Disa vite më parë, me Greqinë në krizë dhe në prag të Grexit, askush nuk do ta kishte besuar, por Greqia do të dërgojë një njeri në hapësirë. Misioni do të zgjasë deri në tre javë, si pjesë e Strategjisë së re Kombëtare Hapësinore të vendit fqinj.
Vendimi u njoftua të premten në mëngjes nga kryeministri grek dhe Adrianos Golemis, i cili gjatë dy viteve të ardhshme do të udhëtojë në hapësirë.
“Është një investim që po bëjmë si vend, i cili ka vlerë simbolike dhe substanciale” – tha Mitsotakis duke e quajtur: Një moment i madh për Greqinë.
“Sa i përket simbolikës, nuk dua të them shumë më tepër, por do të doja shumë që Adrianos, i cili do të mbajë këtë përgjegjësi të rëndë, t’ua përcjellë mbi të gjitha shkollave, fëmijëve të vegjël pse hapësira ka rëndësi” – tha kreu i qeverisë greke.
“Dhe të veprojë si katalizator frymëzimi për një brez të ri që sot kërkon shpresë në një mjedis që nganjëherë mund të duket shumë i zymtë. Ne të gjithë e pamë, mendoj, se sa nga afër e ndoqi publiku global misionin ‘Artemis’ – shtoi ai.
Pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale u mbushën me komente që aludojnë se Adrianos Golemis mund të ketë origjinë shqiptare. Shumë përdorues e lidhën emrin Adrian dhe veçanërisht mbiemrin “Golemi” me prova të prejardhjes së tij:
“Plotësisht shqiptar. Ka një zonë në Durrës që quhet Golem.”
“Golemis? Adrian Golemi, shqiptar.”
“Adrianos Golemis është shqiptar, jo grek.”
“Golemi tingëllon si një mbiemër shqiptar.”
“Pa fjalë! Që kur tingëllon Adriano Golemis greqisht?”
Sipas të dhënave të publikuara dhe biografisë së tij, Adrianos Golemis ka lindur në vitin 1987 në Larisa, Greqi. Ai është mjek ushtarak, kirurg fluturimi dhe kandidat për astronaut.
Adrianos Golemis studioi Mjekësi në Universitetin Aristoteli të Selanikut në Greqi dhe mori diplomën Master në Studime Hapësinore nga Universiteti Ndërkombëtar i Hapësirës (ISU) në Francë.
Ai u zgjodh si doktor kërkimor i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) në Stacionin Concordia, Antarktidë, ku për 1 vit ndihmoi në studimin e efekteve të izolimit dhe mbylljes në trupin dhe psikologjinë e njeriut. Më pas punoi në studime klinike për MEDES, Institutin Francez për Mjekësinë dhe Fiziologjinë Hapësinore.
Që nga viti 2018, ai është i dërguar nga MEDES në Qendrën Evropiane të Astronautëve (EAC) ku punon si Kirurg Fluturimi, duke monitoruar shëndetin e astronautëve evropianë para, gjatë dhe pas fluturimit hapësinor.
Që nga viti 2022, Adrianos kaloi të 6 hapat e një përzgjedhjeje astronautësh evropianë (0.1% e parë midis 22500 aplikantëve).
Ai ka marrë pjesë në fluturime dhe misione të simuluara të Forumit Austriak të Hapësirës. Ai zotëron një licencë piloti amator, zhytësi dhe lundrimi me vela, dhe i adhuron ecjet në natyrë dhe astrofotografinë. Ai është thellësisht i përfshirë në komunikimin shkencor, duke prezantuar në 14 konferenca shkencore dhe duke ofruar 150 fjalime publike, kurse ose intervista për median. Midis viteve 2014 dhe 2019 ai shërbeu gjithashtu si vullnetar për Këshillin Këshillimor të Gjenerimit Hapësinor të Kombeve të Bashkuara.
—-
Për brezat e emigracionit shqiptar në Greqi, lexoni edhe KËTU
j.l./ dita

Golemi ka origjine Arberore, cpune kane mohamedanet hoxha, salehu, beqirat etj me Arberit?
Edhe Leka i madh ishte shqiptarë pastaj Viadukt Ciceroni Karagjorgje Vuçić ….
