Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara për kreun e ri të SPAK, sot afati i fundit, katër emrat që kanë dorëzuar aplikimet në KLP
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gara për kreun e ri të SPAK, sot afati i fundit, katër emrat që kanë dorëzuar aplikimet në KLP
KronikeLajmi i fundit

Gara për kreun e ri të SPAK, sot afati i fundit, katër emrat që kanë dorëzuar aplikimet në KLP

Published: October 8, 2025
Shpërndaje

Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho janë 4 prokurorët e SPAK që kanë dorëzuar deri më tani  në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) aplikimin për kandidat për postin e kreut të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

I pari që ka dorëzuar ditën e djeshme aplikimin ishte Elvin Gogaj, ndërsa sot kanë depozituar kërkesën dhe Xholi, Musabellliu dhe Braho.

Afati i fundit për tu bërë pjesë e garës është sot, ndërsa aplikimet janë hapur në muajin shtator, pra 3 muaj nga përfundimi i mandatit të kryeprokurorit aktual, Altin Dumani. E reja në këto zgjedhje, është kandidatura e parë e një gruaje, Doloreza Musabelliut, e cila garon për postin e kryeprokurores së SPAK.

- Publicitet -

Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së tij etj.

Pasi bëhet verifikimi i kushteve paraprake, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës jo më vonë se 10 ditë nga mbyllja e afatit të kandidimit, paraqet për miratim në mbledhje plenare, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e kandidimit.

Votimi për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme bëhet i hapur dhe nominal dhe kryetar i ri zgjidhet kandidati që merr më shumë vota në Këshill, pra mjafton që ai të marrë një votë më shumë se kandidatët e tjerë.

Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, Këshilli me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm, kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • fjala says:
    October 8, 2025 at 9:13 am

    Une nuk kam me shprese tek SPAK edhe sikur ai qe do zgjidhet te jete vertete jurist shqiptar me pasion per drejtesine, i afte per specialitetin dhe i perkushtuar per profesionin. Nuk besoj me, se ka nje grup kriminal qe quhet KLP dhe KLGJ qe jane fshehur dhe jane katerciperisht agjente te krimit dhe hajduterise se emerimeve. E provuam SPAK me Krajen dhe Dumanin dhe Remzi Hoxha ulurin ne det, 21 janari ulurin ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe Gerdeci e nena Durda ulurin per drejtesi ne Gerdec e deri ne Strasburg-Europe dhe keta e qeshen dhe tallen popullin e ndershem shqiptar kur edhe Strasburgu u tha qe jane krime shteterore, por thaset me para jane me shume se ndergjegja, drejtesia dhe perkushtimi per Shqiperine dhe popullin e sinqerte! Nuk besoj me , vetem kur te shikoj drejtesi per 21 janarin dhe Gerdecin, mire 1997, 14 shtatorin 1998 etj. Dhe kur humbet shpresa, eshte venitur jeta dhe kalojne njerezit ne masa extreme e vetegjyqesi. Ketu kerkojeni fajin , jo tek roja i sigurimit te nderteses ! Mbrojtja e gjyqtareve dhe prokuroreve apo avokateve bashkepunues , behet vetem kur japin vendime te drejta dhe drejtesi, pra eshte ne doren e tyre.

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    October 8, 2025 at 2:44 pm

    Sakte…. ajo qe the duhet te ishte A-ja e drejtesise “se re”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve
  • 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë
  • Aksidenti tragjik në Manëz, humb jetën në spital edhe 16-vjeçari, shkon në 4 numri i viktimave
  • ​Goditje politikës së emigracionit të Trump: Gjykata Federale në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  2. Arianit on Skandali i spiunazhit me trupat e KFOR-it: Prokuroria kroate ngre aktakuzë ndaj ish-pilotit dhe partneres së tij serbe
  3. demo on Impiante në ishuj, Greqia dhe Turqia, në një përplasje të re diplomatike për Detin Egje
  4. Na myten on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. demo on Normalizimi i inkompetencës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?