Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Administrative në Gjermani deporton azilkërkuesit, do të dërgohen në pikat ku kanë hyrë në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Gjykata Administrative në Gjermani deporton azilkërkuesit, do të dërgohen në pikat ku kanë hyrë në BE
BoteLajmi i fundit

Gjykata Administrative në Gjermani deporton azilkërkuesit, do të dërgohen në pikat ku kanë hyrë në BE

Published: April 26, 2025
Shpërndaje

Gjykata Administrative Federale në Leipzig ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Dublinit, duke lejuar kthimin e dy emigrantëve në Greqi – vendi i parë i hyrjes së tyre në Bashkimin Evropian. Rasti në fjalë përfshinte një 34-vjeçar pa shtetësi nga Gaza dhe një 32-vjeçar nga Somalia, të cilët kishin hyrë në BE përmes Greqisë në vitet 2017 dhe 2018 dhe kishin marrë statusin e refugjatit atje.

Megjithatë, të dy kishin udhëtuar më pas drejt Gjermanisë, ku kërkuan sërish azil. Autoritetet gjermane, në përputhje me rregulloren e Dublinit, kërkuan deportimin e tyre në Greqi, por çështja përfundoi në gjykatë për shkak të shqetësimeve mbi kushtet e jetesës në kampet greke të refugjatëve.

Gjykata vendosi që të dy individët mund të deportohen, duke vlerësuar se si persona të rinj, të shëndetshëm dhe të aftë për punë, ata nuk përballen me “kushte degraduese apo çnjerëzore” në Greqi. Sipas gjykatës, kthimi i tyre nuk përbën shkelje të të drejtave themelore të garantuara nga Karta e të Drejtave të BE-së dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

- Publicitet -

Ky vendim ndikon drejtpërdrejt në politikën e migracionit në Gjermani, e cila përballet me sfidën e “emigrimit dytësor” – kur azilkërkuesit hyjnë në BE nga vendet jugore si Greqia, Italia apo Spanja, dhe më pas udhëtojnë drejt vendeve më të pasura si Gjermania për të kërkuar azil përsëri.

Pavarësisht kritikave nga vendet e vijës së parë të hyrjes në BE, rregullorja e Dublinit mbetet në fuqi dhe ky vendim e forcon më tej zbatimin e saj në praktikë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 02 nentor 2026
  • Tik-toksat e tik-taku i ndryshimit
  • Përqafimi i vdekjes
  • Kur vrasësi duhej të puthte në buzë gruan e viktimës
  • VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Tik-toksat e tik-taku i ndryshimit
  2. S ka rendesi on Tik-toksat e tik-taku i ndryshimit
  3. Skypion on Tik-toksat e tik-taku i ndryshimit
  4. Protestusi on Tik-toksat e tik-taku i ndryshimit
  5. Mollosi on Tik-toksat e tik-taku i ndryshimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?