Censi i fundit i shtetit grek, kryer në vitin 2021, tregoi se të paktën 374.900 shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Greqi. Bëhet fjalë vetëm për shqiptar të regjistruar zyrtarisht si rezidentë në shtetin fqinj, teksa shifra reale është ende më e lartë. Kjo për shkak të shumë shqiptarëve që jetojnë të pa pajisur me dokumentet përkatëse në shtetin grek.
Në një artikull të mediave greke, që i dedikohet integrimit të emigrantëve dhe kryesisht shqiptarëve në vendin e tyre, paraqitet një qasje më e zbutur ndaj tyre. Sipas artikullit, thuhet se qytetarët grekë mendojnë se emigrantët kanë një rol kyç sa i përket “motorit” ekonomik të vendit për shkak të fuqisë punëtore që Greqisë i nevojitet.
Shumë shqiptar zgjodhën Greqinë në vitet ’90 për të jetuar e ndërtuar të ardhmen e tyre, duke e parë si një shpresë për t’i shpëtuar problemeve ekonomike dhe sociale të Shqipërisë së asaj kohe.
Por, siç edhe theksohet në artikull, situate pati një pikë kthese në krizën e bujshme ekonomike të Greqisë, që përfshiu edhe mbarë botën. Shumë shqiptarë morën kursimet e tyre dhe u kthyen për të vijuar jetën në Shqipëri.
Sipas shkrimit, rikthimi masiv i shqiptarëve në atdhe u ndje edhe në shtetin grek, duke krijuar ngërçe sa i përket fuqisë punëtore.
“Për shkak të krizës ekonomike, një pjesë e madhe e popullsisë emigrante ose u largua nga vendi ose u zhvendos në një status të parregullt. Këto mangësi reflektohen në të gjitha fushat e punës”, shprehet Angelos Tramundanis, studiues i EKKE.
Sipas EL.STAT, që edhe ka kryer këtë studim, para fillimit të “krizës së refugjatëve” në vitin 2015, rreth 250 mijë emigrantë ishin larguar tashmë nga Greqia, ndërkohë që regjistrimi i fundit i popullsisë konfirmon sa më sipër, duke treguar një rënie të popullsisë së huaj me 16,1% krahasuar me vitin 2011.
“Siç duket nga të dhënat, Daljet kanë të bëjnë me persona me qëndrim të gjatë në vend dhe me nivel përkatës integrimi, kryesisht shqiptarë”, thuhet në artikull.
Por, shqiptarët po krijojnë sërish një krizë emigrantësh. Arsyet janë të shumta, por dy kryesojnë.
Shqiptarët duket se duan të “eksplorojnë” më tej mundësitë që bota ofron, duke mos u mjaftuar vetëm me fqinjët që në vitet e para të tranzicionit ishin “dritarja” e parë për të parë botën.
Fillimisht, artikulli thekson se shkak i braktisjes së Greqisë nga shqiptarët janë pakënaqësitë sa i përket trajtimit në vendet e punës, ku përfshihet pagesa, orët shtesë apo hendeqet e shumta për të rinovuar leje-qëndrimitn. Kjo e fundit është një arsye mjaft e fortë, pasojat e të cilës, shteti grek i kuptoi pasi dëmi ishte bërë.
Nëse dokumentet janë një arsye për t’u larguar, për shumë të tjerë janë një arsye për të qëndruar në Greqi. Kjo e fundit është njëkohësisht edhe problemi më i ri dhe me trendin më rritës.
Shumë shqiptarë investohen për t’u pajisur me dokumentet e shtetit grek, por ndryshe si kurdoherë, jo për të jetuar në “paqe” me komunitetin, punëdhënësit apo shtetin, por për t’u larguar menjëherë.
Siç artikulli thekson, shumë shqiptarë përdorin letrat greke për të ikur drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Pasojat e largimit të shqiptarëve, fuqinë më të madhe punëtore të emigrantëve në Greqi, po ndjehen çdo ditë e më shumë.
Ka mungesë të punëtorëve
Gjatë periudhës 2011-2023 vihet re një ulje e ndjeshme e emigrantëve në tregun grek të punës. Sipas të dhënave të disponueshme, popullsia e punësuar është ulur me 55% në të njëjtën periudhë, nga 375,000 persona në 170,000, siç thekson në studimin e tij Angelos Tramundanis.
Sipas analizave, pjesëmarrja e emigrantëve në aktivitetin ekonomik para krizës financiare ka kontribuar në rritjen e PBB-së nga 2.3% në 2.8%.
Tradicionalisht, emigrantët në Greqi kanë plotësuar mungesa të konsiderueshme të fuqisë punëtore në bujqësi, ndërtim dhe turizëm, sektorë që varen nga puna manuale, sezonale që grekët refuzojnë. Studimet vënë në dukje se emigrantët kontribuan në përshpejtimin e rritjes së ekonomisë greke, e cila është kryesisht për shkak të punësimit intensiv, fleksibël dhe me kosto të ulët që ata ofronin, ligjërisht ose në mënyrë të parregullt.
