Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka shpallur vendimin për unifikimin e praktikës mbi masat e sigurisë, duke sjellë ndryshime të pjesshme në mënyrën e aplikimit të “arrestit në burg”.
Në bazë të këtij vendimi, do të lehtësohet praktika për ‘arrest në burg’ për gjykatën, ndërsa prokurorët duhet të argumentojnë masën.
Sipas vendimit, gjykata ka detyrimin të japë arsyetim konkret se përse masat alternative janë të papërshtatshme për t’u aplikuar në një rast të caktuar, përpara se të vendosë “arrestin në burg”. Në lidhje me rrezikshmërinë, Kolegjet theksojnë se gjykatat duhet të bëjnë një analizë të plotë të personalitetit të personit, rrethanave dhe sjelljes së tij.
Vendimi i plotë:
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në përbërje të 16 gjyqtarëve, kanë marrë vendim mbi standardet që duhet të udhëheqin gjykatat në caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.
Çështja u shqyrtua pas nismës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i cili, në ushtrim të rolit kushtetues dhe ligjor të Gjykatës së Lartë për garantimin e një praktike gjyqësore të njëtrajtshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme, vuri në lëvizje Kolegjet e Bashkuara për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve të evidentuara në praktikën gjyqësore lidhur me mënyrën se si kërkohej, arsyetohej, kontrollohej dhe zbatohej masa “arrest në burg”, si dhe për ta orientuar këtë praktikë drejt standardeve kushtetuese e konventore për mbrojtjen e lirisë personale.
Kolegjet e Bashkuara vlerësuan se praktika gjyqësore kërkonte qartësim, saktësim, standardizim, ndryshim dhe zhvillim të mëtejshëm në mënyrën e kuptimit dhe zbatimit të masës “arrest në burg”. Përmes këtij vendimi, Kolegjet orientojnë gjykatat drejt zbatimit të standardeve në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke ritheksuar se kufizimi më i rëndë i lirisë personale nuk mund të mbështetet në formulime të përgjithshme, por kërkon arsyetim konkret, të individualizuar dhe të kontrollueshëm.
Kolegjet e Bashkuara përcaktuan tri rregulla kryesore:
Së pari, formulimi i mëparshëm, sipas të cilit, kur kërkohet ose vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastin konkret, nuk është në përputhje me nenet 228-230 dhe 245/1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe me nenin 5 § 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Për këtë arsye, gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i individualizuar, i mbështetur në fakte dhe i lidhur drejtpërdrejt me rrethanat konkrete të çështjes.
Së dyti, masa “arrest në burg” ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Rrezikshmëria e veprës dhe e autorit nuk mund të nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale apo nga marzhi i dënimit, por duhet të mbështetet në një vlerësim konkret të rrethanave të çështjes, mënyrës së kryerjes së veprës, pasojave, personalitetit, sjelljes dhe të dhënave personale e familjare të personit ndaj të cilit kërkohet masa.
Së treti, barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës “arrest në burg” i takon prokurorisë. Gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë këtë nevojë në çdo fazë të procedimit. Vendimmarrja e saj nuk mund të kushtëzohet nga paraqitja ose jo e “provave pozitive” nga i pandehuri.
Ky vendim ka rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore, pasi qartëson kushtet, kufijtë dhe mënyrën e arsyetimit të masës “arrest në burg”, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe standardet e GJEDNJ-së. Në këtë mënyrë, Kolegjet e Bashkuara forcojnë qëndrueshmërinë, njëtrajtshmërinë dhe parashikueshmërinë e praktikës gjyqësore, duke vendosur në qendër garancitë e lirisë personale dhe nevojën për një kontroll gjyqësor real, konkret dhe proporcional.
Në çështjen konkrete, Kolegjet e Bashkuara lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke vlerësuar se rekursi i prokurorisë nuk gjente mbështetje në ligj.
Vendimi i plotë dhe i arsyetuar i Kolegjeve të Bashkuara do të vihet në dispozicion brenda afatit ligjor dhe do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.

