Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GRAFIKËT: Papunësia rritet tek burrat dhe ulet tek gratë, ja arsyeja! Çfarë tregojnë shifrat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > GRAFIKËT: Papunësia rritet tek burrat dhe ulet tek gratë, ja arsyeja! Çfarë tregojnë shifrat
EkonomiKryesore

GRAFIKËT: Papunësia rritet tek burrat dhe ulet tek gratë, ja arsyeja! Çfarë tregojnë shifrat

Published: September 12, 2023
Shpërndaje

Rreth 10.7% e forcës aktive për punë ishte e papunë në tremujorin e dytë 2023. Ky është niveli më i ulët i papunësisë që nga tremujori i tretë 2022.

Nga të dhënat rezulton se burrat e kanë më të vështirë të gjejnë punë së gratë, teksa të dhënat tregojnë se papunësia tek meshkujt u rrit dhe tek femrat u ul.

Në tremujorin e dytë 2023, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 67,4 %. Gjatë këtij tremujori, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 2,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe është rritur me 0,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023.

- Publicitet -

Në tremujorin e dytë 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është

10.7%. Numri i të papunëve gjithsej u ul me 1,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, dhe është ulur me 0,7 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në tremujorin e dytë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,8 %.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3,0 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0,1 pikë përqindje.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,2 %, ndërsa për burrat ky tregues është 81,7 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 11,5 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për grate është rritur me 4,1 pikë përqindje, dhe për burrat me 1,9 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 56,7%. Ky tregues është rritur me 1,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe është ulur me 1,2 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e parë 2023.

Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 84.6%. Punësimi Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 67,4 %.

Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i dytë i vitit 2022 në tremujorin e dytë 2023, është rritur me 2,7 %. Në terma vjetorë, punësimi ulet me 6,1 % në sektorin e bujqësisë dhe me 1,8 % në sektorin e industrisë, ndërsa u rrit me 11,9% në sektorin e shërbimeve.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2023, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,1 %. Punësimi u ul me 4,3 % në sektorin e bujqësisë, rritet me 2,5 % në sektorin e industrisë, dhe me 2,1 % në sektorin e shërbimeve.

Shkalla e punësimit për burrat e grupmoshës 15-64 vjeç është 72,6 %, ndërsa për gratë është 62,3 %.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,7 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 4,1 pikë përqindje.

Në tremujorin e dytë të vitit 2023 shkalla e punësimit të të rinjve është 44,1 %. Ky tregues nuk ka ndryshuar krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022 dhe ështe ulur me 0,9 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e parë 2023. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2023, shkalla e punësimit është 78,1 %.

Papunësia

Në tremujorin e dytë 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10,7 %. Shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,4 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe me 0,1 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11,0 % dhe për gratë 10,4 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e papunësisë është rritur me 0,3 pikë përqindje për burrat dhe është ulur me 1,0 pikë përqindje për gratë.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22,3 %.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 2,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e parë 2023, ky tregues është ulur me 0,2 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7,7 %.

Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 1,0 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një ulje me 0,1 pikë përqindje. Popullsia ekonomikisht jo-aktive Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, 15,7 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 10,0 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 13,3 % në paaftësi të përhershme.

Gjatë tremujorit të dytë 2023, 5,0 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 71,6 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë.

Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 2,6 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,4 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo
  • Fundjava sjell shi e shtrëngata, ulje temperaturash dhe breshër
  • Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  • Ngërçi me pagat, Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?