GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg ndaj tij.
Edhe pse SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve dhe çështja do të shkojë në gjykim, presidenti i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në burg, pasi gjyqtari Erjon Çela la në fuqi masën e arrestit ndaj tij.
Avokati Kujtim Cakrani ka bërë me dije se ka braktisur seancës gjyqësore në GJKKO pasi ka paraqitur kërkesën për lirinë e Ilir Metës.
Në një deklaratë për mediat, avokati është shprehur se e braktisi seancën se e di vendimin që do të marrë gjyqtari, që sipas tij do të jetë rrëzimi i kërkesës së paraqitur për liri.
“Gjykata sot do të marrë vendimi, e di vendimin se e di që do të jetë rrëzimi i kërkesës, e braktisa seancën se e di çfarë vendimi do të marrë gjykata”, tha Cakrani.
“Me mua këta gjyqtarë nuk mund të tallen”, shtoi ai.
j.l./ dita

Avukate, mos harro qe klienti yte ja beri vete gropes vetem duke hipure neper male dhe hekure dhe leshonte mesazhe dhune. Le te behet dhe Ky bashkepuntore i drejtesise si Monika, pastaje te kerkoje lehtesim te mases ose te vazhdoje me misionin e tije duke i thyre ne mes me nje goditje si cune Tirone- Gramshi. Avokate, kujdese se mos demure dhe Ky si Beqja & co.
SPAK të merret me Metën, se Shqipëria u dogj. Ja pse Shqipëria u dogj? Shqipëria u dogj sepse SPAK nuk po punon si duhet.
Sepse kur drejtësia nuk funksionon, zjarrndezësi nuk ka frikë nga ligji, se ai nuk zbatohet.
Pra nëse humbim kohë gjërat përkeqësohen këtë bëri drejtësia. Këtë beri politika. Ja tashmë ku jemi, mes rrëmujës, varfërisë shpirtërore, në udhëkryq të historisë.
Hajde të nxjerrim vlerat në pah, të vejmë në krye elitën e vërtetë, të shpëtojmë nga rrumpalla dhe shkojmë drejt përparimit. Meta poshtëroi veten, ai duhet dënuar, ai bëri krime ndaj vendit dhe popullit të tij.