Kane hallin e Qeverrise,se jane te gjithe per burg.Ja kur te miratojne edhe Kodin e Ri Penal,Neni 1`:-Ndalohet kontrolli, hetimi,Arrestimi,paraburgu dhe burgu per antaret e Qeverrise,zyrtareet e AKSHIT,Drejtorat e Administrates shteterore,pa miratim te Kryeministrit,Kuvendit dhe Keshillit Ministrave.Le te vjedhin sa te duan.
Po pas vendimit te Gjykates, a mban pergjegjsi Prokuroria qe ka paraqitur kerkesen “arrest me burg”?
E dyta: Si vlersohet nga gjykata PERSONALITETI i autorit te vepres penale? A ka STANDARD te percaktuar per shkallet dhe NORMAT e personalitetit? Si te shmangim subjektivitetin e Gjykates ne keto raste? Kete koment e kam per z.Thano, si kryeredaktor i gazetes se nderuar “Dita” lexues i rregullt i te ciles jam qe me publikimin e saj te pare! Zoti Thano, qe “me ka denuar pa me gjykuar” duke m’i bllokuar komentet! I mençuri te gjykon pastaj te denon!
Pra Gjykata e Sadushit mbron sponsoret e tij qeveritare, pra pandeshkueshmerine e politikareve. Per qytetaret e thjeshte nuk i plas askujt.
Nashi hidhu Teme e thuaj te kunderten…
Si ta kuptoj kete keshillimoren me procedura te unifikuara dhe me arsyetime te individualizuara.
Te me falni te mos bej bythezgjuarin ketu. Nuk eshte njejta mesele jave per jave kur vleresohet dhe rivleresohet masa e arrestit. Nuk ndodh keshtu kur prokurori dhe avokati mbrojtes sjelling argumenta, dhe gjykata vendos. Cfare ka ndryshuar ketu qe duhet te fliste dhe GJL.
Ku i dihet mund te kete ndonje gje pozitive ne kete gjene (nuk di cfare ti ve) . Ndoshta per ata fakirat qe po kalben ne burg, qe skane leke te paguajne furgonin te shkojne ne shtepi, e jo me tu shkoj mendja te arratisen jashte shtetit. Ndoshta do tu behet mire atyre qe nuk kane luksin te paguajne nje ushtri me avokater, qe hapin 10 procese ne te njejten kohe. Po me qe eshte e “individualizuar” nuk besoj se do te fitoje ndonje gje kjo kategori
VR:
-GJL(KOLEGJI),Ndonse me shumë vonesë,veproj shumë drejtë.
Dhe,kjo kur GJND,BE vërejtën se vetëm në Shqipëri po PAEABURGOSEN PA PROVA DHE,ATO DUHET TË GJËNDEN NË BURG SIPAS SPAK(SALISPAK),Ku janë mbi 65 % më shumë se në Shtetet e BE dhe baras me KREMLININ E PUTINIT..TMERR,KU SHUMË FUKARENJ PA PARA KAN VDEK NË BURG.
QËLLIMI I SPAK ËSHTE EURO(DOLLAR)-BURG-VDEKJE..PËR TË PLOTSUAR NUMURIN SELEKTIV.
Në këtë kurth ra edhe GJL,ku u dakortsua me SPAK(NGA FRIKA) dhe gjykatat inferiore.
Mrgjithatë,GJK nuk po kërkon zbatimin e vendimit të saj për E.Veliaj që vendosi për HETIM TË LIRË DHE SPAK(DADO+DUMANI)NUK PO E LËSHOJNË DERI NË VDEKJE,PASI ERIONI NUK I DHA LEJE NDËRTIMI OLSIT PA SHKOLLË.
ATHERE,KUSH VENDOS NË DRRJTËSINË TONË MJERANE..PREKURORIA APO GJYKATA.?
KY ËSHTË PROBLEMI TEK NE,PASI BËHET MË I MADH KEKU SE BYREKU.!
Megjithatë,unë nuk besoj që OLSAT,DADOT,DUMANËT,KRAJËT,PRENÇËT..DO REAGOJNË.?
FLM DITA
EL News Albania
Pirdh o Muço bëj perona
Ethemi po bën makarona
Po bie shi në arat tona
Kemi mbjellë ca mikrofona.