet nje komunist shpellash u be “demokrat”! Duhen te pakten edhe dy breza qe te behemi pak Europiane, te bejme ligje dhe t’i zbatojme ato! Ligjet dhe vetem ligjet te dashut turkoshake Shqiptare!
Kur mua me Vucic te perqafuar te ma shikoni,
te shkruani per Sali-serbin kurre mos harroni,
se nje Amanet na ka lene nana-PPSH perher,
qe Kopilat tone te tjereve tua veme ne preher!