Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazeta greke: Shqipëria nuk përmendet fare në kapitullin për zgjerimin e BE-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gazeta greke: Shqipëria nuk përmendet fare në kapitullin për zgjerimin e BE-së
Lajmi i funditPolitike

Gazeta greke: Shqipëria nuk përmendet fare në kapitullin për zgjerimin e BE-së

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Shqipëria nuk përmendet si një vend kandidat në Bashkimin Evropian në kapitullin e zgjerimit të draftit të fundit të Këshillit të ardhshëm Evropian, i cili fillon të enjten, bën me dije gazeta greke “Kathimerini”. Sipas gazetës greke, ky zhvillim lidhet me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit, veçanërisht pasi Gjykata Speciale e Tiranës refuzoi të hënën kërkesën e tij për leje të kufizuar për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës.

“Athina kishte paralajmëruar me kohë për pasojat në rast se do të kishte ndonjë devijim nga kushtet shumë të qarta të përcaktuara dhe të lidhura me respektimin e shtetit të së drejtës.

Greqia ka paraqitur tashmë një deklaratë me shkrim, e cila shoqëronte letrën e Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke vendosur tre kushte bazë për nxitjen e pranimit të Tiranës. Këto janë betimi i Belerit, gjykimi i tij i drejtë dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë”, shkruan gazeta greke.

- Publicitet -

Pa dyshim, pala greke do të vazhdojë konsultimet në orët para samitit të së enjtes në lidhje me formulimin e konkluzioneve përfundimtare për Shqipërinë, raporton “Kathimerini”.

“Megjithatë, duhet theksuar se në kapitullin e zgjerimit mungojnë edhe referencat për Serbinë dhe Malin e Zi. Kjo mund të jetë për shkak të kundërshtimeve specifike të ngritura nga disa shtete anëtare dhe Komisioni në lidhje me mospërputhjen e Serbisë me politikat e sigurisë dhe politikës së jashtme të BE-së, veçanërisht për çështjen e sanksioneve ruse për luftën në Ukrainë. Në rastin e Malit të Zi, reformat e kërkuara nuk janë zbatuar gjatë vitit të fundit për shkak të situatës së paqëndrueshme politike në vend.

Kapitulli i zgjerimit përfshin referenca në paragrafë të veçantë për vendet e tjera kandidate (Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut). Referenca për Maqedoninë e Veriut është veçanërisht interesante, në një kohë kur ajo e Shqipërisë mungon, pasi kandidatura e dy vendeve konsiderohet e lidhur”, përfundon gazeta greke që më herët raportoi se nga burime diplomatike greke, mëson se Greqia do të vendosë veton ndaj integrimit të Shqipërisë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit sulmuan selinë, PS reagon me… pjesë nga fjalimi Ramës
  • Sulmohet edhe Bashkia, protesta përçan bashkiakët e PD-së në Shkodër
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  • Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?