Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata gjobit avokatin e Veliajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata gjobit avokatin e Veliajt
AktualitetKronike

Gjykata gjobit avokatin e Veliajt

Published: July 21, 2026
Shpërndaje

Plarent Ndreca, avokat i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk u paraqit në seancën e zhvilluar të martën më 21 korrik në Gjykatën e Posaçme si dhe kërkoi shtyrje të seancës me pretendimin se ishte në një proces civil në Gjykatën e Tiranës.

Kryesuesja e trupit gjykues, Elsa Ulliri bëri me dije se Ndreca ka qenë i pranishëm në seancën parardhëse dhe ka qenë në dijeni për zhvillimin e procesit të martën, ndërkohë që në orën 08:35 minuta kishte bërë kërkesë për shtyrje, me argumentin se në të njëjtën orë, duhet të mbronte në një çështje civile, ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Po ashtu, Ndreca i ka bërë me dije gjykatës se seanca në Gjykatën e Tiranës ishte caktuar dy muaj më parë dhe për arsye se është në një fazë të avancuar të gjykimit, pjesëmarrja atje ishte e domosdoshme.

- Publicitet -

Prokurori i çështjes, Ols Dado e cilësoi mungesën e avokatit të Veliajt si pengesë për zhvillimin e gjykimit dhe vërejti se janë në kushtet e shtyrjes së seancës. Ai kërkoi që të caktohet një avokat kryesisht, ndërsa ndaj Ndrecës të caktohet gjobë.

Gjykata pasi u tërhoq, vendosi të caktojë gjobë në masën prej 50 mijë lekësh ndaj avokatit Plarent Ndreca, me argumentin se ai ka qenë në dijeni për seancën dhe nuk ka paraqitur arsye objektive për mungesën. “Nga aktet e dorëzuara nga avokati konstatohet se ai ka pasur dijeni për datën e gjyqit civil dhe nuk ka marrë masa”, deklaroi ndër të tjera kryesuesja e trupit gjykues, si dhe e cilësoi mungesën e Ndrecës si shkak për zvarritjen e procesit.

Nga ana e gjykatës u caktua mbrojtëse kryesisht për Erion Veliaj, avokatja Valentina Teodoresku, ndërkohë që u pezulluan afatet e paraburgimit për këtë të pandehur.

Gjykata rrëzoi edhe një kërkesë të përsëritur të mbrojtësit të të pandehurës Ajola Xoxa, për shtyrjen e procesit deri në përfundimin e periudhës së raportit 63 ditor, të dhënë për arsye të sjelljes në jetë të fëmijës me operacion, më datë 29 qershor. Xoxa pretendon se në këto kushte nuk mund të realizojë mbrojtje efektive pasi do të marri pjesë në çdo séance. Gjykata vlerësoi se nga aktet e dorëzuarea prej të pandehurës, nuk ka të dhëna që tregojnë për pamundësinë e saj për të qenë e pranishme.

Megjithatë, për arsye se muaji gusht është pushim për institucionet e drejtësisë, seanca u shty për më datë 15 shtator në orën 10:00, kur raporti mjekësor prej 63 ditësh do të jetë përmbushur.

Disa prej seancave të mëparshme të këtij procesi, janë shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve. Po ashtu, pati dhe shtyrje për disa muaj të seancës paraprake, situatë që ngriti shqetësimin e SPAK, që e cilësoi si një strategji për zvarritjen e procesit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • abdiaga says:
    July 22, 2026 at 4:27 am

    Ai Plarent Ndreca duhet arrestruar per vete,te denohet per vjedhjet ne Ministrine e Brendshme.Mbron hajduti hajdutin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vuçiç letër kreut të NATO-s: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • Punonjësi i Policisë që punonte si bodyguard, dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej pas vrasjes së turistit portugez
  • Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  • Vrasja e turistit në Ksamil, shpallet në kërkim pronari i “Principotes”, ndalohet polici dhe shoqërohen 42 të tjerë
  • VIDEO: Vrau portugezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. 1thundrak on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. Ina on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  4. ¿? on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  5. Nato on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?