Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykatësi në Xhorxhia refuzon të bllokojë hetimin zgjedhor të ish-Presidentit Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Gjykatësi në Xhorxhia refuzon të bllokojë hetimin zgjedhor të ish-Presidentit Trump
BoteKryesore

Gjykatësi në Xhorxhia refuzon të bllokojë hetimin zgjedhor të ish-Presidentit Trump

Published: August 1, 2023
Shpërndaje

Një gjykatës në shtetin jugor të Xhorxhias të SHBA-së refuzoi të hënën përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të bllokuar një prokurore të ndjekë një padi kundër tij për përpjekjet për të përmbysur në mënyrë të paligjshme rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet ndaj demokratit Joe Biden. Trump kishte pohuar se Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis në Atlanta kishte mbikëqyrur një hetim që ishte “konfuz, me të meta dhe, nganjëherë, jokushtetues”.

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Xhorxhias Robert McBurney vendosi se pretendimet e zotit Trump ishin “ose të pamjaftueshme ose spekulative“.

Gjykatësi tha: “Pretendimet janë të pamjaftueshme sepse, ndërsa të qënurit jobjektiv i një hetimi penal shumë të publikuar, ka të ngjarë të jetë një përvojë e padëshiruar dhe e pakëndshme, asnjë gjykatë nuk ka konstatuar ndonjëherë se ky status i vetëm ofron një bazë që gjykatat të ndërhyjnë me ose të ndalojnë hetimin”.

- Publicitet -

Gjykatësi McBurney tha se ish-presidenti mund të ngrejë sfida ligjore për hetimin e Xhorxhias nëse ai akuzohet dhe kur të caktohet një gjyqtar për çështjen.

“Të hamendësosh se si mund të duket situata përpara se të lidhen pikat hetimore, mund të jetë një lojë popullore për median dhe blogosferën”, shkroi gjyqtari, “por nuk është një rol i duhur për gjykatat dhe argumentimin ligjor zyrtar”.

Me një juri të madhe që po shqyrton çështjen, prokurorja Willis ka sinjalizuar se ajo së shpejti mund të padisë ish presidentin Trump dhe një mori ndihmësish të lidhur me përpjekjet e tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të Xhorxhias në vitin 2020.

Ajo i tha një stacioni televiziv në Atlanta gjatë fundjavës, “Puna është kryer. Ne kemi punuar për dy vjet e gjysmë. Jemi gati të vazhdojmë me çështjen”.

Ndërsa kërkoi të mbante pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 ndaj zotit Biden, ish presidenti Trump i fokusoi sfidat e tij zgjedhore në disa shtete që ai humbi me rezultat të ngushtë, përfshi Xhorxhian. Në sistemin amerikan të zgjedhjes së presidentëve, fituesi nuk përcaktohet nga vota popullore kombëtare, por më tepër nga rezultate të veçanta në secilin prej 50 shteteve, me shtetet më të mëdha që kanë ndikim më të madh në numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor që përcakton fituesin kombëtar.

Në Xhorxhia, zoti Trump në fillim të vitit 2021 telefonoi zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe u kërkoi atyre t’i “gjenin” 11,780 vota, një më shumë se diferenca e votave që kishte fituar zoti Biden, në mënyrë që të fitonte votën popullore të shtetit dhe 16 votat e tij në Kolegjin Zgjedhor.

Ish presidenti Trump tashmë po përballet me padi penale në dy raste të tjera. Ai ka thënë se pret gjithashtu të paditet në Xhorxhia, si edhe nga Prokurori I Posaçëm, Jack Smith.

Prokurori Smith i ka thënë zotit Trump është objektiv i hetimit të tij kombëtar për ndërhyrjet në zgjedhje dhe rolin e tij në nxitjen e trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol.

Pavarësisht nga çështjet ligjore në rritje, sondazhet tregojnë se votuesit republikanë në masë të madhe e favorizojnë atë për të marrë emërimin presidencial të partisë në vitin 2024.

Në një nga çështjet e tjera penale, të ngritura gjithashtu nga Prokurori Smith, zoti Trump akuzohet se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme 32 dokumente shumë të klasifikuara të sigurisë kombëtare në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, në vend që t’i dorëzonte ato në Arkivin Kombëtar siç i kërkohej kur u largua nga detyra. / VOA

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  • BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit
  • Ish-Presidenti i Sirisë dënohet me vdekje, Gjykata e shpall fajtor për krime lufte
  • Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit
  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët

Komentet e Fundit

  1. alibaba me 40 hajdutet on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  2. M.Hajati on Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  3. Abby Conner on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  4. Vari preçisionin on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  5. Ethem Lalaj on Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?