Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal për gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për kallëzim të rremë, pas pretendimeve të saj se ishte kërcënuar me jetë.
Në një kallëzim të depozituar më 20 Janar, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës pretendoi se kishte marrë një letër kërcënuese që ia kishin vendosur në zyrën e saj, por sipas organit hetues ka rezultuar se Arnisa Këlliçi e kishte shkruar vetë.
“E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”, shkruhej në letrën që gjyqtarja pretendoi se i kishe shkuar me anë të postës në zyrën e saj në institucionin e drejtësisë.
Në denoncimin e saj, gjyqtarja është shprehur se kur ka shkuar në zyrë pasi kishte një seancë gjyqësore, me objekt, shuarje mase sigurimi gjeti në tavolinën e saj të punës mbi dosje një zarf dhe brenda tij ishte letra, të cilën pasi e kishte lexuar, e ka futur në kasafortë.
“Për këtë letër nuk ka asnjë të dhënë tjetër apo dyshime, por është ndjerë e trembur, sepse janë perdorur emrat e fëmijëve të saj. Nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimetale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K.”, informon Prokuroria.
Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal, nr.552 të vitit 2024, për veprën penale të “Kanosje e Gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal, me kallëzuese Gjyqtaren A. K.
Në datën 20.01.2024 në orën 23:10 min, në Komisaritin e Policisë nr 3, Tiranë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim penal gjyqtarja A. K., e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhoma penale.
Gjyqtarja ka pretenduar se në zyrën e saj, e cila ndodhet në katin e tretë, zyra nr 321, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.
Ndër të tjera, kallëzuesja ka shpjeguar se në datën 20.01.2024 rreth orës 11:00, ka shkuar në zyrë pasi kishte një seancë gjyqësore, me objekt, shuarje mase sigurimi. Në momentin që ka hyrë në zyrën e saj, në tavolinën e saj të punës mbi dosje, ka gjetur një zarf dhe brenda tij ishte letra e cituar më sipër, të cilën pasi e ka lexuar, e ka futur në kasafortë. Për këtë letër nuk ka asnjë të dhënë tjetër apo dyshime, por është ndjerë e trembur, sepse janë perdorur emrat e fëmijëve të saj.
Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimetale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K.
Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm për t’i atribuuar kësaj shtetaseje veprën penale të “Kallëzimit të rreme” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, duke proceduar me marrjen si të pandehur për këtë vepër penale.
Gjithashtu, po në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, është administruar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesa për mbrojtje e datës 20.01.2024, dërguar nga gjyqtarja A. K, duke vënë në lëvizje këtë institucion, i cili në datën 22.01.2024, ka vendosur, ruajtjen fizike të magjistrates A. K. dhe familjes së saj, për një periudhe 3-mujore.
j.l./ dita
Ky mbiemer me sjell ndermend Skifter Kellicin, jo per talentin e tij, por per nje veprim te ngjashem me kete Gjyqtaren me te njetin mbiemer Kellici.
Ne vitet 70, Skifter Kellici transmetonte ndeshje, ishte ne nje nivel nen mesatar transmetimi.
Per te rritur vlerat para shefave te tij, filloi te shkruante letra anonime, gjoja nga qytetar te ndryshem, ku vihej ne dukje talenti i Skifter kellicit si komentator i zoti.
Mbas disa letrave, dikush u tregua i zoti, verifikoi shkrimin, dhe nxorri qe Skifteri i shkruante vete ato letra.
Sot mbas 50 vjetesh, ndonje mbese e tij Gjyqtare perdor te njtin taktike si Skifteri.
Zanati i vjeter trashegohet brezave.
Hahaha, c’me kujtove nje shkrim te para 2-3 vjeteve te Skifter Kellicit per nje darke qe ishte bere ne Boston per nje pervjetor Clirimi, apo dicka tjeter.
Skifteri permendte personalitetet e njohura qe kishin marre pjese, ku permendte edhe zonjen dhe zotin Kellici si persona te rendesishem, pra veten e vet.
