Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjenocidi serb në Kosovë, gjenden eshtrat e 11 personave në një varrezë masive në Gjakovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Gjenocidi serb në Kosovë, gjenden eshtrat e 11 personave në një varrezë masive në Gjakovë
KosovëLajmi i fundit

Gjenocidi serb në Kosovë, gjenden eshtrat e 11 personave në një varrezë masive në Gjakovë

Published: March 19, 2025
Shpërndaje

Në një varrezë masive në Bishtazhin të Gjakovës janë gjetur eshtrat e 11 shqiptarëve të Kosovës që ishin zhdukur gjatë luftës me Serbinë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke sqaruar se këto viktima ishin rrëmbyer nga forcat shtetërore të Serbisë pas masakrës në fshatin Kralan.

“Pas 26 pranverash në pritje e ankth të familjeve, 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin. Pas masakrës në Kralan, forcat shtetërore të Serbisë, i kishin rrëmbyer dhe groposur në varreza masive, në përpjekje që t’i zhdukin, bashkë me dëshmitë e krimeve. Më 2 prill 1999, ata, bashkë me qindra burra dhe djem shqiptarë, u grumbulluan me dhunë nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, në një fushë në Kralan, rrethuar me tanke. Aty u mbajtën nën tortura të vazhdueshme, pa ujë dhe ushqim për dy ditë. Më 4 prill, nga ta u ndaluan 86 burra dhe djem, ndër të cilët 11 ishin të mitur. Që nga ajo ditë, askush nga ta më nuk është parë i gjallë. Disa prej tyre ishin gjetur në afërsi të liqenit Peruqac në Bajina Bashta të Serbisë. Pas zhvarrosjes nga Bishtazhini, Serbia i rrëmbeu kufomat”, informon shefi i qeverisë së Prishtinës.

Kryeministri thotë se plagët e hapura të zhdukjeve me dhunë janë e vërteta e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

- Publicitet -

Në këto ditë të rënda nuk është e lehtë të gjenden fjalë ngushëllimi që mund të plotësojnë zbrazëtinë që ka lënë mungesa e tyre. Është e vështirë të gjejmë fjalë mjaftueshëm të fuqishme për të përshkruar forcën dhe durimin e palëkundshëm të familjarëve përgjatë këtyre viteve. Në këto ditë, e çdo ditë tjetër, të përbashkët e kemi dhembjen dhe nderimin për martirët e dëshmorët e kombit në Kosovë.

Qëndrojmë bashkë për të mos lejuar harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë. Jemi të përbashkuar në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Jemi pranë familjeve, me gjithë përkrahjen e mundshme, në këtë rrugëtim të vështirë të dhembjes dhe kujtesës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të dashurit tonë që sakrifikuan jetën për lirinë që ne e gëzojmë. Lavdi!”, ka përfunduar ai.

Kurti po ashtu ka publikuar edhe emrat e personave të identifikuar në këtë varrezë masive.

ESHTRAT I PERKASIN:

– Adem Gashit

– Sahit Gashit

– Bekim Hasanit

– Sheremet Ismajlit

– Mentor Myrtajt

– Osman Fejzës

– Shkelzen Hajdarajt

– Bekim Gashit

– Sabedin Kryeziut

– Mentor Kryeziut

– Vehbi Halilajt

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Gas Gas says:
    March 19, 2025 at 6:48 pm

    Edhe Vucic habitet pastaj per aleancat qe bejne popujt e tjere kundra serbeve.

    Reply
  • demo says:
    March 19, 2025 at 7:34 pm

    Gjykoji moj gjukate e Hages terroristat shqiptare,qe paskan shitur organet e Ushtrise Serbe dhe paramilitareve pellumba te Arkanit,.Ketu do te gjesh plot terxhymene qe mburren me krimet e tyre si JALLAN SHAHITE ne mbeshtetje te masakrave dhe Mashtrimeve serbe.Dheu i martyreve te Kosoves i mbulofte.Kjo balte qe po del nga varrezat masive te Kosoves, i rente surratit,Terxhymeneve te Hages.