Sipas analizave, pjesëmarrja e emigrantëve në aktivitetin ekonomik para krizës financiare ka kontribuar në rritjen e PBB-së nga 2.3% në 2.8%.
Sot, rreth 70,000 punëtorë mungojnë në sektorin e bujqësisë, 80,000 në turizëm dhe hotelieri, dhe së bashku me mungesën e fuqisë punëtore në ndërtim, ka nevojë për 200,000 njerëz.
të vërteta të gjitha. unë dhe familja ime jemi të këtij statusi. 28 vjet në Greqi nga këto 25 vjet nuk më ra kurrë në dorë leja e qëndrimit vetëm një letër a4 e printuar . e vetmja zgjidhje ishte pasaporta greke të cilën sapo e morëm u zhdukem për në MB pa e kthyer kokën mbrapa. ato që kemi arritur këto katër vite këtu në Greqi nuk do t’i arrinim as në 3 jetë.
Kam punuar 14 vjet ne Athine,dua te falnderoj popullin grek, theksoj se perbuzia racore-fetare, karshi shqiptareve, eshte arma me e frikshme per shqiptaret ne greqi,kjo e aplikuar nga kleri dhe politikanet.Nga Greqia shkova ne Itali ,eshte njesoj si te shkosh nga feri ne parajse. Kanceri per kombin grek eshte se ai komb ushqimin kryesor kane historine”kush jeton vetem me te shkuaren nuk ka te arthme”
Ky eshte problem I greqise dhe jo I shqiperise.
Nje shkrim pa vlere.
gezuar shtetin e ri Iranian (bektashi) nalbaniston sunita!
bektashij dhe sunitajane dy gjera te ndryshme.Jane si Revizionistet Hrushovjane me Stalinistat.
Bektashijt njohin Muhametin,njohin Imam Aliun,imam Hysenin,imam Hasanin,por nuk njohin gjeneral Muavijen,qe i theri ne Qerbela.Hrushovjanet njohin Marxin,Engelsin,Leninin,por nuk njohin Stalinin.
Edi Rama nuk ka hallin e revizionisteve Bektashij,por do te beje ndonje gjyrulldi nderkombetare,qe te jete ne qender te vemendjes,,,se mender ja ka dhjere pelivanlleqet Amerika,,,Ka terhequr Ambasadorin nga Shqiperia dhe e ka lene ne nivel roje ke dera perfaqesimin ne Tirane.
Ne kosove ka Ambasador,,Ne Maqedoni ka Ambasador,ne Malezi ka ambasador,,NE TIRANE NUK KA.
Pse mos krijoje nje Shtet tjeter ne Tirane ,qe te mblidhen gjithe ambasadoret e botes per qoka te baba Mondi,ku do te asistoje edhe kryeministri Edi Rama?
Qe te plasi Amerika qe nuk sjell Ambasador!
Demo ,kesaj I thone :fshati digjet ,kurva krihet.
Rama eshte satani I shqiperise.
Mendja e tij pjell vetem ligesira.
Bektashinjte jane Ilir Meta.
Edi Rama eshte satan ne kuptimin real.
Nje kryetar partie qe ka 13 vite ne pushtet dhe asnjehere nuk ka dale me platforme ekonomike si bejne bota.
Edhe Enveri kishte planet 5 vjecare te kopjuara nga kapitalizmi,d.m.th.krijoheshe buxheti per kete plan.
Ketu perqendroheshin forcat prodhuese dhe paraja.
Projektet e medha hekurudhore p.sh.ishin te detajuara perpara se te jepeshin ne kongres.
C’do gje ishte bere me lopka, si thote populli.Pastaj +a – jane tolerancat e projektit.
Ky Rama nuk ka asjgje te ngjashme as me kapitalizmin as me socializmin qe ne fakt eshte e njejta menyre per te qeverisur parate e popullit.
Ky shpuri z.Mete ,ish minister I financave ne SPAK kur ai ka nje periudhe pune nen Ramen 10 × me te shkurter se Belinda Balluku vetem e vetem sepse I ra dores Ballukut qe te mos preke parate e popullit si i do bytha asaj.
Ky eshte pushteti i Rames.
Eshte e qarte qe mediat e shitura, si ne Greqi e Shqiperi, punojne per armiqesimin dhe percarjen e popujve Ballaknike, qe kane jetuar ne harmoni me shekuj. Le ta perifrazojme keshtu qe te mbyllet ky muhabet e trillime te qelbura. Greqia eshte Shqiperi e madhe dhe Shqiperia eshte Greqi e madhe. Kaq, dhe futeni ne Bythe ate Politiken Perca e Sundo midis Popujve te Ballkanit. Ato Pasaportat e BE-se futini ne mendere, se se shpejti as per te fshire sumen nuk do vlejne.