Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Izet Haxhisë, lë në fuqi dënimin me 21 vite burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Izet Haxhisë, lë në fuqi dënimin me 21 vite burg
KronikeLajmi i fundit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Izet Haxhisë, lë në fuqi dënimin me 21 vite burg

Published: May 26, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të vitit 2022, duke lënë në fuqi dënimin me 21 vite burg të Izet Haxhisë për vrasjen e bujshme të Azem Hajdari në vitin 1998.

Izet Haxhia kërkonte prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm.

Kujtojmë që në shkurt të 2022 Haxhia u dënua me 21 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

- Publicitet -

Për drejtësinë shqiptare Izet Haxhia është bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në 1998-ën, duke e dënuar me 21 vite burg.

Në Apel prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg ndërsa Haxhia kërkoi shpalljen i pafajshëm.

Beteja ligjore 

Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia preku tokën shqiptare me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313. Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi. Fillimisht iu pranua rigjykimi, por plot 12 kërkesa për t’iu hequr masa e arrestit me burg iu refuzuan.

Përgjatë procesit të rigjykimit Hazhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhër vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Më 12 shtator 1998 në një atentat mafioz u vra Azem Hadjari, krim për të cilin pas dënimit me burg përjetë të Jaho Mulosmanit, u dënua edhe Izet Haxhia.

Drejtësia ftoi në këtë proces të ishin edhe familjarët e ish-deputetit në pozicionin e trashëgimtarëve të viktimës, por ata zgjodhën të braktisin procesin dhe nuk u përfaqësuan as me avokat.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Shteti Ligjor! says:
    May 26, 2024 at 2:45 pm

    Drejtësia nuk bëhet kështu, sepse duhet të lirohet nga politika!!! Ligji është një për të gjithë, si për Berishën ashtu edhe për Haxhinë, apo ndonjë tjetër. Ligji nuk e njeh paragjykimin politik. Gjykata jep “arrest shtëpijak” për Berishën dhe ai pret në shtëpi kë i do qejfi, apo mban fjalime në dritare. Në këtë rast gjykata duhet t’a kthejë në arrest me burg. Por jo, gjykata e sheh politikisht dhe toleron! Kjo “histori” do të vazhdojë pambarim dhe kjo është arsyeja kryesore që Shqipëria nuk ka stabilitet, sepse toleron politikanët dhe nuk jep barazi në gjykim dhe inkurajon keqbërësit!

    Reply
  • Av. Ido B...qiri ka hik nga fiqiri says:
    May 26, 2024 at 2:53 pm

    Ku eshte ai Av. mbrojtesi i leshit Ido B…qiri qe betohej do ta lironte nga burgu kete Izetin te cilin ne 1996 e pati paditur se ja kishte zbutur kurrizin? E kur e pyeten se perse po e merr ne mbrojtje ate qe te ka rrahur dikur tha : Kush te rreh te do !

    Reply
  • 3D says:
    May 26, 2024 at 3:49 pm

    Izeti e ka ndëgju atë thënjen testamentale të popullit ku është i forti aty është drejtësia

    Reply
  • gjyqtari i shitur says:
    May 26, 2024 at 4:53 pm

    Se kush e ka vrare Azem Hajdarin e dine te gjithe, brenda e jashte. Ky eshte krimineli Sali Berisha. Nese Gjykata spekullon me faktin se eshte e pavarur, kjo nuk do te thjote qe ta shpoallesh kriminelin te pafajshem. Gjyqi ndaj Izet Haxhise tregon qarte se Gjykata e Larte eshte ne duart e Sali Kriminelit plotsisht. E keshtu do te shkoje edhe gjyqi i 21 janarit,i Gerdecit , e gjyqe te tjera te politikaneve qe kane vjedhur e vrare kete popull. E ku ka avokat te fitoje perballe Sali Kriminelit.

    Reply
  • info analitike says:
    May 26, 2024 at 6:10 pm

    Pra përfunfimisht Ibretit mund ti themi fajtor. U investuat aq shumë dhe e shtrydhët në max të shkretin por pa bereqet. Kësaj here nuk thoni dot më se fajin e ka Saliu!

    Reply
  • demo says:
    May 26, 2024 at 7:54 pm

    Nuk u zbardh kurre denimi Izet Haxhise. Pyetja eshte:A ka qene Izet Haxhia ne vendvrasje???A ka qelluar Izet Haxhia kunder Hajdarit? NQS nuk ka qene ,perse denohet me prrallat e Sali Berishes,qe vete nuk del ne skene as si deshmitar?
    U reformua Drejtesia,apo vashdojne gjyqtaret e plepave me Urdher Partie?
    Per mua Azem Hajdari duhej vrare bashke me bBerishen,qe ne 1990,,se sollen katastrofen,Anarkine,bandat e rruges,Grabitjenn e Pronave,krimin dhe korrupsionin,.Keta shpellare rrugace nuk kishin te benin fare me lirine,demokracine,intelektualizmen Evropiane.
    Or po e vrau ky halene apo nuk e vrau ky,,se edhe po pat festuar vrasjen e nje cope Hajdari qe i vu kazmat Shqiprise,,mire ka bere.Te kishte vrare edhe Berishen,do ta nderonim si Avni Rustemi.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    May 26, 2024 at 8:23 pm

    GjLarte nuk gùxoi te bente Drejtesi sepse duhet te rezonte gjithe procesin dhe te fillonte gjyqin nga e para per gjithcka.Nuk pati kurajo,por harroi qe Drejtesia nuk ben dot kompromis.E verteta do te dali.

