Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj rezultonte “i dënuar”, reagon SPAK: I kemi kërkuar informacion Drejtorisë së Burgjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Veliaj rezultonte “i dënuar”, reagon SPAK: I kemi kërkuar informacion Drejtorisë së Burgjeve
KronikeLajmi i fundit

Veliaj rezultonte “i dënuar”, reagon SPAK: I kemi kërkuar informacion Drejtorisë së Burgjeve

Published: February 14, 2025
Shpërndaje

SPAK ka sqaruar “lapsusin” në kërkesën për masën ndaj Erion Veliajt, ku kryebashkiaku i Tiranës rezultonte si “i dënuar”.

SPAK thotë në një komunikim për mediat, se gjendja “i dënuar” ka mbërritur nga një certifikatë e printuar pas kërkesës së bërë ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më tej, SPAK thotë se pavarësisht kësaj, në asnjë rast, “nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore” e Erion Veliajt.

- Publicitet -

Veliaj, në një reagim nga qelia, u shpreh se nuk bëhej fjalë për një “lapsus” të thjeshtë, por sipas tij, kjo tregonte dashakeqësinë e prokurorit të çështjes.

Njoftimi i SPAK:

Në lidhje me pretendimet e shtetasit nën hetim E.V sa i takon gjendjes së tij gjyqësore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se:

Në kërkesën për “Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal”, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shtetasin nën hetim E.V, me numër protokolli 2402, dt. 24.01.2025, Prokuroria e Posaçme nuk i është referuar për asnjë moment gjendjes së tij gjyqësore.

Si pjesë e akteve të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme është edhe një certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore me nr. prot. 5488 datë 23.01.2025, e gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, ku organi procedues ka akses.

Kjo certifikatë, në brendësi të saj përmban informacionin se shtetasi E.V, i biri i L. dhe Sh. lindur më 17.12.1979 në Tiranë, rezulton “I dënuar”.

Në lidhje me këtë certifikatë, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në lidhje me veprat penale si edhe vendimet gjyqësore, të cilat lidhen me certifikatën elektronike që është gjeneruar.

Me shkresën nr. 2215/1 datë 12.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka sqaruar mes të tjerave se:

…çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast. Shtetasi E. L. V. ka 3 vendime pafajësie.

Në çdo rast, as në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Gjykatës se Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por as nga kjo e fundit, nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore e shtetasit nën hetim E.V, për të caktuar ndaj këtij të fundit, masën shtrënguese të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Hajro Limaj , says:
    February 14, 2025 at 3:34 pm

    PO C FARE KERKONI.KY ESHTE “I DENUAR” ME DOKUMENTIN ZYRTAR ELEKTRONIK TE DREJTORISE SE [PERGJITHESHME TE POLICISE

    Reply
  • E vërteta says:
    February 14, 2025 at 3:35 pm

    Vertet e kane kane keta, SPAK gjoja eshte struktura me profesionale dhe integritet, te thuash qe i kemi dërguar informacion Dr.Burgjeve mbadi demi eshte bere do te thote ikje nga e vërteta.Me ceshtjen e Velias tregon qe Republika eshte ne rrezik nga diktatura e prokuroreve komunist, injorante qe nuk ndajnë dot OPINIONET nga FAKTET. Mjere qytetari thjeshte te bjere ne dore te këtyre prokuroreve barbare

    Reply
  • Dashi says:
    February 14, 2025 at 3:49 pm

    Domethënë Erion Veliaj , siç thekson vetë SPAK-u është person në hetim dhe jo I pandehur . Po si ka mundësi që të futësh në qeli kryetarin e bashkisë së kryeqytetit e të lesh pa qeverisje gjysmën e popullsisë të Shqipërisë , për të vazhduar hetimet kundër tij ? Nuk mund të hetohej në gjendje të lirë ? Po a ka bythë ku të rrijë kjo ? Sali Berisha , me krime e një mijë e një të zeza që ka bërë dhe nuk është nën hetim si Veliaj por i pandehur , që do të thotë me krime të vërtetuara , është i lirë ?

    Reply
  • Dajti says:
    February 14, 2025 at 3:58 pm

    Erion Velia ka masen e arrestit me burg se ka mbi shpine akuza konkrete per korrupsion pastrim parash etj dhe madje ato i ka dhe familjarisht. Keto perralla me a ka qene a jo i denuar jane sa per te genjyer ca me tej ato qe akoma nuk duan te shohin Ujkun e kerkojne gjurme.

