Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjyqtarët e saj u vendosën në përgjim nga SPAK? Reagon Gjykata Kushtetuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjyqtarët e saj u vendosën në përgjim nga SPAK? Reagon Gjykata Kushtetuese
KronikeLajmi i fundit

Gjyqtarët e saj u vendosën në përgjim nga SPAK? Reagon Gjykata Kushtetuese

Published: March 4, 2025
Shpërndaje

Mediat kanë publikuar ditët e fundit një kërkesë të prokurorit të SPAK, Klodian Braho për përgjimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

Në lidhje me këtë, ka reaguar këtë të martë Gjykata Kushtetuese, e cila thekson se nuk ka pasur asnjë ndikim apo presion të jashtëm.

Gjykata Kushtetuese nënvizon se misioni i saj për të garantuar epërsinë e Kushtetutës udhëhiqet nga parimet e pavarësisë, paanësisë dhe kolegjialitetit, që janë thelbësore për funksionimin e një sistemi të drejtësisë të paanshëm dhe të besueshëm.

- Publicitet -

Gjykata Kushtetuese sqaron gjithashtu se, përkundër ndikimeve të mundshme mediatike dhe politike, ajo do të vazhdojë të ushtrojë kompetencat e saj në përputhje me kornizën kushtetuese dhe ligjore, duke siguruar se çdo vendimmarrje është rezultat i një procesi të drejtë dhe të pavarur.

Po pse erdhi kërkesa e prokurorit të SPAK për përgjim

Me një vendim unanim të Gjykatës Kushtetuese, të marrë më 30 dhjetor 2024, u rrëzua kërkesa e të akuzuarit nga SPAK, Pëllumb Gjoka, për shkelje të të drejtave të njeriut në lidhje me vlefshmërinë e përgjimeve SkyECC por nuk u zbardh sipas ligjit, që e përcakton brenda 30 ditëve, dhe nuk ishte i disponueshëm deri në fillim të shkurtit.

Vendimi i 30 dhjetorit rrëzoi kërkesat për lirim të të akuzuarit, por nuk jepte asnjë arsyetim në lidhje me vlefshmërinë e përgjimeve SkyECC si provë.

Nisur nga këto SPAK thotë se kishte informacione dhe dyshime se disa persona, të interesuar për të favorizuar Pëllumb Gjokën, si dhe individë të tjerë me interesa të ngjashme kundër përgjimeve SkyECC, po tentonin të ndikonin te anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas SPAK, këta persona kërkonin që, në zbardhjen e vendimit, të relativizohej vlefshmëria e përgjimeve SkyECC, duke i bërë ato të papërdorshme në procesin ndaj Gjokës dhe në procese të tjera penale.

Zaçaj Letër Dumanit

Kujtojmë që përmes një letre të sigluar më 19 shkurt nga kryetarja Holta Zaçaj, i drejtohej kreut të SPAK, Altin Dumani, për të kërkuar informacion nëse kishte apo jo kallëzim apo hetim ndaj ndonjë gjyqtari.

Dumani ka kthyer përgjigje më 26 shkurt, ku tha se “Në Prokurorinë e Posaçme nuk është paraqitur asnjë kallëzim penal për ndonjë nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk është ‘person nën hetim’ asnjë prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.”

Reagimi i plotë i Gjykatë Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, nisur nga debati mediatik i ditëve të fundit, për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqtari kushtetues, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij, konsideron me rëndësi që të sqarojë opinionin publik se në ushtrimin e misionit kushtetues për garantimin e epërsisë së Kushtetutës, ajo udhëhiqet nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në ligjin themelor.

Gjykata është e vetëdijshme për ndikimin që ka veprimtaria dhe forca e autoritetit të saj ndaj aktorëve politikë dhe institucionalë, ndaj medias, palëve në proces, ashtu edhe ndaj opinionit publik. Për këto arsye, Gjykata ndjek rregullat e transparencës në vendimmarrje, me qëllim krijimin dhe ruajtjen e besimit publik ndaj saj.

Gjykata ka shprehur edhe më parë bindjen se ushtrimi i veprimtarisë në një klimë besimi nga kushdo i shërben forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur, ndaj ka ngritur shqetësimin rreth keqinterpretimeve dhe përpjekjeve për ta përfshirë atë në debate të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrje konkrete dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj.

Pa dashur të bëhet pjesë e asnjë diskursi mediatik, Gjykata vlerëson të theksojë se procesi vendimmarrës në ushtrimin e funksionit për dhënien e drejtësisë kushtetuese bazohet në parimet dhe procedurat e parashikuara nga korniza kushtetuese dhe ligjore, duke qenë çdo vendimmarrje rezultat i një procesi diskutimesh të mendimeve dhe qëndrimeve të secilit gjyqtar kushtetues, sipas bindjes së tij të brendshme, për të cilat gëzon imunitet të garantuar nga Kushtetuta në ushtrim të funksionit të tij.

Gjykata, duke pranuar rëndësinë që ka në një shtet të së drejtës ushtrimi i kompetencave të çdo organi publik në respektim të kornizës kushtetuese dhe asaj ligjore, dëshiron të theksojë se ajo, sikundër ka vepruar deri më tani, do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj me korrektësi, integritet dhe e pavarur ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • SPAK says:
    March 4, 2025 at 3:56 pm

    Fundi per hair Altin dhe te tjeret qe ju eshte mbushur mendja se jane te derguarit e Zotit, Sali! Vitet ikin shpejt! Sigurimi i shtetit dhe i Saliut kane vdekur nuk mund t’i ngjallni me!

    Reply
  • capi says:
    March 4, 2025 at 10:59 pm

    Si tha Leu” une doja nje litar te lidhja barin, e ku di une cfare kishte ne fund te litarit meshqerre, apo maune me domate.” Dhe keta te SPAKUT pergjojne Gjoken, ku dine keta se me ke flet ne telefon Gjoka apo keta persona te interesuar. Mo gje kafshe fliste me Zacen?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?