Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermani, konservatorët dhe social-demokratët fillojnë bisedimet për koalicionin qeverisës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Gjermani, konservatorët dhe social-demokratët fillojnë bisedimet për koalicionin qeverisës
BoteLajmi i fundit

Gjermani, konservatorët dhe social-demokratët fillojnë bisedimet për koalicionin qeverisës

Published: February 28, 2025
Shpërndaje

Përfaqësuesit e lartë të kristian-demokratëve konservatorë dhe social-demokratëve në Gjermani filluan sot bisedimet paraprake për krijimin e një koalicioni qeverisës. Por këto dy parti, me dallime të thella ideologjike dhe politike, që janë zotuar se nuk do të qeverisin me partinë e djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë, i pret një proces i ndërlikuar negociatash për të hartuar një program qeverisës që do të ringjallte ekonominë.

Friedrich Merz, drejtues i bllokut konservator, që doli i pari në zgjedhjet e së dielës, tha se synon ta krijojë qeverinë deri më 20 prill, një afat kohor që konsiderohet si shumë i ngushtë për shkak të dallimeve ndërmjet partive.

Vështirësitë mund të shtohen duke patur parasysh stilin e ashpër të zotit Merz, që tashmë është kritikuar nga partnerët e tij të mundshëm.

- Publicitet -

“Të dyja palët duhet të përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Duhet të flasim dhe të lëvizim përpara. Nuk dua të flas për tema të veçanta para bisedimeve. Besimi duhet të jetë shtylla kryesore. Na duhet të nxjerrim mësime nga qeveria aktuale që dështoi. Konfliktet e përhershme jo vetëm dëmtojnë ata që janë të përfshirë, por dëmtojnë edhe demokracinë. Na duhet vullneti për të punuar bashkë. Nuk duhet të përqendrohemi në përfitimet partiake, por në zgjidhjen e problemeve të mëdha, për ta çuar ekonominë përpara, që t’u japim njerëzve siguri ekonomike dhe sociale”, deklaroi zyrtarja social-demokrate, Manuela Schwesig.

Një koalicion ndërmjet partive konservatore dhe social-demokratëve, të cilët dolën të tretën në zgjedhje është mundësia e vetme për të formuar qeverinë nëse të gjitha partitë i qëndrojnë besnike zotimit për të mos qeverisur me partinë Alternativa për Gjermaninë, e cila doli e dyta në zgjedhje. Kjo parti mori përkrahjen më të madhe për një parti të krahut të djathtë ekstrem në Gjermani që prej Luftës së Dytë Botërore.

Bisedimet që po mbahen sot përfshijnë zyrtarë të lartë të të dy partive dhe ato mund të çojnë në diskutime të tjera me grupe punuese për çështje të ndryshme politike, për të hartuar një plan të detajuar për agjendën legjislative të katër viteve të ardhshme.

Gjatë fushatës, blloku konservator u përqendrua në heqjen e rregullave ekonomike dhe premtimin për të kufizuar imigracionin. Social-demokratët, pjesë e të cilëve është kryeministri në detyrë Olaf Scholz, duan rritje të pagës minimale dhe e kundërshtojnë vizionin e zotit Merz për një kontroll më të rreptë të kufijve. /VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë
  • Prezantohet “Pasqyra e Çmimeve”, Rama: Mbi 200 artikuj pjesë e listës, çmimet nuk ndryshojnë për 3 muaj
  • Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Komentet e Fundit

  1. na ishte nje here...Johannes Hahn on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. demo on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  3. Laert on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. demo on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Ethemi jo Lalaj on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?