Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis gjyqi për Veliajn dhe të pandehurit e tjerë, kryebashkiaku mungon: Nuk jam njohur me aktet! Prokurori e mohon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis gjyqi për Veliajn dhe të pandehurit e tjerë, kryebashkiaku mungon: Nuk jam njohur me aktet! Prokurori e mohon
AktualitetKronike

Nis gjyqi për Veliajn dhe të pandehurit e tjerë, kryebashkiaku mungon: Nuk jam njohur me aktet! Prokurori e mohon

Published: March 9, 2026
Shpërndaje

Ka nisur gjyqi në themel për dosjen e Erion Veliajt, por vetë kryebashkiaku nuk është i pranishëm.

Kryesuese është gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. SPAK përfaqësohet me prokurorin Ols Dado.

Erion Veliaj është njoftuar për seancën dhe ka depozituar një deklaratë ku thotë se “nuk dua të paraqitem”. Gjithashtu në të thekson se “s’ka bërë ende seancë paraprake e jo më të jetë në fazën e themelit për gjykim”.

- Publicitet -

Ai mbrohet nga avokatja kryesisht, Valentina Teodoresku.

Veliaj ka pretenduar se gjyqtarja e seancës paraprake, Etleva Deda i mohoi të drejtën për t’u mbrojtur efektivisht dhe kërkoi përjashtimin e saj, kërkesë që u rrëzua. Avokatja Teodoresku e ka mbështetur këtë duke thënë se “s’patëm mundësi të mbrohemi në seancën paraprake”.

Teodoresku thotë se “Veliaj ka të drejtë me deklaratën”. “Kemi kërkuar të gjitha dokumentet, por Veliajt nuk iu dhanë dokumentet që të njihet me procesin. Edhe sot, paraqesim kërkesë që Veliaj të paraqitet me dokumentet dhe t’i jepet kohë të përgatitet për seancën e radhës”, është shprehur ajo.

Teodoresku thotë se e ka takuar klientin e saj, ndërsa ka kërkuar “61 fashikujt, që t’i studiojë”.

Ndërsa prokurori Ols Dado e mohon pretendimin e kryebashkiakut dhe thotë se qëndrimi i SPAK nuk ndryshon. “Veliaj është njohur me aktet”, mësohet të jetë shprehur Dado.

Sipas GJKKO, janë njoftuar mbrojtësit e të gjithë të pandehurve, ndërsa as Artan Gjermeni nuk është paraqitur. Biznesmeni Elman Abule, i marrë i pandehur për pastrim parash, është shprehur se “do të jem prezent gjithmonë në gjykatë”.

Gjyqtarja ka sqaruar se mungon Gentian Sula, avokati Artan Zeneli i cili ka deklaruar se është jashtë vendit. Edhe Meriman Palushi mungon, por përfaqësohet nga avokatja. Në listën e mungesave është edhe Fatmir Bektashi që përfaqësohet me avokatin Sokol Hazizaj, i cili përgjigjet edhe për kompaninë Kontakt. Edhe Sokol Kryeziu e ka marrë thirrjen, por s’është paraqitur dhe përfaqësohet nga Klodian Skënderaj.

As Klotilda Bushka nuk ndodhet në gjykatë, ndërsa përfaqësohet nga avokatët Henrik Ligori dhe Shegush Ligori, të cilët janë shprehur se është në dijeni, “por nuk donte të vinte dhe ka bërë shënimin”.

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.

Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste dhe akuzohet për “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    March 9, 2026 at 10:24 am

    Tek Ai guri me verre
    Atje do kalojne te Tere.
    C`keni bere do merrni hakun
    Per kete e deshem SPAKUN.

    Reply
  • jugu says:
    March 9, 2026 at 1:48 pm

    Paske qen frikacak i madhe o lali. Fakti qe ke frike te perballesh me akuzat tregon qe ke hajdutosur shume.

    Reply
  • Kiri says:
    March 9, 2026 at 1:56 pm

    O noter qe dashnorja te beri prokuror e te coi ne spak mendon se veliaj nuk don te mbrohet por ai nuk ka si te mbrohet pa u njohur me akuzen o turpi i drejtesis

    Reply
  • Lena says:
    March 9, 2026 at 8:09 pm

    E lagu se lagu keta a avokat Jane te dhjere deri ne bres .jepja dosjen te permbledhur te pregatitet nga ju me tabelat perkatese .Te pregatitet Dhe pergjigjen .Ju thoni beni si them une dhe mos beni si beje une .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. Sazan Sahani on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. REDAKSIA ONLINE on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Kokpalari 21 janarit on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Vlora e satëme on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. AI on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?