Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës, që lidhej me një deklaratë të bërë nga Basha në vitin 2018, për të cilën Rama kërkonte një dëmshpërblim prej 1 milion lekësh.
Menjëherë më pas ka reaguar edhe vetë Rama, duke ironizuar vendimmarrësit e këtij rasti, për të cilët thotë se niveli i arsyetimit është sa i një 12-vjeçari.
Reagimi i Edi Ramës:
Gjykata e Shkallës Parë Tiranë sot ka hedhur poshtë padinë time për shpifje ndaj Lulit në vitin 2018, për të cilën gjykatëses i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzionin se, unë “si paditës s’kam pësuar ndonjë dëm, pasi dhe aktualisht mbaj detyrën e kryeministrit dhe deklarata”, pra shpifja e Lulit “nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj meje në publik”!!!
Pra sipas gjykatëses, Luli s’ka shpifur përderisa shpifja e tij s’më ka larguar mua dot nga detyra!!!
Tani që ky arsyetim nuk ka dalë nga ndonjë libër humoristik, po nga një gjykatë dhe që arsyetuesi nuk është autori i “Ushtarit të mirë Shvejk”, po një gjykatëse që paguhet më shumë se sa një mësuese apo një mjeke nga taksat e shqiptarëve, ky është një fakt për të qarë e aspak për të qeshur – kur mendon pastaj edhe që kjo gjykatëse i përket Unionit që kërkon rritje page 700 Euro nga Gjykata Kushtetuese, qarja bëhet vajtim! Ndërsa po t’i shtosh pastaj kësaj ngjarjeje satirike gjyqësore, dyshimin për se si mund t’i vejë halli të drejtës së njerëzve për çështje më të rëndësishme në duart e një gjykatëseje të tillë, atëherë të vjen të pyesësh: A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aq mirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!
Dhe të kuptohemi mirë, halli nuk është farë çfarë bëri një gjykatëse me një çështje për shpifje, aq më tepër kur shpifësin në fjalë se marrin më seriozisht as këpucët pa lidhëse që vesh:-)
Këtu halli është si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo, të cilët e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12 vjeçari!!!
Keni të drejtë z. Rama. Problemi qëndron se gjykatësit dhe prokurorët nuk kanë kontroll, duke abuzuar me pavarsinë e Sistemit të Drejtësisë! Parlamenti miraton ligjet, ndërsa Drejtësia zbaton ligjet pa ndikime politike dhe njësoj për të gjithë. Në se një gjykatës apo Prokuror devijon nga ligji i miratuar nga Parlamenti, duhet të japë llogari, së pari brënda Sistemit të Drejtësisë dhe së dyti para Parlamentit. Shoqata e gjykatësve është pa kuptim dhe nuk duhet të ketë vendimmarrje, madje të përcaktojë pagat nga taksat tona!!! Pagat e tyre duhet të përcaktohen nga Parlamenti, pas një analize për korrektësinë në zbatimin e ligjeve që ka miratuar Parlamenti.
Eeeeeee sa duhet te behet shtet si vend..
Rama ka mall per Bashukun e ngordhur e pa varrosur e kerkon ti jape ca serum qe ta mbaje akoma dordolec opozitar edhe pasi doli fiasko pa asnje deputet ne 11 maj.
Ne fund te fundit kane nje lidhje organike se bashku, Linden qe i ka mbiemrat e te dyve…
Në një normale shtet çdo institucion duhet të ketë një mbikëqyrës përndryshe do të quhet republika e bananeve dhe kurr nuk kemi një shtet seriozë.
Vendimi i gjyqtares i denje per humorin tek libri Ushtari i Mire Shvejk. Ja kete administrate tallte autori i librit nepermjet Shvejkut! Per te qeshur dhe per te qare! Debile grua se gjyqtare as mund te quhet me kete arsyetim.
Ajo gjykatese i tregoi Rames se Luli nuk ka shpifur sepse ti i atille je por i tha dhe ate qe une nuk kam force te denoj megjithese ti e meriton : Do vije nje dite dhe ti do shkosh mbas Erjon Veliajt. Shpresoj sa me shpejt.
