Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania gjen trajnerin e ri, Nagelsmann gati të marrë ‘timonin’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjermania gjen trajnerin e ri, Nagelsmann gati të marrë ‘timonin’
AktualitetSport

Gjermania gjen trajnerin e ri, Nagelsmann gati të marrë ‘timonin’

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

Federata gjermane e futbollit ka arritur një akord me Julian Nagelsmann për të marrë drejtimin e kombëtares gjermane deri në Europianin e vitit të ardhshëm. Ish-trajneri i Bayernit është pa një skuadër që kur u pushua nga gjigandët bavarezë sezonin e kaluar për t’u zëvendësuar nga Thomas Tuchel.

Gjatë verës pati raportime që e lidhnin Nagelsmann me stolin e PSG, ku u emërua si trajner më pas Luis Enrique. Ai ka qenë nën kontratë me Bajernin edhe pse nuk ishte trajneri i tyre, me klubin që mund të kërkonte një shumë shpërblimi për ta lënë të lirë, por mediat raportojnë se ajo kontratë tashmë ka përfunduar me teknikun që është i lirë për të marrë drejtimin e Gjermanisë.

Tani 36-vjeçari, që konsiderohet ndër trajnerët e rinj më të mirë në Europë, mund të bëjë një rikthim sensacional duke marrë drejtimin e skuadrës kombëtare. Sipas të përditshmes Bild, tekniku gjerman do të heqë dorë nga rreth 19 milionë euro që i duhej të merrte nga Bayerni deri në 2026 për të marë stolin e nxehtë të kombëtares gjermane.

- Publicitet -

Kjo nuk do të thotë se Nagelsmann nuk do të fitojë asgjë në drejtimin e Die Mannschaft. Ai do të paguhet rreth 4.5 milionë euro deri në verën e ardhshme, dhe më pas mund të kthehet sërish në treg, pasi nuk ka indikacione se do të qëndrojë më gjatë te Gjermania. Kampionati i ardhshëm europian do të luhet pikërisht në Gjermani vitin e ardhshëm, turneu i parë madhor në këtë vend që nga Kupa e Botës në 2006.

Deri më tani Gjermania është shfaqur dobët në rrugën e Europianit, madje ka sugjerime se ata nuk do t’ja kishin dalë të kualifikoheshin nëse nuk do të kishin të siguruar biletën si vend organizator.

Si pasojë Hansi Flick u shkarkua më herët në shtator, pas një disfate të sikletshme 4-1 në miqësoren me Japoninë. Ai kishte fituar vetëm 4 nga 17 ndeshjet e fundit, pavarësisht rekordit të pasur që kishte te Bajerni, ku fitoi Bundesligën, Champions League dhe Kupën e Gjermanisë para se të merte drejtimin e kombëtares.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Nuk ka bir nëne, nuk ka lindur akoma…”, Rama: Kush më njeh e di mirë çfarë flas
  • Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri!
  • Emërimi i Vlora Hysenit në SHISH, Rama: Kishte referenca të shkëlqyera nga partnerët
  • Arrestimi i kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, por s’kam të drejtë të ndërhyj
  • Një 40-vjeçar humb jetën në QSUT, nën hetim dy neurologë të Spitalit të Shkodrës

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama anulon konferencën në Rinas, do nxjerrë vetëm një video-mesazh
  2. Five Company on Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen në Shqipëri
  3. capi on 4 miliardë euro…
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama konferencë për mediat në Rinas pas kthimit nga SHBA, nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
  5. Andi on Gjykata e Lartë nuk shkon në tryezën e Ramës për pagat: Çështja është në Kushtetuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?