Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Speciale përballë kritikave për pavarësinë dhe transparencën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata Speciale përballë kritikave për pavarësinë dhe transparencën
AktualitetKosovë

Gjykata Speciale përballë kritikave për pavarësinë dhe transparencën

Published: October 21, 2026
Shpërndaje

Në Kosovë nxiti reagime një deklaratë e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e cila tha se Gjykata Speciale është e “fokusuar në përmbushjen e mandatit për drejtësi të pavarur”, duke tërhequr vëmendjen se, sipas saj, që prej themelimit të saj, “kjo gjykatë ka qenë cak i informacionit të rremë për pavarësinë dhe funksionimin e institucionit”. Debati rreth Gjykatës Speciale dhe reagimet e kundërreagimet rreth saj po vazhdojnë që kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet e ligjit për Dhomat e Specializuara, pas dënimit në shkallën e parë për krime lufte nga kjo gjykatë të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Trendafilova: Të fokusuar në garantimin e proceseve penale të pavarura

Ekaterina Trendafilova, kryetare e Gjykatës Speciale, në një videomesazh një ditë më parë tha se “Dhomat e Specializuara janë institucion gjyqësor me mandat të përcaktuar në Shkëmbimin e Letrave, Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, dhe se gjykatësit i zbatojnë konventat ndërkombëtare të përmendura në Kushtetutën e Kosovës. “Gjykata është e fokusuar në garantimin e proceseve penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase, e njëkohësisht në mbrojtjen e fuqishme të dëshmitarëve dhe viktimave.

- Publicitet -

Në kundërshtim me informacionin e rremë në lidhje me Gjykatën, që shpërndahet vazhdimisht, Dhomat e Specializuara garantojnë të drejtat për gjykim të drejtë për të akuzuarit, në pajtim me standardet e njohura ndërkombëtare”, tha Trendafilova. Sipas saj, “gjyqtarët në këtë gjykatë janë nga shtete të Bashkimit Evropian dhe se ata detyrat i kryejnë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të ndërgjegjshme, në shërbim të drejtësisë dhe sundimit të ligjit”.

Ekaterina Trendafilova tha se “rishikimi i vendimeve gjyqësore bëhet përmes apelimeve”, duke shtuar se “askush nuk mund t’u diktojë gjykatësve se si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin”. “Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara ushtrojnë mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikim ose ndërhyrje politike”, tha Trendafilova.

Çitaku: Videoadresimi i Trendafilovës nuk i mbulon padrejtësitë e gjykatës

Deklaratat e kryetares së Gjykatës Speciale nxitën reagime nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo që inicioi në Kuvend ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ligj ky që tashmë është miratuar. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se “videoadresimi i Trendafilovës nuk i mbulon padrejtësitë e gjykatës”. “Nën drejtimin tuaj, Specialja e ka cenuar rëndë besimin në drejtësi. Një proces i padrejtë, mungesë transparence, llogaridhënie e pamjaftueshme dhe mangësi serioze në mbikëqyrje. Shqetësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për barazinë e palëve, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe monitorimin e pavarur kërkojnë përgjigje konkrete”, tha Çitaku.

Duke iu drejtuar Trendafilovës, zonja Çitaku tha se “pavarësia nuk ju vendos mbi ligjin. Prejardhja ndërkombëtare e gjyqtarëve nuk është certifikatë pagabueshmërie. As titujt, as betimet dhe as videot nuk e zëvendësojnë profesionalizmin dhe drejtësinë që duhet të dëshmoni në vendimet tuaja”, shkroi Çitaku, duke shtuar se kryetarja e Gjykatës Speciale “ka edhe përgjegjësi personale për mungesë transparence”. Ajo ritheksoi se “Kosova nuk do të pranojë vendime kur bëhet krim kundër vetë drejtësisë”.

Ligji i ndryshuar dhe i miratuar në Kuvendin e Kosovës për Gjykatën Speciale ende nuk është dekretuar nga presidentja e Kosovës. Mirëpo, autoritetet kosovare tashmë kanë themeluar një grup punues për hartimin dhe bashkërendimin e një strategjie shtetërore lidhur me procedurat në shkallën e Apelit para Dhomave të Specializuara në rastin e ish-krerëve të UÇK-së. Grupi kryesohet nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca. Ligji i ndryshuar nga Kuvendi i Kosovës për Gjykatën Speciale, që pritet të dekretohet nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk e kufizon angazhimin e Gjykatës, por parasheh ngushtimin në disa fusha të mandatit të saj.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata Speciale përballë kritikave për pavarësinë dhe transparencën
  • “Rroftë rinia e lirë”, studentët shpalosin banderolën gjigande në muret e “Politeknikut”
  • Eurodeputeti gjerman: Qytetarët në Shqipëri po protestojnë kundër korrupsionit
  • U gjet i vdekur brenda automjetit, 46-vjeçari ishte shofer i deputetit socialist
  • Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Rama, sërish karrige para zyrës: Kush shkatërron, do paguajë
  2. Në delir on Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave
  3. demo on Rama, sërish karrige para zyrës: Kush shkatërron, do paguajë
  4. Phoenix on Rama, sërish karrige para zyrës: Kush shkatërron, do paguajë
  5. Populli i vertete. on Nga nesër njoftohet bojkot në të gjitha universitetet publike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?