Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
Kronike

Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën

Published: November 4, 2026
Shpërndaje

Gazetari Adriatik Doçi ka shkruar mbi ngjarjen e bujshme të vizitës së fshehtë të ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, natën e 30 tetorit në burgun e Fierit për t’u takuar me Erion Veliajn. Ndërsa shumë versione në studio flasin për një mesazh mafioz të dërguar nga vetë kryeministri Edi Rama për të trembur apo kontrolluar “birin e tij politik”, autori parashtron një hipotezë alternative po aq intriguese: vizita mund të jetë një manovër personale e vetë Toni Gogut. Sipas këtij këndvështrimi, Gogu ka ndërmarrë një mision të vetëshpallur për të bindur Veliajn të dorëzojë Bashkinë e Tiranës – një “qeveri e dytë” me buxhet 400 milionë euro – në këmbim të mbështetjes së Ramës për kandidaturën e tij në krye të bashkisë, duke shfrytëzuar miqësinë e vjetër, por pa pasur miratimin e plotë për metodat shantazhuese që përdori.

Nga Adriatik Doçi

Një kryeministër, i cili konsiderohet edhe ‘lider global’, befas shndërrohet në gardian i ‘birit të tij politik’. I çon edhe ministrin e Drejtësisë (ish prift), Toni Gogu alias Oltion Gogu, natën vonë dhe gjysmë të maskuar, si korrier Malavite, duke i kumtuar një mesazh me naryrë mafioze, përmbajtja e të cilit e vizaton Ramën si të ishte Mao Ce Duni me SPAK-un në dorë si mjet ndëshkues për armiqtë.

E gjithë fabula (një kosto e rëndë, rrënuese dhe e panevojshme) mbart një tis dyshimi. Jo se takimi nuk ka ndodhur. Takimi pranohet nga të dy palët. Edhe mesazhi mafioz, ndonëse pretendohet vetëm nga Veliaj, besohet se është artikuluar nga Toni Gogu. Rama dhe Veliaj ishin gjithashtu në një ‘luftë të ftohtë’, me ‘thika nën mëngë’, prej muajsh. Por, e vërteta mund të jetë ndryshe nga tagjia e servirur në studiot televizive.

- Publicitet -

Vizita ilegale, natën e 30 tetorit, në burgun e Fierit mund të jetë një angazhim personal i ministrit të Drejtësisë Toni Gogu alia Oltion Gogu në funksion të jetësimit të ambicies së tij (jo aq sekrete) për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës.

Sipas këtij versioni, Toni Gogu, duke përdorur si kartë miqësinë e hershme me Veliajn, ka rrahur gjoksin para Edi Ramës se do t’ja mbyllte ai frontin me Erion Veliajn, duke e bindur këtë të fundit të dorëzonte Bashkinë e Tiranës, e cila mund të rezultojë përcakuese për fituesin e zgjedhjeve të ardhshme. (Bashkia e Tiranës, me rreth 9 mijë punonjës dhe buxhet rreth 400 milionë euro në vit, konsiderohet si qeveria e dytë).

Në këmbim, Toni Gogu besohet se i ka kërkuar Ramës që ta propozojë atë si kandidat për Bashkinë e Tiranës, me premtimin se do të kishte edhe përlqimin e mikut të tij Veliaj, por duke e siguruar se do të punonte dhe vepronte në hyqmin e Ramës.

Për modalitetet e Toni Gogut për të bindur Veliaj të dorëzonte Bashkinë e Tiranës, Rama mund t’i ketë lënë dorën e lirë, që nga emërimi i ndrikullës së burgjeve deri tek transferimi ‘internues’, por vështirë të besohet dijenia dhe miratimi nga ana e tij i përdorimit nga Gogu i shantazhit mafioz, aq më tepër duke futur në lojë edhe SPAK si të ishte shkop gardiani dhe sidomos duke i faturuar Veliajt ‘puçin’ kundër ‘pushtetit popullor’, duke i hequr meritën Antifa, Iranit dhe Rusisë.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Maria says:
    November 4, 2026 at 4:11 pm

    Ç’fare perralle.!!!!!!

    Reply
  • Heu bre... says:
    November 4, 2026 at 9:06 pm

    Kur s’mbeti llapaqen studiosh pa shpikur versionin e tij, si do rrinte dhe ky gazep mejhonesh pa shkrojtur? Ky të paktën e ka një pikë “ndershmërie”. Hamëndjen rreth prapaskenave të mundshme e pranon vetë kur thotë tekstualisht se “MUND të jetë një angazhim personal i ministrit”. Kaq mjafton. Çdo koment tjetër është i tepërt.

    Reply
  • demo says:
    November 4, 2026 at 10:15 pm

    Shqiperia me 2 miljon banore te regjistruar dhe 1 miljon Rezidente te perhershem,prodhon strataxhema te Hatashme,te denja per Superfuqite Boterore. Ushtria Gjermane nuk kapitulloi ne Stalingrad,por ne Tenden e Qypit.Fati i Luftes se Pare Bot,u vendos nga regjimenti Esad pashes ne Frontin e Selanikut.USHTRITE E NATOS,MBRETERISE SE BASHKUAR DHE SHBA kapitulluan para Sigurimit te Shtetit Enverist.Sherbimi Sekret ErionVelist brenda ne Burg futi ne kurth Qeverrine e Lyderit Boteror Edi Rama..!!!!
    Adriatik Doci!Ku eshte Hollywoodi?Cfare ben Hollywoodi?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria shton dhe 40 milionë Euro në koston e rrugës Elbasan – Qafë Thanë, totali shkon 380 milionë Euro
  • Sot samiti BE–Ballkani Perëndimor, në fokus integrimi evropian
  • U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, kapen dy shqiptarë në Angli
  • Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta
  • A mbetet ende i frenuar rreziku i një lufte totale?

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Çfarë ndodh nëse një armë bërthamore shpërthen në hapësirë
  2. info analitike on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  3. KRAKEN зеркала Tor on JAZËK ZOTI KRYEMINISTËR!
  4. manga translation on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. demo on Pritja për 28 nëntorin, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?