Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania i bën thirrje Izraelit ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjermania i bën thirrje Izraelit ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor
AktualitetBote

Gjermania i bën thirrje Izraelit ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Published: September 6, 2024
Shpërndaje

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Izraelit t’i ndalë projektet e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun e uzurpuar Perëndimor gjatë një vizite në Tel Aviv të premten.

Kryediplomatja gjermane i vizitoi dje Arabinë Saudite dhe Jordaninë në kuadër të turit të saj në Lindjen e Mesme, në përpjekje për t’i nxitur Izraelin dhe Hamasin grupin palestinez të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE të arrijnë marrëveshje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden tha më herët këtë javë se beson se marrëveshja për armëpushim është e arritshme. Por, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ngul këmbë që trupat izraelite duhet të qëndrojnë përgjatë vijës kufitare mes Gazës dhe Egjiptit për çështje sigurie. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza.

- Publicitet -

Baerbock i bëri thirrje Qeverisë së Izraelit t’i japë fund projekteve për ndërtimin e shtëpive për kolonët izraelitë në Bregun e uzurpuar Perëndimor, në mënyrë që të ndihmojë në ndërtimin e besimit në rajon. Duke folur pas takimit me homologun e vet izraelite, Israel Katz në Tel Aviv, ajo tha se ndërtimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor është shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar.

“Sipas mendimit tim, Qeveria izraelite mund ta rifitojë besimin e humbur ndërkombëtar duke i ndalur projektet e ndërtimit të vendbanimeve si hap i parë. Qeveria izraelite duhet gjithashtu të të ndërmarrë veprime të fuqishme kundër akteve të dhunshme që po kryhen nga kolonët radikalë”, tha Baerbock.

Para dy muajve, Izraeli e aprovoi ndërtimin e më shumë se 5.000 njësive banimi në disa vendbanime në Bregun Perëndimor. Baerbock pritet të takohet edhe me kryeministrin e Autoritetit Palestinez, Mohammed Mustafa, në Ramallah.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen.

Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara. Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?