Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata bllokon përkohësisht urdhrin e Trump për shtetësinë, reagon presidenti amerikan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Gjykata bllokon përkohësisht urdhrin e Trump për shtetësinë, reagon presidenti amerikan
Bote

Gjykata bllokon përkohësisht urdhrin e Trump për shtetësinë, reagon presidenti amerikan

Published: January 24, 2025
Shpërndaje

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump, që synon të ndryshojë të drejtën për shtetësi për fëmijët e lindur në tokën amerikane, një e drejtë e garantuar nga Amendamenti i 14-të i Kushtetutës, po përballet me sfida të mëdha ligjore.

Një ditë më parë një gjykatës federal bllokoi përkohësisht urdhrin e zotit Trump, një vendim që presidenti tha se do të apelohet në Gjykatën e Lartë. Presidenti Donald Trump tha të enjten se administrata e tij do ta apelojë vendimin e një gjykatësi federal për bllokimin e përkohshëm të urdhrit ekzekutiv që i jep fund të drejtës kushtetuese për marrjen e shtetësisë për fëmijët e lindur në tokën amerikane pa marrë në konsideratë statusin ligjor të prindërve të tyre.

“Padyshim do ta apelojmë. Ata e çuan çështjen para një gjyqtari të caktuar në Siatëll. Vendimi i tij ishte i pritshëm”, tha zoti Trump.

- Publicitet -

Gjykatësi i Qarkut, John C. Coughenour vendosi për ankesën e paraqitur nga shtetet e Uashingtonit, Arizonës, Illinoit dhe Oregonit, të cilat argumentojnë se Amendamenti i 14-të dhe Gjykata e Lartë e kanë çimentuar të drejtën për shtetësi përmes lindjes. Kjo çështje është një nga pesë paditë e ngritura nga 22 shtete dhe një numër grupesh për drejtat e emigrantëve në të gjithë vendin.

Urdhri i Presidentit Trump thotë se një fëmijë i lindur në Shtetet e Bashkuara nuk mund të marrë automatikisht shtetësinë, nëse nëna nuk ka status të ligjshëm emigracioni, ose nëse ndodhet në Amerikë me vizë, por vetëm përkohësisht, si dhe në rast se babai nuk është shtetas amerikan, ose banor i përhershëm.

Urdhri ndalon agjencitë amerikane të lëshojnë dokumente, që njohin si shtetas fëmijët e lindur nga prindër që nuk kanë statusin e duhur ligjor, apo të pranojnë dokumente nga shtete të veçanta amerikane që u njeh këtyre fëmijëve shtetësinë.

“Shumë studiues ligjorë dhe grupe për të drejtat civile thonë se do të duhej një ndryshim në Kushtetutë për të ndryshuar të drejtën e shtetësisë në lindje. Kjo kërkon që tre të katërtat e shteteve të pajtohen si dhe dy të tretat e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit amerikan”, thotë Julia Gelatt, Drejtore e Programit të Politikave të Emigracionit në SHBA në Institutin e Politikave të Emigrantëve.

E drejta për shtetësi në lindje nënkupton që të lindurit në Shtetet e Bashkuara bëhen automatikisht shtetas amerikanë, pavarësisht statusit ligjor të prindërve. Për dekada të tëra rregulli është zbatuar edhe për fëmijët e lindur nga prindër që ndodhen në Shtetet e Bashkuara pa dukumente, ose nga prindër me viza turistike, apo studentore, që planifikojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Kjo praktikë nuk zbatohet në asnjë vend tjetër.

Presidenti Trump dhe mbështetësit e tij argumentojnë se sistemi po abuzohet dhe se duhet të ketë standarde më të ashpra për t’u bërë shtetas amerikan.

Por të tjerë thonë se kjo është një e drejtë e garantuar nga Amendamenti i 14-të i Kushtetutës, rrëzimi i së cilës është jashtëzakonisht i vështirë dhe se, edhe nëse është e mundur, është një ide e keqe. Presidenti Trump dhe kundërshtarët e së drejtës për shtetësi përmes lindje argumentojnë se ky rregull i nxit njerzit që të vijnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, ose të marrin pjesë në atë që njihet si “turizëm i lindjes” ku gratë shtatzëna vijnë në SHBA enkas për të lindur, në mënyrë që fëmijët e tyre të marrin shtetësinë.

Në vendet ku nuk ekziston kjo e drejtë, thotë ekspertja Gelatt, shumë fëmijë lindin “pa shtetësi”. “Kjo do të thotë se ata nuk mund të kenë qasje në pasaporta. Ata nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Ata nuk mund të votojnë dhe nuk kanë zë në qeveri. Ata rriten pa ndjenjën se i përkasin një vendi”, thotë zonja Gelatt për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Sipas Institutit të Politikave të Emigracionit, në vitin 2019, 5.5 milionë fëmijë nën moshën 18 vjeçare, kishin të paktën një prej prindërve pa dokumente të ligjshme. Këta fëmijë përbënin 7 për qind të numrit të përgjishtëm të fëmijve amerikanë dhe shumica e tyre ishin shtetas amerikanë. Organizata jopartiake tha gjatë fushatës së zotit Trump për president më 2015 se numri i njerëzve në vend me status të paligjshëm do të rritej nëse shfuqizohej e drejta për shtetësi përmes lindjes, duke krijuar një “klasë që do të përjashtohej nga integrimi shoqëror për breza”.

Pas Luftës Civile, Kongresi ratifikoi Amendamentin e 14-të në korrik të vitit 1868. Amendamenti garantonte shtetësi për të gjithë, përfshirë zezakët. “Të gjithë personat e lindur, ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe që i nënshtrohen juridiksionit të tyre, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe shtetit ku ata banojnë”, thotë Amendamenti i 14-të. “Asnjë shtet nuk dë të bëjë, ose zbatojë asnjë ligj që do të shkurtojë privilegjet, ose imunitetin e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara”, shkruan më tej në të.

Por Amendamenti i 14-të nuk përkthehej gjithmonë si një e drejtë për shtetësi në lindje. Për shembull, vetëm në vitin 1924 Kongresi vendosi për t’u dhënë shtetësinë të gjithë indianëve autoktonë amerikanë të lindur në Shtetet e Bashkuara./Voa

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Miratohet paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit
  • “Askush nuk na përmend”
  • “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  • Ankohet Rama: Po më sulmojnë me adresa false
  • Tre shqiptarët e zhdukur prej dy ditëve, gjenden të pajetë

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  2. Dajti on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  3. o frate on Kronologjia e plotë, si u lirua një i dënuar për vrasje
  4. Kadiu on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  5. Arlinda Ymeraj on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?