    Reply
  • Shqiptar says:
    May 26, 2024 at 9:41 pm

    Komplimente Demo

    Reply
  • Dauti says:
    May 26, 2024 at 9:47 pm

    Shqiptar! Ke komplimenton? Shefin e SHIKut te Vlores, Enver Memishen? Kete e urren e gjithe Vlora. Eshte edhe race hajdutesh! Edhe race ballistesh!
    Tani eshte kthyer kunder Berishes. Po kur i sherbente nuk te ben pershtypje? Apo ti patronazhist keshtu duhet te flasesh.

    Reply
  • Xha jaho says:
    May 26, 2024 at 9:47 pm

    Gjykata e larte nuk i jep mundesine nje njeriu qe nuk ishte ne vendin e ngjarjes, nuk qelloj, te mbrohet dhe deshmoj te verteten sipas. Perse nuk ju dha mundesia ketij personi? Pastaj ne baze te fakteve te dilte e verteta.
    Gjykata e larte sapo degjoj emrat kaloj ne diarre. Pervecse zemer duhet edhe melci e stomak i forte per te justifikuar keto poste te larta.

    Reply
  • Shqiptar says:
    May 26, 2024 at 9:59 pm

    Dua te them me pak fjale qe per nje ceshtje kaq te bujshme ne vite gjykata e larte duhet te rihapte kartat.
    Ndoshta Izeti mund te meritonte dopion e denimit por ndoshta edhe mund ti hiqej gjysma etj…
    Ate qe dua te them per kete teme eshte qe nuk me pelqeu aspak vendimi gjykates se larte. Hape procesin dhe jepi gjithkujt cfare meriton.

    Reply
  • Jovan Bregu says:
    May 26, 2024 at 10:03 pm

    Drejtesia vonon por nuk harron.

    Erdhi koha te shijosh pushimet dhe ska kohe te rihapesh ceshtjet.

    Reply
  • vlonjati says:
    May 27, 2024 at 2:49 am

    Gjykata eshte me gjyqtaret e sali berishes,ndryshe nuk ndodh qe saliu nuk gjykohet,jamarberi , kriminelet e gedrdecit ,mehdiu ,shkelzeni e mijrate tjere qe nga bode,ruli,e deri te vrasesit e vertetwe te azemit,remziut,trebickaes ,te vraret e 21 janarit.BEHET VETEM TEATER NE KURIZ TE POPULLIT

    Reply
  • no censure says:
    May 27, 2024 at 2:51 am

    Me vjen keq per komentuesit e mesiperm dhe per cilindo shqipfoles qe ka besim te SPAK-ASPAKU ne lidhje me prekjen qofte dhe te nje qime “ethyb” te Pit Bullit antikomunist Usali Biberishaj…Aq me keq kur mendojne se denimi i tij ne “majë të penxheresë” apo Non Grata Gallata e Xha Bidos te Amerikës..POR le te flasim per dy ngjarjet makabre te shtatorit 1998 ate te vrasjes se kryehorrit Azem Hajdari dhe Grushti i shtetit i Usali Biberishes…Pra ndodhen dy vrasje tropojanet vrane Bashkmalokun e tyre ne menyren me idiote te mundeshme dhe vrasja e shteti shqiptar nga Turbo Tropojani Usali Biberishaj ku kjo e fundit eshte nje miljon here me rende se vrasja ne “gjahun e malesoreve”..
    Nese hapni letrat per grushtin e shtetit te 14 shtatorit 1998 do te gjejme nje fakt “BIZARRE” ku dihet se ambasdoret AMERIKAN-GJERMAN-ITALIAN pasi arrestimi i Saliut (te tyre) ishte ceshtje oresh ata shkojne ne Top-qeveritaret dhe kercenojne per prerje ndihmash nese arrestohej Usaliu i Biberishajve…Biles eshte turp per Ameriken dhe BE ne ate kohe pergezuan Berishen se ktheu ne Garde “vulnetarisht” armatimin e rende te rrenbyer te Garda dhe me e felliqura eshte deponimi i Salihit brenda mureve te ambasades amerikane para nje prokurori amerikan qe nuk ndodh as ne kolonite me te pjerdhura te Paqsorit…ka ardhur koha te pyesim pse Amerika e Bidenit dhe Europa e Bidoneve poshtrojne ate popull duke mbrojtur ne menyre inteligjente Zagarin e tyre krimet e re cilit klasifikohen dhe si krime kunder njerzimit….vijon

    Reply
  • Ppp says:
    May 27, 2024 at 4:42 am

    GEGA ESHTE NAIV
    IZETIN E BRAKTISI SALA KURSE RAMA ZAGARET E TIJ I STREHON NE DUBAJ E I KA GATI PER VOTIME

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?