Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gastroenteriti: Kujdesi për patologjinë e shpeshtë që prek fëmijët nga 3 muajsh në 5 vjeç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gastroenteriti: Kujdesi për patologjinë e shpeshtë që prek fëmijët nga 3 muajsh në 5 vjeç
AktualitetShoqëri

Gastroenteriti: Kujdesi për patologjinë e shpeshtë që prek fëmijët nga 3 muajsh në 5 vjeç

Published: June 23, 2022
Shpërndaje

Gastroenteriti është inflamacioni akut i stomakut dhe zorrëve që karakterizohet me të vjella, diarre, ethe, dhe dhimbje barku. Preken kryesisht fëmijët e moshave 3 muaj deri në 5 vjeç. Fëmijët deri në 3 muaj janë të mbrojtur nga antitrupat e mbartura nga nëna. Kohët e fundit përdoret më tepër termi sëmundja diarreike. Në vendin tonë kjo sëmundje zë vendin e dytë pas sëmundjeve të aparatit të frymëmarrjes.

Çfarë e shkakton këtë sëmundje?

Shkaktarët e gastroenteritit, apo sëmundjeve diarreike për rreth 1/3 e rasteve janë viruset, e më shpesh rotaviruset dhe adenoviruset. Të tjerë shkaktarë janë edhe salmonelozat, baktere të cilat në një pjesë të mirë të rasteve jetojnë në mukozën e zorrëve, në disa individë që quhen mbartës. Ato mbarten nga kafshët te njeriu me konsumim të produkteve shtazore të papërpunuara mirë. Si në format virale edhe ato bakteriale, faktorët që çojnë në një gastroenterit apo diarre te fëmijët janë: ndryshimet e stinëve apo kushteve klimaterike, higjiena ushqimore e nënës dhe e fëmijës, kontaktet e ngushta me individë të sëmurë.

- Publicitet -

Cilat janë simptomat që e shoqërojnë këtë sëmundje?

Janë një sërë simptomash të dallueshme që tregojnë praninë e kësaj sëmundjeje. Të vjella të shpeshta, në fillim ushqimore dhe më vonë edhe me ngjyrë të verdhë në jeshile, të cilat quhen të vjella biliare është një ndër simptomat karakteristike të kësaj sëmundjeje. Gastroenteriti shoqërohet edhe me dhimbje të forta stomaku ose barku, diarre e ujshme, mbi 4-5 të dala në ditë më ngjyrë të verdhë deri në jeshile të errët dhe në rastet më të rënda edhe me përmbajtje gjaku, me lodhje dhe këputje të fëmijës. Të tjera shenja dalluese janë edhe të qarat e forta e të vazhdueshme, ndonjëherë edhe humbje vetëdijes deri në lipotimi, rrallë edhe konvulsione, temperatura 38-39 °C , e shoqëruar me ethe të forta.

Kur duhet që prindi t’i drejtohet ndihmës mjekësore?

Prindi duhet të drejtohet për ndihmë mjekësore kur fëmija paraqet këto shenja klinike: Nuk ushqehet pothuaj fare, ka etje të shtuar, buzë dhe mukoza të thata, lëkurë e thatë. Lodhje e shprehur, gjendje të fikti, vjell gjithçka që merr nga goja ose bën diarre të ujshme mbi 4-5 herë në ditë, kur ka temperaturë të lartë që nuk mund të menaxhohet nga prindi ose ethe të shprehura. Në këto raste gjithmonë duhet kërkuar ndihma mjekësore në qendrën shëndetësore më të afërt, ose në spital ku rehidrohet fëmija.

Si bëhet trajtimi i Gastroenteritit?

Në kushte shtëpie bëhet dhënia e lëngjeve nga goja, uji, çaji, trisol. Këto jepen lugë-lugë, pak e shpeshherë, të alternuara me njëra-tjetrën. Mund të fillohet përdorimi i probiotikëve, të cilat janë preparate që rregullojnë bioflorën e sistemit tretës dhe që jepen pa recetë në farmaci. Për këtë duhet të këshilloheni me mjekun e familjes ose farmacistin. Antipiretikët përdoren nëse fëmija ka temperaturë mbi 38 °C. Nëse me këto masa nuk arrihet që fëmija të mbahet i rehidruar, atëherë prindi duhet t’i drejtohet qendrës shëndetësore, ku me ndihmën e mjekut apo infermieres fillon rehidrimi i kombinuar intravenoz dhe vazhdohet njëkohësisht ai oral, pra dhënia e lëngjeve. Në rrugë venoze lëngjet që merren janë solucioni fiziologjik 0,9 për qind e solucioi glukozë 5 për qind.

Në rastet më të rënda, kur nuk arrihet rehidrimi dhe vazhdojnë humbjet e lëngjeve, fëmija duhet të drejtohet për në spital, ku trajtohet sipas protokolleve të caktuara mjekësore.

