Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: “Te varri erdha i fundit, babë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > FOTO: “Te varri erdha i fundit, babë”
KosovëLajmi i fundit

FOTO: “Te varri erdha i fundit, babë”

Published: March 21, 2025
Shpërndaje

Ish-kryeministri Hashim Thaçi mbërriti në Kosovë, me leje nga Gjykata e Hagës, disa ditë pas ceremonisë mortore të babait të tij.

Një ditë më parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës konfirmuan se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e moslejimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.

Me kurorë në dorë Hashim Thaçi ka shkuar menjëherë të varrezat ku prehet babai i ndjerë.

Thaçi ka shkuar menjëherë të varrezat ku prehet babai i ndjerë, me një kurorë me lule.

- Publicitet -

“Te varri erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruhej në kurorë.

Ai nderoi varrin e babait dhe i përshëndeti nga larg njerëzit që po i shprehnin ngushëllime në Burojë të Skenderajt.

Fotot e Thaçit i vetëm përballë varrit të babait kanë bërë xhiron e mediave dhe portaleve.

Megjithatë ai nuk e ka dhënë veten dhe iu ka dhënë kurajo mbështetësve të vet, duke i përshëndetur me grusht.

Për këtë zhvillim reagoi ashpër ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili thotë se ky vendim është ‘sa për sy e faqe’.

“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetëvetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungon në total”, shkruan në një postim në “Facebook”, Nasim Haradinaj.

Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi ndërroi jetë  më 16.03.2025. Ai ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Të enjten e kaluar ai u vizitua nga Hashim Thaçi, të cilit i dha leje për vizitë Gjykata Speciale, e cila po e gjykon për krime të pretenduara të luftës. Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë.

Thaçi po akuzohet për herë të dytë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Zyra e Prokurorisë Speciale e ka ngarkuar atë me vepra që lidhen me ndikimin në dëshmitarë – ndërsa ndodhet në një proces gjyqësor për krime të pretenduara të luftës.

Më 6 dhjetor 2024, Specialja konfirmoi aktakuzë të re kundër Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së Fadil Fazliut.

Bëhet fjalë për vepra penale që lidhen me pretendime për “të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve” në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë hyrë në vitin e pestë që ndodhen në paraburgim nën pretendimet për krime lufte.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Po says:
    March 21, 2025 at 12:30 pm

    Ore po vjen nga hollanda ai spo vjen nga drenica.
    Edhe ne jet te lir te ish se kapte dot varrimin.

    Reply
  • demo says:
    March 21, 2025 at 1:06 pm

    Clirimtar i Kosoves Martyre Hashim Thaci.Vetem nje gabim ke bere ne Jeten Tende:More mendte e Edi Rames.
    Edhe shkembimi gjoja i Mitrovices,edhe pranimi i Gjykates Speciale te Kosoves per krime lufte,Jane krim kunder Kosoves dhe kunder VETVETES,Keto i bere me shtytjen e Edi Rames.Kur ka marre mente e shkjeve te Tiranes,,Kosova ka shkuar ne Katastrofe.

    Reply
  • chp says:
    March 21, 2025 at 1:34 pm

    Kjo qe ndodhi me Thacin ne lamtumiren per babain e tij eshte si ne Legjendat e Mocme me Trimat e Jutbines (UCK) kunder Bajlozeve te Europes me ndyresirat Basha,Berisha,Mustafa etj etj
    Vetem nje gabim ke bere ne Jeten Tende: Qe dorzove armet dhe nuk luftove qe ne Themelet e UCK te ngrihej Ushtria e Kosoves e Pas Luftes ashtu si beri Enver Hoxha me luftetaret e LANCl…e ndave pushtetin me ballistat e Kosoves qe te kane bere vargmale me deshmi tip Nesti Angoni…Kete gabim beri dhe e majta greke qe “Hashim Thacin e Greqise” e varen ne shtylle telefoni me koke te prere ne Trikalla ( Aris Veliuciotin) nga kusheriri i tij Napolon Zerva ,miku i Dados dhe gjyqtarit Bani..Sidoqofte ke hyre ne kufinjte e legjendes sidomos me ndarjen nga jeta te babait tuaj..Le te shohe Europa veten e saj si Kurve e Motit qe e quante me te drejte Profeti Gjergj Fishta..
    Faleminderit o legjenede moderne e Drenices !

    Reply
  • Flamur Struga says:
    March 22, 2025 at 9:56 pm

    E kerkonte shpirti,zemra e te atit qe shkoj ne amshim.Sikur cdo person shqipetar ,te keshte futur trupin ne lekuren e Hashim Thaci,do ti kishte thene: amanetin e ati prindi qe te rriti te edukoj se si duhet Liria ,Atdheu i nderuar Komandant,ti e realizove,i vure kuroren me lule,i rregullove dhen e shtrenjt te Kosoves martire,ja plotesove deshiren pamvaresisht qe gjykata rusoserbe ta mohoj…ai ne heshtje te plote mori rrugen e parajses ,ju komandant ,u betove edhe nje here: betejen do te fitojsh,jemi mesuar te lexojme vetem fitore ,suksese ,beteja te pa mbaruara..Kush ne bote perjeton dhimbje kaq te renda!kush nga shqiptaret perjetojne shkelje perbuzje sublime ne kete bote nga zuzaret e hages..rusoserbet me mentalitet te shek 15…I lehte i qofte dheu xhaxhit Haxhi Thaci,familja ,kete dhimbje ta shenderroje ne force.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?