    Reply
  • chp says:
    February 14, 2025 at 5:08 pm

    Zoti Veliaj, duhet te kuptoje se po burgoset dhe po egzekutohet politikisht nga ata qe kane pervoje ne raste shume agersive si ne rastin e Pinocetit ne Kili apo Aldo Moros ne Itali….Per rrezimin e te majtave ne Bote dhe Europe jane manuale perfekte qe LaCipita e Trampit e cfaqi me ndershemeri….Ne vend te aeroplaneve dhe bombave eshte Spaku si Bombardues me Dumanin dhe piloti kamikaz Olsi Dado….nuk e kuptoj pse merreni me keto vogelsira kur duket hapur qe Usali Biberishaj eshte jo vetem bossi i Spakut por dhe ambasadori ameriakn ne hije i administrates se Trampit..qe e vertetoi dhe Chris LaCipita …Keshtu behet me Ramen qe akoma dhe sot do te gjeje tunelin e Enverit qe shkonte ne Dajt dhe nuk merret me LaCipiten e Trampit i ka bere gati karriken e K/M Berishales tyre……e fundit..pse jane hequr komentet nga kryeartikulli me perde & cekic

    Reply
  • ILIR says:
    February 14, 2025 at 5:13 pm

    Edhe pse ligjerisht Erioni nuk eshte i denuar,te gjithe e dine fort mire qe Erioni duhej te ishte i denuar me kohe per cka bere dhe cka i ka bere Tiranes.Vetem ne aksionin e mbjelljeve te pemeve po te ishte hetuar,do kishin dale vjedhje pa fund si ne
    numrin e fidaneve te deklaruar dhe sidomos cmimet e blerjeve te shume te fryra……..Kontrolloni levizjet me avione,hotelet
    shpenzimet jashte,kush i ka paguar ?……….

    Reply
  • chp says:
    February 14, 2025 at 5:33 pm

    Per zotin Hajro Limaj..mjere Shqiperia cfare atasheu ushtarak qe ka patur te Turqia qe akoma mban anen nga Salia….Nuk me dhimbsen as Rama as Velia por nese do ndiqnim te njejten metodologji duhet te ishin prapa hekurave dhe Berisha me Bashen…biles dhe eurodeputeti Beleri i berishes tuaj i denuar ne Greqi dhe Shqiperi…Ju lutem mos dilni me emer orgjinal se se si atashe ushtarak leshi duhet te dinit qe Beleri ishte tip DIVERSANTI i pregatitur ne Mavro vuno te Qipros….te lutem mos replikoni pa lexuar me pare librin e gazetarit grek Stavros Ximas me titull
    ΣΤΟΝ ΑΣΤΕΡΙΣΜΟ ΤΟΥ ΕΘΝΙΚΙΣΜΟΥ
    ΑΛΒΑΝΙΑ ΚΑΙ ΕΛΛΑΔΑ ΣΤΗ ΜΕΤΑ-ΧΟΤΖΑ ΕΠΟΧΗ

    ΤΖΙΜΑΣ ΣΤΑΥΡΟΣ

    Κωδ. Πολιτείας: 1568-0180
    ku ne dy intervista nga Fredi Beleri tregon ne 2009 kur ishte ne universitet atehere per krimet e tij…Eshte turp per ameriken,,europen dhe ty atashe leshi qe parlameti europjan ka nje terrrorist ne gjirin e saj

    Reply
  • Arber iliri says:
    February 14, 2025 at 6:11 pm

    Ore keni shkare nga trute apo cfare,thoni del i denuar dhe pas kesaj ka tre vendime pafajsie.Ju duheni hequr te gjithe ñga puna si te paafte se po i quajtet pafajsine,denim ju jeni analfabete te ligjit jo juriste .Jeni vertet idiote apo beni si te tille.

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    February 14, 2025 at 9:41 pm

    Hiqeni kete lloj njoftimi joprofesional dhe me justifikim infantil.Nuk i ben nder SPAK, perkundrazi e turperon.
    Duket si i perpiluar nga ai injoranti juridik Ols.

    Reply
  • TIRONA says:
    February 15, 2025 at 12:37 am

    Altin Dumani te dinim As por na dole brekembushur Pras!
    Actually ne harruam veprimin tend vite me pare me 21 Janar!

    Reply
  • demo says:
    February 15, 2025 at 1:02 am

    Pse e ke prapaskena ti SKUTH,mi vrimash,.po te ishe i ndershem,do ta kishe SKENA,
    altin Dumani,Altin dermani.E shikon sa sahanlepires ka tepsia Rilindjes? mu thafte dora qe votova te merrte Timonin me gjithe Tepsi rrufjani.Nuk u be tepsia Det me kos vetem per kete,por me Oligarke,stratege grabitjesh,hajdute Administrate,Sahanlepires Mediash,..Shiko sa shume jane. Perpara per te plasur brenda edhe Ali baben qe mban 40 hajdute!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Disa nga aleatët e tij më të ngushtë politikë janë vënë nën SPAK”, Rama për BBC: Protestat janë normale
  • SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë
  • SHBA feston 4 Korrikun: nga historia, te tradita dhe festimet
  • Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qendro
  • VIDEO: Nisin homazhet për Ali Khamenein, miliona njerëz mbushin rrugët e Teheranit

Komentet e Fundit

  1. 3D on VIDEO: Nisin homazhet për Ali Khamenein, miliona njerëz mbushin rrugët e Teheranit
  2. Detari on A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  3. Oso Shkodrani on A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  4. Anonymous on Kur KM poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Ganua on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?