Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjoba e UEFA për trazirat me Poloninë, FSHF ia nxjerr tifozëve, përjashton 5 prej tyre nga stadiumet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjoba e UEFA për trazirat me Poloninë, FSHF ia nxjerr tifozëve, përjashton 5 prej tyre nga stadiumet
AktualitetPikanteSport

Gjoba e UEFA për trazirat me Poloninë, FSHF ia nxjerr tifozëve, përjashton 5 prej tyre nga stadiumet

Published: September 22, 2023
Shpërndaje

Flakadanët e hedhur në stadiumin “Air Albania” dhe dhuna në ndeshjen e Kombëtares, fituar 2-0 kundër Polonisë më 10 shtator në “Air Albania”, i ka kushtuar shumë pesë tifozëve kuqezi. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka përjashtuar për një afat të pacaktuar nga stadiumet shqiptare tifozët: Gerti Lleshi, Rinor Grajveci, Edmond Hyseni, Almir Dubovci  dhe Berat Maloku.

Veç sendeve të hedhura në fushë dhe ndalimit të lojës, edhe në fund të ndeshjes për kualifikueset e Euro 2024 pati përleshje mes tifozëve jashtë stadiumit. Një kopje e këtij vendimi do i kalojë edhe policisë.

Kujtojmë se UEFA gjobiti FSHF-në me 44 mijë euro gjobë për këto incidente, ndërsa 12 tifozë shqiptarë dhe polakë u shoqëruan nga policia.

“Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri – Poloni të zhvilluar më datë 10.09.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 66 të statutit të FSHF , Nenit 59 e vijues të KDE, VENDOSI:

- Publicitet -

1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm: – Gerti Lleshi – Rinor Grajveci – Edmond Hyseni – Almir Dubovci – Berat Maloku

2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

3. Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit”, njofton FSHF.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U arrestuan tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit
  • Ministrja e re Shëndetësisë: Në 2027-ën ose do sjell PET Scan-in, ose do jap dorëheqjen
  • “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  • FOTO: Protesta te Parlamenti, momenti kur efektivët shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn
  • VIDEO: Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit bllokojnë rrugën me kosha mbeturinash

Komentet e Fundit

  1. nastradini on FOTO: Protesta te Parlamenti, momenti kur efektivët shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn
  2. nastradini on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?
  3. ANA on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?
  4. 3D on Shqiptaria në zi, Beogradi në festë
  5. 3D on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?