Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara për punësimet e reja në 9-vjeçare dhe gjimnaze, datat e testimit për mësuesit e çdo profili lëndor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Gara për punësimet e reja në 9-vjeçare dhe gjimnaze, datat e testimit për mësuesit e çdo profili lëndor
KryesoreShoqëri

Gara për punësimet e reja në 9-vjeçare dhe gjimnaze, datat e testimit për mësuesit e çdo profili lëndor

Published: July 3, 2023
Shpërndaje

 

Nis nesër faza e dytë të konkurrimit për vendet e lira të punës në shkollat publike të arsimit parauniversitar në vend me zhvillimin e provimit të informatizuar.

Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar tashmë kalendarin zyrtar me afatet se kur do të zhvillohen provimet për mësuesit e të gjitha profileve lëndore, të cilin e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

- Publicitet -

Sipas afateve të përcaktuara provimet do të nisin në datën 4 korrik, për të vijuar deri në datën 2 gusht. Testimet e informatizuara do të zhvillohen në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit. Sikundër dhe e theksuam më lart, mësuesit e gjuhës shqipe dhe letërsisë do të japin provimin të parët. Duke qenë se numri i kandidatëve që garojnë për vendet e lira të punës në këtë profil është i madh, testimet do të vijojnë për katër ditë me radhë, ndërkohë që në secilën ditë do të zhvillohen 5 raunde testimesh në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit.

Provimi i informatizuar

Autoritetet e arsimit sqarojnë se në fazën e dytë do të lejohet të hyjnë vetëm arsimtarët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të konkurrimit që është aplikimi online në portalin “Mësues për Shqipërinë 2023” brenda afatit të përcaktuar. Ekspertët sqarojnë se në testimin e informatizuar mësuesit do të vlerësohen për: Njohjen e dokumentacionit zyrtar që lidhet me profesionin e mësuesit dhe që shërben si rregullator në punën e përditshme të mësuesit për çdo institucion arsimor, njohjen e dokumentacionit kurrikular të programit lëndor, njohuritë rreth aspekteve të pedagogjisë, metodologjisë dhe përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie, njohuritë rreth aspekteve të etikës dhe të komunikimit, njohuritë rreth drejtshkrimit të gjuhës shqipe, si dhe njohuritë rreth përmbajtjes shkencore të lëndës që zhvillon mësim.

Ndërkohë që janë detajuar edhe rregullat që do të duhet të zbatoni për të mos rrezikuar mbetjen jashtë konkurrimit. Kështu, për të mos rrezikuar përjashtimin nga gara, në ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal dhe kopje të tyre, si dhe formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP. Siç ndodh edhe me provimet e shtetit, edhe për testin e informtaizuar për çdo mësues orari i pjesëmarrjes në provim do të jetë i përcaktuar dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së.Çdo mësues duhet të verifikojë më parë datën dhe orën e saktë se kur do të duhet të paraqitet në QSHA për të plotësuar testin e informatizuar sipas profilit lëndor në të cilin ka aplikuar.

Përzgjedhja e fituesve

Në garë për vendet e lira të punës përgjatë këtij viti janë: mësuesit e arsimit parashkollor, arsimit fillor, matematikës, kimisë, fizikës, gjeografisë, edukimit fizik, historisë, gjeografisë, muzikës, gjuhëve të huaja, shkencave sociale, biologjisë, arsim special, artit pamor, gjuhës shqipe dhe letërsisë, si dhe informatikës.

Skema e vlerësimit të mësuesve edhe për portalin e punësimit të këtij viti do të jetë e njëjtë.Në këto kushte, vlerësimi i kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për t’u punësuar në vendet e lira që krijohen në profilin e tyre në qytetet ku kanë aplikuar përbëhet nga pikët që ai ka siguruar në fazën e parë të konkurrimit nga pikët e dosjes, si dhe pikët e fituara nga testimi që do të zhvillohet përgjatë këtij muaji, sipas afateve të vendosura për secilin profil.

Rezultati i këtyre dy treguesve përbën edhe pikët finale të mësuesit. Mësuesit që kanë siguruar nivelin më të lartë pikëve do të jenë të parët që do të ftohen të zgjedhin vendet e punës, sipas kuotave të lira të raportuara për çdo njësi vendore të arsimit në vend.

“Renditja përfundimtare për çdo lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë 2023. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës. Kandidati i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit, apo lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën të zgjedhë i pari vendin e lirë të punës ku do të lidhë kontratën. Ky kandidat me pikët më të larta, ftohet nga komisioni dhe zgjedh një nga vendet e lira me ngarkesë të plotë, të pjesshme, apo dhe të përhershme, sipas preferencave të shprehura edhe prej tij vetë”, sqarohet në udhëzimin e miratuar më herët nga MAS në lidhje me procedurat e punësimit nëpërmjet portalit online. Po sipas këtij udhëzimi, kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira, në tri njoftime të njëpasnjëshme të komisionit. Në rast se kjo ndodh mësuesi hiqet nga lista e renditjes, duke i lënë vendin e përzgjedhjes një tjetër kandidati.

 

Në testimin e informatizuar mësuesit do të vlerësohen për:

  • Njohjen e dokumentacionit zyrtar që lidhet me profesionin e mësuesit dhe që shërben si rregullator në punën e përditshme të mësuesit për çdo institucion arsimor.
  • Njohjen e dokumentacionit kurrikular të programit lëndor.
  • Njohuritë rreth aspekteve të pedagogjisë, metodologjisë dhe përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie.
  • Njohuritë rreth aspekteve të etikës dhe të komunikimit.
  • Njohuritë rreth drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
  • Njohuritë rreth përmbajtjes shkencore të lëndës që zhvillon mësim

 

Gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në testim, kandidati:

  • Duhet patjetër të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta para orarit të përcaktuar për zhvillimin e testit.
  • Duhet të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumentin origjinal dhe kopje të tyre, si dhe formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP.
  • Duhet të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit.
  • Nuk lejohen celularët, çantat dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e testimit.
  • Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar

 

 

 

 

 

Pranvera Kola\Dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?