Keta me sa duket kane lindur per tu mburrur, ne ato gjurme po ecen edhe ai Kellici qe kandidoi per Kryetar Bashkije ne Tirane, dhe mori bo.let
Kjo eshte Shqiperia ,keshtu jemi ne primitive Shqiptare! Te bejne gjyqtare, te bejne gazetare, minister drejtoreshe etj! Dhe primitiviteti yne i pranon! Mendon Grida se u be politikane apo gazetare! Njelloj eshte Sidorella,Esmaja apo Esmeralda, Fiori Dardha, ajo qe i ndronte breket Saliut kur e bente shurren ne breke! Syri TV, s’ka nevoje per emra jane te gjithe njelloj: shqiptare! Politikan Luli, i madh bile! Noka, Baci, kuksiane dhe tropojane , tiranas ,spiune apo tradhetare! Dhe gjithe merren me kete kotesi te madhe! Panairi i Kotesise! Bajraktarizem qe s’ka pene ta pershkruaje! Dhe kjo kotesi vazhdon dhe vazhdon! Morali ka vdekur! S’po flas per moralin e kurvellekut po flas per moralin si kuptim ne vetevete! Duhet pak dinjitet, i cili mban njeriun gjalle!
Çfare jan kta njerez gjoja gjyqtare, ata që duhet të zbatojnë ligjin e mallkojnë atë, sa posht kan rënë ara njerez, duhet të shkarkohen të gjithë.
Gjyqétarja e PLEPAVE té Durrésit qè NUK e shkarkoi VETINGU i KORRUPTUAR !!!
Kjo éshté DREJTÉSIA e BABALEKRACISÉ 34 Vjeçare , e mbushur me lloj lloj DOBIÇASH HAJDUTÈ , KUSARÈ , BANDITÈ , KRIMINELÈ dhe GRABITQARÈ !!!!!
pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu DREJTÉSIA qè duhet té béj DREJTÈSI pèr POPULLIN SHQIPTAR , shiko sesi MANIPULON , SHANTAZHON dhe GÉNJEN !!!
ZGJOHU i DASHUR Altin DUMANI , sepse SHQIPÈRINÉ e mori LUMI !!!
Arben HAJDUT Ahmetaj po GÉZON MILIARDAT , dhe NUK po i hyn GJEMB né KÉMBÈ !!!!!
Norvegjezet mbaheshin per popullin me te trashe te Evropes.Peshkatare harengash,rrites dreresh,bujq dhe pylletare,,ishin nje popull punetor,i sinqerte,naive.
Por Fati qellon edhe mbi popujt e padjallezuar.Ne 1960 zbuluan nafte ne Detin Artik.U sulen trustet grabitqare engleze dhe Amerikane ta marrin naften me Koncession si bejne ne Shqiperi.
Jooooo tha Qeverria e Drejte e popullit te padjallezuar.Do ta shfrytezojme vete. Qeverrite e tyre ne vend qe te pasuroheshin me 20% kryeministri,,Kryetari Bordit te Koncessionit etj.(si bejne ne Shqiperi)Pasurine e Naftes
te Platformave te Arktikut e ndane ne Fonde Pensionesh dhe Ndihme Sociale per Shtetasit Norvegjeze.Pasuria te meson vete.Sot Norvegjeset kane jo vetem drere dhe harenga,por edhe nje Industri te zhvilluar dhe mireqenje per tu pasur zili.
Pse?Sepse nuk jane bira kurvash dhe popull kurve ,hajdut kriminel,drogaxhi,karagjoz shejtan budalla dhe i bukri shejtan,si shqiptaret.
Kete gjykatsen kurve ta denojne jo si mashtruse,por ta denojne sikur ka vrare femijet e saj,qe ti djegi bytha mire,,se keta lloj qeveritaresh na moren ne qafe,,qe Shqiperia nuk behet kurre.
Ka mundesi qe ceshtja eshte me e nderlikuar se sa duket, por media nxitohet te hedhe para kohe neper faqe informacione as konfirmuara as te vertetuara.