Jo cdo gje qe thuhet nga politikanet eshte e vertete dhe kjo vlen per cdo vend.Mund te jete dhe nje propagande parazgjedhore.Megjithate,origjina e studiuesit eshte e rendesishme,por secili eshte i lire te jete ai qe do.Per fat te mire per ne,feja nuk ka luajtur dhe nuk luan rolin percaktues te ekzistences dhe ndergjegjjes sone kombetare.Ajo duhet te jete ushqim shpirteror ne ndihme te njeriut,kur humbet rolin e saj dhe perdoret per qellime politike,qofte e krishtere apo muslimane eshte njesoj e demshme ,sepse ne vend te ndihmoj njeriun te perballet me pasigurine e jetes,e fut ne kurthin e saj mesjetar dhe i erreson mendjen.
Bravo Ana.
Po shume mire
Po dhe shtetin grek Arvanitasit e bene, keshtu qe nuk ka asgje te çuditshme. Tingellon shqiptar ne emer , mbiemet e inteligjence.
Emri eshte shqiptar Adrian Golemi. Ndoshta ai vet po pat gjak shqiptari e respekt per atdheun , duhet ta sqaroje vet.
Problemi eshte se muhamedanet kane themeluar shtetin shqiptare dhe te kosoves te tjeret e kane me kollaj tju cojne nganje prapashtese nga mbrapa
Bravo shqipe
Kur rriten jasht shqiptaret shkelqejn
Pse vallë?
Kur rriten jasht shqiptaret i mshojne punes,studimit,profesionit,se Andej nuk pasurohen dot duke vjedhur shtetin,duke tafikuar droge.Hajne horrat,punojne qorrat vetem ketu gjen.
S’ka Greqi, por Albania e Re.Eshte koha o sot o kurre qe t’rishkruhet historia. Vetem atehere do t’bindeni se Greqia eshte nje shtet artificial i krijuar nga armiqt e shqiptaris. Albania e Re eshte mbi 70% shqiptare dhe mbi 20% e perzier dhe nen 10% sllave e bullgare e turq e k’to te perzier po me shqiptaret.Pra s’ka asgje greke. Kujtoni Gadishullin ILLYRI dhe Zeusin , Dodonen e Poseidonin dhe binduni qe greker s’ka patur……
Ti duhet të lidhesh se ke ikur për lesh.
Ai, kishte ikur per lesh, por, askush nuk e pa, tashme,ai eshte ne shesh krahe Sazo Gurit. Eshte ne shesh te beje pershesh….hej o hej, ne qejf te tij, lere te enderroje….ne fund te fundit, rrugetimin e ka te sigurte
Shkrim interesant ?! Edhe pse ne okelion e ketij shkrimi aludohet per origjinen e ketij personazhi, por qe cuditerisht autori i shkrimit, jo vetem qe nuk jep asnje te dhene, por mjafftohet me njoftimin se personazhi paska lindur ne Larisa ne vitin 1987. Per te nuk paskan rendesi as emri Adrian, i cili kurkund nuk haset ne Greqi, por as mbiemri, i cili eshte kuptimplot “:Golem”, ka gjirokastra, por ka edhe Durresi. Autori duket se nuk di qe nje njeri ka prinder, nene, e babe, per kete ky personazh duket qe vjene nga askundi !? Gazetar jo shaka.
Rrofte Sazan Guri ( jo ishulli)
Ti mo, “enderrimtar qe do shkruash historine e re Albanese. Hahahaha, i madh je, ke shume fantazi. Po nje fjale e urte thote: “kush jeton vetem me enderra, vdes duke dhjere”, ik, futi ndonje gode dhalle, po vetem ama( pa Sazon) s’è pak vapa, e pak ai, ta kane hequr pinin fare….
Është Shqiptar nga Golemi Kurveleshit
Po o Adriatik po, eshte nga Golemi i Zace Islamit(radikal) dhe i atij tjetrit, Dritan Goxhit, afer Zaces, s’e kusherinj jane….
