Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GJKKO çon për gjykim deputetin Asllan Dogjani, akuzohet për fshehje pasurie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > GJKKO çon për gjykim deputetin Asllan Dogjani, akuzohet për fshehje pasurie
KronikeLajmi i fundit

GJKKO çon për gjykim deputetin Asllan Dogjani, akuzohet për fshehje pasurie

Published: July 23, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi këtë të mërkurë kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani, i akuzuar për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Sipas SPAK, Dogjani ka fshehur mënyrën e pagesës për blerjen e një apartamenti rreth 100 m².

Vetë deputeti ka pretenduar se ka përfituar pronën në bazë të një marrëveshjeje në këmbim të shërbimit të konsulencës juridike.

- Publicitet -

Por nga hetimet e SPAK ka dyshime se Dogjani e ka blerë apartamentin për 126 mijë euro, duke paguar shumicën e shumës me para cash.

“Kontrata në ILDKPI është hartuar në mënyrë fiktive, me qëllim për të fshehur burimin e krijimit të pasurisë,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjithashtu, SPAK zbuloi se kontrata kishte dy data të ndryshme, 6 shtator 2006 dhe 6 dhjetor 2006, duke krijuar dyshime për ligjshmërinë e procesit të përfitimit të apartamentit.

“Nga provat shkresore dhe dëshmitë e paraqitura rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër regjistrimi dhe kolonë si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të pasurisë. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive për të deklaruar në mënyrë të rreme burimin e krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thekson SPAK.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Trapajani says:
    July 23, 2025 at 11:54 am

    Kush bertet rroft Berisha,dhe kush lepihet akoma rreth berishes,,e Kan nje hall,,ja ky kokrra malokut,,

    Reply
  • Aldo says:
    July 23, 2025 at 5:03 pm

    Ky ka qene Punonjes Policie. Dora e djathte e P. Nd.
    U bene te dy deputet duke doravitur kupolën.
    Ketij pak i kane kapur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 21 nëntor 2026
  • Pas rënies së turpshme të ambasadores amerikane në Athinë fshihet një histori shumë serioze
  • Falsifikime si Zvërneci: 16 milionë euro prona të konfiskuara në zonën e Ujit të Ftohtë i përkasin Artur Shehut dhe rrethit të tij
  • Pensionistët në vendet me të ardhura të larta janë më të pasur se kurrë?
  • Kur nëna të mos mundet më…

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  2. Gjergj on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  3. B sh on VIDEO: “Socialiste me karaturë të lartë”. Kur kryeministri prezantonte deputeten e përfshirë në hetimet për vjedhjen e Postës
  4. Patrioti on Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  5. HORRAT&DIPKOMACIA on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?