Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara tek Sportet: Ja sa pikë merr çdo maturant nga mesatarja e Maturës Shtetërore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gara tek Sportet: Ja sa pikë merr çdo maturant nga mesatarja e Maturës Shtetërore
AktualitetShoqëri

Gara tek Sportet: Ja sa pikë merr çdo maturant nga mesatarja e Maturës Shtetërore

Published: August 18, 2022
Shpërndaje

Përcaktohet skema se si do të vlerësohet me pikë mesatarja e Maturës Shtetërore për të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që konkurrojnë për të ndjekur studimet e larta në një nga programet e Universitetit të Sporteve për pranimet e vitit të ri akademik. E ndërsa kanë nisur procedurat për zhvillimin e testeve praktike (konkursit), dy ditë më parë, Senati Akademik i Universitetit të Sporteve të Tiranës ka miratuar tabelën e vlerësimit me pikë të mesatares së Maturës Shtetërore për të gjithë kandidatët konkurrentë në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes dhe Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit për pranimet e vitit të ri akademik 2022-2023.

Sipas skemës së përcaktuar, vlerësimi minimal do të jetë me 3 pikë që i korrespondojnënotës 5 deri në 5.49, për të arritur në vlerësimin maksimal të 30 pikëve që do të mund të sigurohen nga të gjithë kandidatët që kanë mesatare të Maturës Shtetërore nga nota 9.5 deri në 10 të plotë. Po ashtu,është përcaktuar edhe numri i pikëve që do të merret për të gjitha notat e tjera të ndërmjetme. Në tabelën bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë nivelin e pikëve që do të merret për çdo notë, referuar vendimit të marrë nga Senati Akademik i Universitetit të Sporteve për çdo konkurrues qëështë në garë për pranimet e reja të këtij viti.

Autoritetet e arsimit të lartë bëjnë me dije se referuar formulës së përcaktuar më herët, shpallja e fituesve që do të pranohen në programet e Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes, si dhe Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit do të përcaktohet nga pikët që kandidatët do të sigurojnë nga vlerësimi i mesatares së Maturës Shtetërore, si dhe pikëve të konkurseve të pranimit, të cilat kanë nisur të zhvillohen. Për pranimet në secilin program studimi, kandidatët janë të detyruar të konkurojnë në dy teste praktike, që janë kërcim së gjati nga vendi dhe testi kompleks koordinativ ose siç njihet ndryshe testi cirkuit. Shumatorja e pikëve të grumbulluara nga këto dy teste do të japin nivelin e pikëve të fituara nga konkursi për testin praktik. Këto pikë të mbledhura edhe me ato të fituara nga mesatarja e shkollës së mesme do të përbëjnë edhe rezultatin total të konkursit me të cilin çdo kandiodat vajzë apo djalë do të jetë fitues.

- Publicitet -

Raporti ndërmjet konkurimit praktik dhe mesatares së kandidatit është 70 për qind me 30 për qind, çka do të thotë se testimet praktike do të kenë edhe ndikimin më të madh në shpalljen e fituesve të rinj që do të shpallen për kuotat e pranimeve të këtij viti. Për kandidatët që konkurojnë për të hyrë në ciklin e parë “Bachelor” bëhet e ditur se duhet që të grumbullojnë minimum 12 pikë nga 70 të mundshme të konkurrimit praktik. Kandidatët që konkurrojnë në këto programe studimi duhet të plotësojnë edhe kushtet shëndetësore sipas Kartelës Mjekësore të dorëzuar në fazën e regjistrimeve për hyrjen në testet praktike të secilit fakultet.

Ndryshe nga sa ndodh me dy fakultetet e përmendura më lart, aplikimi në degët e Fakultetit të Shkencave të Rehabilimit do të kryet nëpërmjet formularit A2. Renditja e aplikantëve për Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit do të bëhet duke patur parasysh notën mesatare të viteve të shkollimit të arsimit të mesëm (Ml) dhe nëse kanditatët rezultojnë me mesatare të barabartë, të shikohet mesatarja e provimit të maturës shtetërore (M2).

Për pranimet e vitit të ri akademik në të tre fakultetet e Universitetit të Sporteve të Tiranës do të mund të përzgjidhen si fitues 493 kandidatë, prej të cilëve 450 janë fitues në radhët e maturantëve, ndërsa pjesa tjetër e kuotave janë për kandidatët e kategorive të veçanta dhe atyre nga trojet. Ndarjen e plotë të kuotave të pranimit për vijimin e studimeve në ciklin e parë “Bachelor” për secilin prej fakulteteve e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Publikimi i fituesve të Raundit të Parë

Shpallja e fituesve të Raundit të parë do të bëhet zyrtarisht në datën 31 gusht, dhe në datën 1 shtator do të zhvillohet procesi i ankimimit për të gjithë të pakënaqurit. Ekspertët e arsimit bëjnë me dije se regjistrimet e fituesve në këtë raund do të zhvillohen në datat 2 deri në 15 shtator. Procedura e regjistrimit të fituesve të Raundit të parë do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe. Çka do të thotë se vija e fituesve do të spostohet me përfshirjen e fituesve të rinj për çdo fazë 48-orëshe të mbylljes së regjistrimeve. Çdo aplikant fitues duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar.

Ndryshimin e listës së fituesve mund ta shikoni çdo 48 orë (për secilën fazë) online në portalin “U-albania”. Pasi të hapni këtë faqe, duhet të klikoni në rubrikën “Këndi i maturantit”, dhe pasi të hapet faqja përkatëse duhet të vendosni numrin tuaj të identifikimit. Në vijim do të shfaqet tabela me të gjitha preferencat e përzgjedhura nga ju për vijimin e garës së studimeve të larta përgjatë Raundit të parë. Secila prej preferencave do të jetë e shënjuar me një ngjyrë të caktuar, e cila tregon mundësitë që keni për të qenë fitues, ose jo në këtë program. Kështu çdo aplikant që e gjen veten në listën fituese të secilës fazë, duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar. Ndërkohë që të gjithë kandidatët e tjerë që nuk arrijnë të sigurojnë një të drejtë studimi në këtë raund, do të kenë një shans të dytë për të konkuruar në raundin e radhës që do të zhvillohet në pjesën e dytë të muajit shtator.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për protestën dhe kryeministrin
  • ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  • Gazeta gjermane, shkrim për Sazanin, Zvërnecin dhe protestat: “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit”
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina
  • E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  2. Antisarkazma on Dosja “Balluku”, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
  3. Meme on ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  4. Zdromsi on ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  5. TRENI on Tymnaja e “patriotëve”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?