Po shikoni, mos eshte “i aferm” i Moisi Golemit, kete po qe mund t’a besoj…
Ky eshte safi shqiptar.Eshte kusheriri im.Nenat tona jane femra dhe baballaret meshkuj.Ky eshte patriot si ne .Ben shqiponjen me duae si Ilir Meta (jo brenda kafazit ky).U kenaqet tani.I fusni nje got dhalle per patriotizem se dhe dhalla eshte me origjine shqiptare(. kete e ka thene Sazan Guri jo une).U marte puthra shalet o patriot te facebokut
E kya eshte i yni a i vrar. I Golem te Gjirokastres i njoh memen dhe baben. Memen e quajn lule e baben tiku. E degjuate.
Pallavra te Micos. Tallet me Greket cuni i Dores.
Po more po, eshte shqiptar po e ka mohuar origjinen “tradhetari”! Prisni te pije nje gode dhalle Sazo Guri me Gon Dalipin dhe t’ia zberthejne emrin e mbiemrin e ketij astronautit, t’i cjerrin masken me thonj. More patriote qe s’lini gje pa rene ne toke. Emri Adrian, rrjedh nga gjuha latine(Hadrianus) ndersa “Golemi” ne Shqiperi, ka ngelur nga sllavishtja(i madh) disa vendbanimeve mbajne kete emer por edhe nje nga princat e mesjetes(Moisi Golemi)…ah po harrova, shqipja, eshte nena e te gjitha gjuheve te botes, po per fat te keq, u shkruajt e fundit o si dreqin ta them…
Adriano, qe te ta falim tradhetine, kur te dalesh ne hapesire, na bej nje nder, na gjej ata satelitet qe leshoi pordha e madhe nga Surreli, per zotin o Adriano, nuk dihet c’fund paten. Kam frike, mos ka qene koperim me Vllahun e madh(Taipon) dhe kane perfunduar si Air Arnautistani. Nejse, po i gjete, mos i’a trego grekut s’e na i kalon nga bacja e tij ai i mallkuar. Na ka vjedhur historine qe nga antikiteti e deri tek Heronjte e revolucionit. Ata te shkretet, “nuk e dinin pse luftonin” edhe pse perballe kishin shaiptare, dhe shqipot, per te miren e tyre e kishin, po ata nuk i degjuan. Pastaj na i vodhi te gjithe greku….ahh, dale pak. Sipas pordhioteve tane(te syfyrit ) historiane e akademike te shquar, jo vetem atehere, por edhe me pare e “normalisht” sot, nuk ka pasur fare greke, po fare mo! Atehere, si na i vodhen Heronjte? O si i mbajne akoma sot me force keta “greket”?! Enigme! Adriano, nuk me dalìn llogarite, nuk jam per kete pune, nuk jam fallxhor, bej si te duash!
Pershendetje si pas emrit dhe sidomos mbimrit golemi ka edhe ne lushnje nje fshat ka Edhe me mbiemer golemi ne Kete fshat Ardjani golemi me origin shqiptare
Po, dhe greket e kane tradite te vene emrin Adrian femijeve te tyre..
Po lere te mbaje Adrianos, i tingellon me mire..
Dhe Golemin e kthejme ne Golemis, dhe nje dite Durresi do na dali Durresitzis
Ashtu si Liqeneza u be Pustec, nga Edvin Ramuti, jo nga Greket
Grek lind,Nuk behesh.;Kjo Tabele eshte shkruar ne nje Befotrof me emrin konvencional-Greqi.
A shihni o monstrat antishqiptare te PDse e PSse, a shini cfare keni bere ndaj ketij populli.
U ikin shqiptaret e shkojnë ne derë te hasmit.
O ju placin syte nuk e shikoni qe si emri dhe mbiemri mbaron me S?
Eshte grek babadenbaba po te ishte shqiptar do ishte golemi jo golemis
Ju greket shihni shqiptar kudo
Edhe arvanitet jane arvanit jo shqiptar as arberesh nuk e shihni qe fjala arvanit eshte ndryshe nga fjala arberesh?
Satanistes genjeshtra me brire lerini popujt rehat mos u mudoni ti ndani nga zoti ,juve skeni zjarfikse tani u bete me satelite ,genjeshter amerikane pa peshe
Bera nje koment me siper dhe dua te shtoj dhe dicka tjeter. Eshte e sigurt qe Qiriako tallet me Greket, por me duket se po tallet dhe me Shqiptaret. Thano te paska vjedh llagapin ky Greku.