Si diagnostikohet kjo patologji?

Diagnoza e gastroenteriteve vendoset në bazë të shenjave klinike të përmendura më lart, në më të shumtën e rasteve, por ka dhe raste kur nevojitet një analizë gjaku, analizë feçe dhe eko abdominal, sidomos në format e mesme dhe të rënda dhe ato me ndërlikime.

Sapo të fillojnë shenjat e para, prindi duhet të fillojë të japë lëngje për ta mbajtur të rehidruar fëmijën. Lëngjet janë uji, trisoli, kosi, supra të lehta, komposto të përgatitura në shtëpi, etj.

Në çdo rast duhet bërë vazhdimi i ushqyerjes me gji në fëmijë të vegjël nën 1 vjeç, të matet rregullisht temperatura trupore, dhe në raste temperature mbi 38 °C i duhet dhënë fëmijës barna antipiretike, si: paracetamol apo ibuprofen.

Duhet bërë shumë kujdes për higjienën ushqimore të fëmijës dhe të veshjes. Të lahen duart shpesh me ujë të pastër e të rrjedhshëm, të lahen mirë me ujë të rrjedhshëm frutat e perimet dhe enët e përdorura për gatim.

Fëmija  duhet të mbahet në kushte shtëpie në temperatura optimale 24-25 °C dhe të kufizohen frekuentimet në komunitete për të kufizuar përhapjen e sëmundjes

Cilat janë komplikacionet e shkaktuara nga gastroenteritet?

Komplikacionet e rrezikshme që mund të ndodhin te Gastroenteritet janë vetëm në format e patrajtuara mirë.

Dehidrimi i fëmijës në forma të mesme dhe të rënda, ku fëmija paraqitet tepër i thatë, lëkura është e thatë me elasticitet të ulur, me turbor të ulur dhe buzët janë të thata, fëmija qan pa lot pasi mukozat e syrit janë gjithashtu të thata;

Apendisiti akut që vjen si pasojë e dehidrimit, por dhe si pasojë e inflamacionit që ka ditë që është përreth zorrëve të holla. Apendisiti akut mund të vijë edhe si ndërlikim, por edhe si patologji primare dhe në të gjitha raste duhet bërë vlerësimi i mirë i fëmijës.

Ethja e shprehur me frisone dhe konvulsione, në këto raste fëmija duhet të drejtohet patjetër në një qendër shëndetësore.

Pasojë e gastointeriteve apo interiteve të zgjatura është dhe ethja interike ose ethja tifoide, e cila vjen në format e Gastroenteritit të cilat janë nga salmoneloza. Edhe në këto raste fëmija duhet të drejtohet tek mjeku pediatër ose në spital.

Këto komplikacione mund të shmangen nëse zbatohen këshillat e dhëna më lart, dhe gjithmonë duhet kërkuar ndihma e mamive, mjekëve pediatër të familjes për këshilla në drejtim të rehidrimit, të ushqimit, sidomos për nënat e reja.

Si mund të parandalohet Gastroenteriti?

Duke theksuar se në të shumtën e rasteve këto patologji janë virale, ato mund të parandalohen me masa të lehta në shtëpi, si : ushqyerje korrekte e fëmijës, higjienë e mirë e nënës dhe fëmijës, shmangia e qëndrimit për një kohë të gjatë në ambiente të nxehta apo të ftohta, distancim nga fëmijë të kontaminuar, vizita të rregullta te mjeku pediatër i fëmijës për vlerësimin e gjendjes së ushqyerjes dhe të rritjes.

Simptomat tek fëmijët janë:

  • Të vjella të shpeshta, në fillim ushqimore dhe më vonë edhe me ngjyrë të verdhë në jeshile, të cilat quhen të vjella biliare.
  • Dhimbje të forta stomaku ose barku.
  • Diarre e ujshme, mbi 4-5 të dala në ditë më ngjyrë të verdhë deri në jeshile të errët dhe në rastet më të rënda edhe me përmbajtje gjaku.
  • Lodhje e këputje e fëmijës.
  • Të qara të forta të vazhdueshme, ndonjëherë edhe humbje vetëdijes deri në lipotimi, rrallë edhe konvulsione.
  • Temperatura 38-39 °C , e shoqëruar me ethe të forta.

Faktorët që e shkaktojnë:

  • Ndryshimet e stinëve apo kushteve klimaterike.
  • Higjiena jo e duhur ushqimore e nënës dhe e fëmijës.
  • Kontaktet e ngushta me individë të sëmurë.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
  • Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës
  • Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
  • “Votim elektronik në rang kombëtar”, mazhoranca zbardh projektin për 2029
  • “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. kur 3000 Euro pasuri deklaronte on Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  3. Anonymous on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. !!? on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Zdromsi on “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?