Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Kuvend: U cënuan të drejtat e opozitës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Kuvend: U cënuan të drejtat e opozitës
AktualitetKronike

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Kuvend: U cënuan të drejtat e opozitës

Published: April 20, 2026
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e Kuvendit të Shqipërisë të datës 16 shtator 2025, i cili ndryshoi Rregulloren e brendshme duke rritur numrin e komisioneve parlamentare nga 8 në 11. Me një vendim unanim për pranimin e kërkesës, trupa gjykuese i ka dhënë të drejtë grupit të deputetëve të pakicës, duke argumentuar se nxitimi i shumicës për të kaluar ndryshimet brenda 24 orëve asgjësoi të drejtën e opozitës për debat dhe vendimmarrje të informuar.

Vendimi i Gjykatës i jep fund një përplasjeje institucionale të nisur që në fillim të legjislaturës së re, kur 30 deputetë të shumicës socialiste propozuan dhe votuan brenda së njëjtës ditë ndryshimin e strukturës së komisioneve.

Beteja kushtetuese dhe argumentet e palëve

- Publicitet -

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese u depozitua nga jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit, të përfaqësuar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe avokati Marash Logu. Ata argumentuan se vendimmarrja e shpejtë, e futur në rendin e ditës më pak se 24 orë nga zhvillimi i seancës dhe heqja e së drejtës së fjalës nga Kryetari i Kuvendit, përbënte një shkelje të rëndë të të drejtave që burojnë nga statusi i deputetit.

Nga ana tjetër, Kuvendi u mbrojt me argumentin se Rregullorja është një akt i brendshëm organizativ dhe se veprimi i shpejtë diktohej nga nevoja për të miratuar aktet për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, ky pretendim u rrëzua nga Gjykata pas analizimit të dokumentacionit.

“Fakti që komisionet parlamentare janë konstituuar në datën 24.09.2025, ndërsa ligjet janë miratuar kohë më vonë, nuk e mbështesin prapësimin e Kuvendit, ndaj Gjykata nuk e konsideron të justifikuar nevojën e urgjencës,” vëren Gjykata Kushtetuese në arsyetimin e saj.

Procedura pamundësoi debatin parlamentar

Gjykata theksoi se megjithëse Kuvendi ka autonomi për të rregulluar funksionimin e tij të brendshëm, ky pushtet vetërregullues nuk mund të përdoret për të shtypur zërin e pakicës. Informimi i deputetëve vetëm ditën e seancës plenare i zhveshi ata nga e drejta thelbësore për të përgatitur amendamente dhe për të diskutuar.

“Mënyra e thirrjes së Kuvendit në seancë plenare, si dhe procedura e përshpejtuar e miratimit të ndryshimeve të Rregullores kanë sjellë cenimin e parimit të demokracisë përfaqësuese në drejtim të lirisë së shprehjes së deputetëve të pakicës parlamentare,” theksohet në vendimin përfundimtar.

Në analizën e saj, trupa gjykuese shton një standard të rëndësishëm për jetën parlamentare, duke u shprehur qartë mbi kufijtë e shumicës:

“Pushteti vetërregullues nuk duhet të bëhet premisë që të drejtat e deputetëve të cenohen në atë masë që do të çonte drejtpërdrejt në cenimin e parimit të demokracisë përfaqësuese.”

Për të mos krijuar një ngërç të menjëhershëm në punimet e Parlamentit, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që efektet shfuqizuese të këtij vendimi të hyjnë në fuqi 30 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kjo periudhë tranzitore i lë kohë Kuvendit që të riorganizojë strukturën e komisioneve të tij parlamentare në përputhje të plotë me procedurat e rregullta dhe standardet e kërkuara nga ky vendim për të drejtat e pakicave në parlament.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • hallexhiu says:
    April 20, 2026 at 8:28 pm

    Po sikur parlamenti te mos i marre ne konsiderate keto vendime te gjykates kushtetuese, se deputetet qe perfaqesojne parlamentin jane te zgjedhur me voten demokratike te popullit, ndersa zgjedhja e antareve te gjykates kushtetuese eshte nje emrim adminstrativ? ! Si do veprohet dhe ku qendron shteti demokratik mbi ata qe zgjedh populli apo ata qe emron administrata?! Me duket se ketu do dali nje ngerç demokratik, ose do pranojme shtetin paralel te emruar ose shtetin e demokratik te zgjedhur ! Ne rastin e pare kemi diktature, ne rastin e dyte mendoj demokraci . Si ?

    Reply
    • xxx says:
      April 21, 2026 at 2:42 am

      Nuk ka lidhje o ngaterrestar
      Gjykata Kishtetuese eshte pushtet gjyqesor prane Kushtetutes dhe qe mbron Kushtetuten. Parlamenti llafazan (me anetare zgjedhur politikisht) eshte politike, dhe ben politike duke bere ligje sipas mideve politike e duke shkelur me kater kembe Kushtetuten.
      Na vjen keq por si parlament jeni me poshte Gjykates Kushtetuese ne hierarkine e Republikes.

      Reply
  • Km says:
    April 21, 2026 at 5:39 am

    Nuk eshte ceshtje ngerci. Eshte ceshtje e paramenduar, e koordinuar qe ne thelb per mban permbysje e renditi kushtetuese dhe roloit e kompetence te kuvendit. Ka dy ane – perfshirja e gjyqtareve, pra institution eve te depolitizuara ne politike dhe grusht shteti institucional. Komisione ne kuvend nuk percakton nga kushtetuta, por nga regullorja e funksionit te kuvendit. Ato miratohen sipas nevojes dhe problematikes qe del perpara.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?