Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditi me grushte një të moshuar dhe i mori paratë, vihet në pranga 19-vjeçari (EMRI)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Goditi me grushte një të moshuar dhe i mori paratë, vihet në pranga 19-vjeçari (EMRI)
AktualitetKronike

Goditi me grushte një të moshuar dhe i mori paratë, vihet në pranga 19-vjeçari (EMRI)

Published: October 3, 2023
Shpërndaje

Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se dhunoi një të moshuar e mori një shumë parash.

I riu Klajdi Jaupi, nga fshati Poroçan i Gramshit mësohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta, një 82-vjeçar, dhe i ka marrë atij 55 000 lekë.

Sipas informacioneve, menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia ka mundur të identifikojë autorin si dhe ka nisur punën për vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

I mori me dhunë një shumë parash, një shtetasi të moshuar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Poroçan, një shtetasi të moshuar i kishin marrë me dhunë një shumë parash, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Në këtë kuadër, falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. J., 19 vjeç, banues në fshatin Gjerë, Gramsh, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ditën e djeshme, në fshatin Poroçan, 19-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin M. R., 82 vjeç, dhe i ka marrë atij 55 000 lekë, të cilat Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi M. R. ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

a.c./dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?