Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të premten më 24 korrik të mos pranojë shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi zhbërjen e dekretit të Presidentit për emërimin e prokurorit të çëshjtes penale të ngritur ndaj tij, Ols Dado.
Gjyqtari Hazbi Balliu, deklaroi gjatë shpalljes së vendimit, se Veliaj ka interes të tërthortë në kërkesën e tij për shfuqizimin e aktit të emërimit të prokurorit Dado, ndërsa Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë lloj interesi.
Avokati i prokurorit Dado dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkuan gjykatës gjatë parashtrimeve të tyre që të mos merrej në shqyrtim kërkesë padia e Veliajt, me argumentin se ai nuk legjitimohej të kundërshtonte mënyrën e emërimit të magjistratit. Po ashtu, vlerëson se as kërkuesit e tjerë që kërkonin shkarkimin e Dados, nuk legjitimoheshin.
Pas përfundimit të seancës, mbrojtësi i Veliajt, avokati Plarent Ndreca deklaroi se vendimmarrja ishte e pritshme dhe se do e ankimojnë si të pabazuar.
Po ashtu, gjykata rrëzoi si të pabazuara kërkesat e “Asosacionit Kombëtar të Medias dhe Drejtësisë” dhe ish-prokurorit Tom Dedaj, për t’u bërë palë në proces, në cilësinë e ndërhyrësit kryesor.
Shoqata që u përfaqësua në seancë nga avokati Ervin Karanxha, parashtroi në seancat e mëparshme se kërkesa për ndërhyrje si palë në proces, ka si qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe për rrjedhojë ka interes të drejtpërdrejtë për mënyrën e përzgjedhjes së një prokurori.
Gjyqtari Hazbiu vërejti gjatë seancës të premten, se shoqata mund të bënte kërkesë tjetër të posaçme, jashtë këtij procesi.
Ndërkohë, ish-prokurori Tom Dedaj pretendoi se kishte interes, pasi mendonte se ishte shkarkuar në vitin 2009 prej ish-prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, për t’ë hapur një vend për Dadon. Mbrojtësi ligjor i Dados solli në vëmendje se Dado ishte emëruar në detyrë në 2008-ën, një vit para se të shkarkohej Dedaj.
Avokati i Erion Velijat, Plarent Ndrecaj në një dalje për mediat deklaroi se vendimi ishte i pritshëm.
“Ishte një vendim i pritshëm, e kam paralajmëruar disa herë. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga gjykimi në themel ishte mos legjitimimi, mos lejimi të kishim akses real në gjykatë.
Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. A këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për t’u vetërregulluar.
Të vërtetën do të ndjekim deri në fund pasi nuk lidhet vetëm me Veliajn, Bashkinë Tiranë dhe dëmin që po u shkaktohet qytetarëve, por me sistemin e drejtësisë dhe dështimin e saj për t’u vetëkorigjuar”, u shpreh ai.

Veliaj nuk vete ne gjyqin kunder tij dhe perdor cdo artifice per ta shtyre dhe vete ne gjyqin kunder Dados.Kjo tregon qe ai e di qe eshte i lerosur dhe kerkon te fitoje permes procedurave
Nje pyetje, pa dashur te fajesoj apo mbroj dike: Ku gjenden parate per financimin e nje avokatie disa vjeçare?
Ne fund i paguan i akuzuari, apo ka ndonje mekanizem tjeter ne kete mes qe merr persiper shpenzimet qe me siguri arrijne shifra te frikshme.
Po ik o Veli ,bej ate burg,qe te kane caktuar,se nuk kemi hallin tend tani! Ti nuk perben Lajm.
Po ikë o Veliaj se nuk ja ka ngenë tënd demua , është i zënë deri në grykë me punët e “revolucionit” të delinkuentëve . O pika plakut , që i ka ngrënë mendtë fare . I duket vetja njeri i rëndësishëm .