    Reply
  • Tani says:
    March 19, 2025 at 9:23 pm

    Mos merr super xhiro Demo
    Haga i gjykon te gjithe
    Nga te dyja anet

    Reply
  • Artan says:
    March 19, 2025 at 11:40 pm

    Ik o koqe se e morem vesh qe Haga i gjykon te gjithe,eshte asnjanese e modhe, te ishte krijuar pas Luftes se Dyte Boterore do kishte gjykuar njesoj,si ata te Gestapos,ashtu edhe te Rezistences.

    Reply
  • demo says:
    March 19, 2025 at 11:58 pm

    Tani !Nuk ka dy anet ne Kosove.Ka Agresore dhe Viktima te agresoreve,.Nuk ka Krime Lufte te shqiptareve ndaj serbeve,.
    Shqiptaret ishin viktimat e agresionit.Europa sllavofyle,serbofyle bpo mkerkon te swhese Vicka te Gjykimit Providencial ne Kosove.Te beje shembul te DREJTESISE HYJNORE Kosoven,Ne Israel ja prene duart.Borrelin,Lajcakerit i perzune me shqelma,mire qe nuk i vrane.Se ca gjykates te Paqte te ONU,qe shkuan ne Gaze per te drejtat e Rrembyesve Hamas te femijeve,grave,civileve izraelite,ju hodhen nga nje bumje ne Ato fuoristradat e bardha qe iken mu ne te semes me gjithe Gjykimin Universal.Borrelat Lajcajkerit shpetuan paq.Muare mesim ne Israel dhe nuk u duken me ne Kosove,se na ishin bere si Taxidare.Nuk ka pasur Krime lufte te popullit Cifut te Europes kunder Ushtrise dhe popullit gjerman.Nuk ka krime lufte te mbrojtesve polake kunder agresionit rus dhe agresionit gjerman.Nuk ka ne Ukraine krime lufte te ushtrise dhe popullit Ukrain kunder Agresioreve ruse,ushtrise ruse dhe popullit rusofil te Krimese,Donetskut,.Pas Lufte Europa e Gjykimit Universal,Nuk mund te ngreje Gjykatore Speciale ne Ukraine per te gjykuar Mbrojtesit heroike te Ukraines per krime lufte.Cdo qenje me shpirt ka te drejten natyrore te vetembrojtjes. Pashe nje zeber qe e sulmoi luani dhe cuditerisht zebra kafshoi luanin.Po Po.Rast i rralle.BlesfemiMos duhet gjykatorja Hages ta vrase kete Zeber te vecante qe dhembet nuk i kishte vetem per te ngrene bar?

    Reply
  • demo says:
    March 20, 2025 at 12:29 am

    Dergojani balten e gropes Masakres ne nje arkivol atij llasturit te Trump,princit te Kurores te Familjes perandorake,,Trump,me detyre minister i jashtem i Mbreterise amerikane.-Ja mor shkerdhata Trumpit,pse e bombardoi Bill Klintoni Serbine!

    Reply
  • Artan says:
    March 20, 2025 at 2:07 am

    Ç’merresh me këta kurvat me 700 flamuj o demo, pinjollë të kryekurvës intelektuhale. Kush e di historinë, e di që Klintoni ngurronte, ishte Bleri më shumë ai që e nxiste pro ndërhyrjes. Dhe vulën ia vuri masakra e Reçakut, por edhe diçka më larg, frika se mos përsëritej gjenocidi i Ruandës.

    Reply
  • Ppsh says:
    March 20, 2025 at 7:19 am

    Kush e tha qe serbia ka bere gjenocid?
    Dini gje ju qe shqiperia te kete ngritur nje akuze per 16 mij shqiptaret e vrare vetem se ishin shqiptar?
    Apo serbia duhet te akuzoje veten dhe te beje harakiri sepse po priti per akuzen e shqiperise me pare vdes nga merzia
    Qe ta dini kush qeveris ne tirane keta 30 vjet
    Para pak muajsh donin te ngrinin nje lapidar per te kujtuar viktimat e andarteve grek ne jug te shqiperise viktima si keta qe po zhvarrosen sot
    Qeveria bllokoi punimet
    Gazeta dita ka pyetur qeverine per kete?
    Imagjinoni qeveria e kosoves qe nuk lejon nje perkujtimore per keta viktima

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?