Ndoshta duhet ti vertetoje gjykateses se deklarata eshte falso, te ka demtuar reputacionin dhe vertetoje demin finaciar. E bere kete ne gykate. Kete 1 milionshen e kerkove si mase punitive apo u rrenove ekonomikisht nga shpifja e Lules.
Nuk te pelqen vendimi ‘ka me lart” apeloje
Cfare lexoj nga Ramortja ne kete rast do ti jepja nje cmim letrar si artist
por do ta shaja “rëndshëm” si kryeminister ( mazamakeq)..Dyluftimet gjyqesore Rama duhet ti kishte bere me perbindesha si Uliksi dhe jo me Lulin e Juri Qimes Bidenit ku ky i fundit ne votimet e fundit u “pushkatua” nga vota popullit..
Do kishte sens qe Rama i votuar fuqishem nga populli te kishte kallxuar personalisht tek SPAKriminelet theniet e Usali Belerishes qe :
NE 21 JANAR 2011 KAM DHENE URDHER PER MBROJTJEN ME ZJARR TE GODINES ( lexo kulles)
BILES DO VRISJA EDI RAMEN ME DOREN TIME SIPAS KANUNIT LEKE DUKAGJINIT…
Eshte fatkeqesi kombetare qe shqiptaret kane nje kryeminister votuar fuqishem nga populli qe rri si dele para Ujkut Berishe edhe pse ky i fundit mbrohet ne menyre kriminale nga euro-amerikanet duke i dhene viagra gjasme per non grata qe doli gallata nga dy presidentet e fundit trampbideniste..Turp !
Boll o Ramortja je bere si jetimet Jaçe me Sulon te filmi “Lulkuqet mbi mure”
merru me Kujdestar Surratpaten e Viqidolit ( qe po ha shpulla perdite) edhe pse mbeshtetet nga kuestoret LaCivita te Perendimit
Sipas Rames çdo prokuror apo gjygjtar duhet medeomos ti jape gjithmone te drejte Rames si njeriu me i pushtetshem ne SHQIPERINE e varfer perndryshe prit ofendimet e tij, nenvleftesimin qe ai i ben te gjitheve dhe denimin qe ai mendon ti jape duke u mohuar pagen dhe arsimin qe ata kane ! Perse Rama nuk e hapi gojen kur ngriti ose dyfishoi pagen e tij, pagen e deputeteve qe din te ngrejne vetem kartonat, pagat e ministrave por ama jo pensionet tona ( megjithese e ka nje plan per 2030) !
Rame po behesh si Saliu kur ste vjen mire sulmon gjyqtaret.
Nuk ka pasur & nuk ka më DREJTËSI që nga 1992.Ajo u kap nga Sb me NDIKIM TË SLLAVO-GREKVE-RUSVE.!
Gjykata e Tiranës nuk është e para herë që nuk zbaton LIGJIN.Ajo i merr deytata nga KUPOLA E SHQUP,për të kthyer në detyra të VENTINGUARIT PËR KORTUPSION MBI 85 %.
TË GJITHA GRUSHTET E SHTETIT,VJEDHJET,VRASJET,QË NGA 1991 JAN DIRIXHUAR PREJ TYRE.
BANDA E PD(ANTAR,MILITANT,GJYQTAR,PREKUROR,AVOKAT,NOTER,OLIGARK,BISEZMEN) ËSHTË HELMUAR QË NË 1991 ME KRIJIMIN E PD ME 70 % KOMUNIST E SPIUN & 30 % ME AGJENT TË UDB-ASFALISË-KGB.!
QËLLIMI SPAK+GJKKO ME SHUMIC TË PD-ËSHTË TË ELEMINOI PS & KTHIMIN E SB NË PUSHTET.POR POPULLI NË SHUMICË E KUPTOI KËTË QËLLIM TË NDYRË.
TASHMË SB PO SHTYN PROÇESET ZGJEDHORE ME QËLLIM SHTYRJEN E GJYQEVE TË HAPURA NDAJ TIJ DUKE KRIJUAR DESTABILIZIM DHE PENGIMIN E VËNDIT NË BE PËRPARA SËRBISË..SI DHËNDRRI I BESUESHËM I UDB 1979..”BISTURIA”!