Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Europiane e Drejtësisë “godet” marrëveshjen Rama-Meloni, publikohet vendimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata Europiane e Drejtësisë “godet” marrëveshjen Rama-Meloni, publikohet vendimi
KronikeLajmi i fundit

Gjykata Europiane e Drejtësisë “godet” marrëveshjen Rama-Meloni, publikohet vendimi

Published: August 1, 2025
Shpërndaje

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka dhënë një vendim që sfidon në themel marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve jashtë territorit italian. Në një vendim të zbardhur këtë të premte, Gjykata thekson se asnjë shtet anëtar i BE-së nuk mund të shpallë një vend “të sigurt origjine” nëse siguria nuk garantohet për të gjithë individët që e përbëjnë atë popullatë.

Ky vendim vjen pas një padie të ngritur nga Gjykata e Romës në lidhje me rastin e dy shtetasve nga Bangladeshi, të shpëtuar në det nga autoritetet italiane dhe më pas të transferuar në Shqipëri. Ata kishin kundërshtuar refuzimin e kërkesave për azil, me pretendimin se Bangladeshi, i përfshirë në listën italiane të “vendeve të sigurta” që nga tetori 2024, nuk ofron mbrojtje dhe siguri për të gjitha grupet e cenueshme.

Gjykata vendosi se përcaktimi i një vendi si “i sigurt” duhet të jetë i bazuar në të dhëna të verifikueshme, të jetë subjekt i shqyrtimit gjyqësor dhe të mos bazohet në kritere të përgjithshme politike. Vendimi nënkupton se gjyqtarët individualë kanë të drejtë të kundërshtojnë listat kombëtare të “vendeve të sigurta” kur ato bien në kundërshtim me realitetin në terren.

- Publicitet -

Qeveria italiane, e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni, reagoi menjëherë ndaj vendimit, duke e cilësuar atë si një “tejkalim të kompetencave” nga ana e Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Në një deklaratë të shpërndarë edhe në rrjete sociale, qeveria italiane akuzoi gjykatën evropiane se po minon sovranitetin e shteteve anëtare duke u dhënë përparësi vendimeve individuale të gjyqtarëve mbi analizat institucionale të organeve shtetërore.

“Gjykata i jep gjyqtarëve të vetëm fuqinë për të anuluar politikat e miratuara nga parlamente sovrane, mbi bazën të dhënash jo zyrtare”, thuhet në deklaratë.

Pavarësisht vendimit të GJykatës, Italia nuk ka sinjalizuar ndonjë tërheqje nga marrëveshja me Shqipërinë. Sipas autoriteteve italiane, qendrat do të përdoren tashmë për migrantët që kanë marrë një përgjigje negative për azil, duke shmangur aplikantët e rinj që mund të përfitojnë nga interpretimi i ri ligjor.

Aktualisht, numri i emigrantëve të strehuar në qendrat në Shqipëri është i ulët, vetëm disa dhjetëra, përkundër kapacitetit të shpallur prej 3,000 personash në muaj.

Ndërkohë, një rregullore e re e BE-së pritet të hyjë në fuqi në qershor të vitit 2026, e cila do t’u lejojë qeverive anëtare të shpallin vende “të sigurta” edhe me përjashtime për kategori të caktuara, duke përfshirë një qasje më fleksibël krahasuar me standardin aktual të vendosur nga GJED.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ok says:
    August 1, 2025 at 1:08 pm

    Nuk I takon Melonit te vendose nese nje vend Eshte i sigurt per te spostuar emigrantet
    VENDIM I GJYKATES UE

    Reply
  • NATO says:
    August 1, 2025 at 2:12 pm

    Po per te drejtat e cameve,qe te kthehen ne vatrat e tyre ,pse nuk godet Gjykata Europiane e Drejtesise.
    Apo camet nuk jane Afrikane.Duhet te jene Afrikane,Arabe,palestinese.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?