Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazetarja zbulon “skandalin” mes prokurorëve: Ja çfare u propozua, ndërhynë ndërkombëtarët!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gazetarja zbulon “skandalin” mes prokurorëve: Ja çfare u propozua, ndërhynë ndërkombëtarët!
KronikeLajmi i fundit

Gazetarja zbulon “skandalin” mes prokurorëve: Ja çfare u propozua, ndërhynë ndërkombëtarët!

Published: September 17, 2025
Shpërndaje

Gazetarja Anila Hoxha ka hedhur dritë mbi një përplasje të brendshme brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila sipas saj u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Në një lidhje direke me emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, Hoxha tha se gjithçka nisi nga një propozim i anëtarit të KLP, Erind Mërkuri, i cili u dërgoi një email kolegëve ku sugjeronte ndryshime në rregulloren për mënyrën e votimit të kryeprokurorit të SPAK.

Ligji parashikon që kreu i SPAK të zgjidhet me shumicë votash, por Mërkuri kërkoi që kjo shumicë të diskutohej nëse duhet të ishte “e cilësuar” apo jo.

- Publicitet -

“Ky sugjerim ndezi një debat të brendshëm dhe u mbajt jashtë rendit të ditës në mbledhjen e sotme të KLP-së. Në fakt, nuk u diskutua fare në seancë, çka do të thotë se mbetet në fuqi rregullorja aktuale”, deklaroi gazetarja.

Ajo shtoi se Mërkuri nuk ishte i vetëm, pasi jozyrtarisht flitet se kishte edhe tre mbështetës, mes tyre edhe anëtari i KLP, Vat Staka, i cili ishte pro ndryshimeve. Por presioni i ndërkombëtarëve, sipas Hoxhës, ishte vendimtar.

“Mesazhi i ndërkombëtarëve ka qenë shumë i qartë. Nëse do të ndryshohej mënyra e votimit dhe kërkohej shumicë e cilësuar, procesi do të rrezikonte të hynte në ngërç. Historia ka treguar se si Arben Kraja dhe Altin Dumani e fituan me vështirësi drejtimin e SPAK, madje vetëm me një votë diferencë nga kundërshtarët. Një shumicë e cilësuar do ta bënte pothuajse të pamundur zgjedhjen e kryeprokurorit”, theksoi Hoxha.

Deklarata e plotë e Anila Hoxhës për Top News

“Ajo që shkaktoi një furtunë të brendshme ishte pikërisht sugjerimi i anëtarit të KLP, zotit Erind Mërkuri, i cili u ka dërguar një e-mail anëtarëve, ku sugjeronte që të ndërhyhej në rregulloren për mënyrën se si votohet për zgjedhjen e kryeprokurorit. Ligji thotë që prokurori i SPAK zgjidhet me shumicë votash dhe Mërkuri ka propozuar dhe ka sugjeruar se duhej shtruar për diskutim se sa është kjo shumicë votash dhe nëse duhet apo jo që kjo shumicë konsiderohej, si e cilësuar.

Natyrisht që kjo ka patur një diskutim të brendshëm dhe KLP nuk e diskutoi fare në hapje të rendit të ditës ditën e sotme dhe kjo do të thotë se ngelet në fuqi. Pra, nuk është përfillur, është mbajtur në diskutim të brendshëm sugjerimi i anëtarit të KLP, që duket se kishte edhe tre anëtarë të tjerë me vete, midis tyre thuhej, jo zyrtarisht, se njëri ndër ta ishte edhe anëtar i KLP Vatë Staka që ishte pro ndërhyrjeve në rregulloren për mënyrën se si votohet për kreun e KLP dhe ditën e sotme kjo gjë nuk u diskutua fare që do të thotë me heshtje, KLP ka lënë në fuqi rregulloren e vjetër.

Kjo do të thotë se ka qenë shumë domethënës mesazhet, së pari të ndërkombëtarëve, të cilët kanë qenë shumë të qartë, sepse në rast se do shprehej me numër votash dhe të ndërhyhej në rregulloren për mënyrën se si votohej, natyrisht që procesi kishte gjasa që të hynte në ngërç. Siç ka treguar historia së paku me dy kryeprokurorët, zotin Kraja që ishte kryeprokurori i parë i SPAK edhe zotin Dumani, ata i morën me shumë vështirësi shumicën e votave, pra janë ndarë me një votë me humbësit.

Nëse KLP-ja do ndryshonte rregulloren dhe do të shprehej me shumicën e cilësuar për votimin, natyrisht që do ishte shumë e vështirë që anëtarët, bazuar në historinë dhe në të kaluarën se si është zgjedhur kryeprokurori, të ishte shumë e vështirë që të garantohej shumica e cilësuar. Ligji e ka shumë të qartë që në rast se anëtarët ndahen me balotazh, ai që vendos është pikërisht vota e kreut të KLP-së.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • ¿? says:
    September 17, 2025 at 12:41 pm

    Nuk ka asnje rendesi, sido qe te jete puna dhe votimi hajdutet dalin gjithmone ne krye. Pastaj qe mund te luftojne me njeri tjetrin se kush do te mare me shume plaçke, kjo eshte tjeter pune, po ca jane ujq, ca jane çakej.

    Reply
  • demo says:
    September 17, 2025 at 1:43 pm

    Paskan pasur te drejte Nderkombetaret.Do perfundonte ndeshja me penallti.

    Reply
  • Aldrinp says:
    September 17, 2025 at 1:48 pm

    Ky zbulimi i Aniles shkence me vete

    Reply
  • PUNE MU.. says:
    September 17, 2025 at 8:28 pm

    PORDHI KALI NE DERE TE HANIT
    E JA NGJITEN NJI SHKODRIANIT
    POR SHKODRIANI BANI BE
    NUK KISGH PORDHE QYSH SE KISH LE

    Reply
  • PUNE MU.. says:
    September 17, 2025 at 8:28 pm

    PORDHI KALI NE DERE TE HANIT
    E JA NGJITEN NJI SHKODRIANIT
    POR SHKODRIANI BANI BE
    NUK KISGH PORDHE QYSH SE KISH LE

    Reply
  • Ceceni maloqeri says:
    September 18, 2025 at 5:03 am

    Pra rroga e spakut po i Josh te gjith keta.se per Pune lesh do bejn gje…do jet dumani 2

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?