Qeveria shqiptare po përflitet se po përdor një pajisje të quajtur Deep Packet Inspection (DPI) për të kontrolluar dhe ndaluar qasjen në TikTok. Tek ekspertët ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha mbi lirinë e internetit dhe të drejtën për privatësi në vend.
DPI është një teknologji e avancuar që lejon monitorimin dhe filtrimin e trafikut të internetit në mënyrë të detajuar. Me këtë pajisje, qeveria mund të identifikojë dhe bllokojë platforma specifike si TikTok, VPN-të dhe rrjete të tjera sociale; të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet, duke analizuar në kohë reale të dhënat e tyre dhe të filtrimin dhe censurimin e përmbajtjes, duke kufizuar aksesin ndaj informacioneve të caktuara.
Sipas ekspertëve, ndër rreziqet e përdorimit të DPI përmendet përgjimi masiv ku çdo klikim dhe kërkim në internet mund të analizohet. Si rrezik i kësaj situate konsiderohet dhe censura e kontrolluar pasi platformat sociale mund të bllokohen pa paralajmërim. Gjithashtu privatësia rrezikon të shkelet pasi komunikimet personale mund të monitorohen. Por nuk duhet lënë pa përmendur dhe rreziku i abuzimit politik pasi teknologjia mund të përdoret për të manipuluar informacionin dhe për të ndikuar te liria e shprehjes.
Eksperti Tomi Kallanxhi tha për gazetarin Blendi Fevziu se bëhet fjalë për një pajisje interneti ku kalon i gjithë trafiku i internetit. Kallanxhi tha se kjo pajisje luan rolin e ndërmjetësit mes internetit dhe gjithçkaje që vjen prej tij dhe përdoruesit që bën kërkimet. Ai shtoi se pasi pajisja identifiokon të dhënat e aparatit celular, orës smart, Tv, apo çdo pajisje të kësaj natyre, nis më pas të profilizojë naviguesi.
Eksperti tha se kjo pajisje mund të identifikojë se çfarë site-esh viziton një person, videot që shohim, kërkimet që mund të bëjmë në Google sepse këto janë url publike por edhe brendësitë e email-eve. Për aplikacionin Whatsapp ai tha se nuk mund të përgjohet brendësia e mesazheve, por vetëm biseda se me kë dhe kur dikush bisedon.
j.l./ dita
Censurimi – eshte prologu permbledhes i te gjitha veprimeve dhe perpjekjeve per te ndaluar opinionin publik, natyrisht dhe personal. Ne nje kohe kur situata e jashtme ka ndikimin e saj te pashmangshem ne situaten e brendshme shohim se TV dhe mediat e licensuara mundohen ta bllokojne kete informacion, ta kanalizojne ne informacione me interes per qarqet politike qe kerkojne ta mbajne kete situate ne evoluim e siper ne interesin e tyre dhe ta shnderrojne ate ne nje informacion pa vlere ose shume pak te besueshem nga opinioni i gjere publik.
-Po cfare ndodh? Nje mase e madhe e te rinjve e kane kuptuar qe kendveshtrimi i tyre per informacionin e vertete ne kohe reale dhe shnderrimi i tij ne nje panorame mediatike te kuptueshme nga te gjithe shtresat e popullsise sjell reagimin e tyre ne mbeshtetje te asaj force informuese qe kerkon te zgjoje ate apati kushtetuese te ligjit kur ” ky” fle ne dosjet e sirtareve te gjykates dhe zgjohet vetem perpara zgjedhjeve per te ” murosur” ndonje politikan qe do sjelle nje vote me shume 1 here ne 4 vjet. Dhe 1 here mbas ketyre 4 vjeteve × 5 politikane ne burg ne 2025, shqiptaret te qorrollepsur nga informacioni mediatik i shtremberuar kaluan dhe u bashkuan me gjendjen apatike te opozites duke kaluar nga nje ” kryqezim rrugesh tek nje tjeter” pa ditur dhe te pa informuar se cila eshte rruga e drejte qe duhet te zgjedhin. Censura eshte per ate grup intelektualesh dhe aktivistesh qe e kane kuptuar evoluimin e situates dhe kahun regresiv me masa gjigande qe po merr ne nje kohe qe shume ceshtje dhe pikepyetje me rendesi per sigurine kombetare dhe natyrisht per ne shqiptaret qe jetojme dhe punojme mund te sjelle pasoja te pashmangshme katastrofike ne jeten sociale dhe ekonomike. Te shohesh kete grup politikanesh qe rrotullohen 1 here ne 4 vjet ne llumin e katastrofes se tyre personale, te injorances se tyre intelektuale, te metodave brutale, na bejne te shohim te ardhmen tone me drite te shkurter. O burra te ikim…!
Po perse te ikim??!! Sepse Censura mediatike eshte perdja qe mbulon intelektin dhe backgroundin e politikes qe shkollimin dhe metoda vjen vetem nga literatura e shkolles se policise, ku brutaliteti shprehet me veprimin te te vrase perpara se te me vrasesh dhe ju zoteri nuk keni te drejte te flisni ose te ankoheni derisa te gjeni avojatin mbrojtes!!!
Po ku ta gjejme ne avokatin mbrojtes qe politika te mos na vrase per gjithe krimet qe i ka shkaktuar ketij kombi???
Po ku ta gjej une avokatin tim mbrojtes te shprehe dhe te flase me vertetshmeri kete situate regresi dhe pasojat qe ne i ndjejme qe do bien mbi supet tona.
Jane te gjitha rrjetet sociale qe shfrytezohen si nje kunderpergjigje e forte ndaj ketij profili mediatik dhe informativ duke mos kapur ceshtjen ne thelb si efekt social por ne aspektin kriminal duke u shprehur se eshte rritur krimi!! ….O burra te ikim!
Jane rrjetet sociale the tematika qe trajtohet, ajo qe fshihet pas perdes izoluese te informacionit mediatik.
Le te fillojme perseri te ngreme ” Iron Curtain” perden e hekurt te Censures…